LETËR PËRKRAHËSE PËR REKTORIN E UP PROF. DR. RAMADAN ZEJNULLAHU

0
36

Zvicër, 16 janar 2015.

(Intelektualë shqiptarë në Zvicër në përkrahje të Rektorit të UP Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu)

Ne bashkatdhetarët me kualifikime të ndryshme profesionale, mësimdhënës, profesor, inxhinier, jemi në përkrahje të rektorit të UP prof. dr. Ramadan Zejnullahu!

Fillimisht përshëndesim emërimin e prof. dr. Ramadan Zejnullahut në postin e rektorit të Universitetit, zgjedhja e të cilit për të parën herë pas Luftës në Kosovë është bërë mbi një platformë programore që e ka prezantuar Këshillit i pavarur Drejtues i Universitetit të Prishtinës. Prandaj edhe ne intelektualët e mërguar e përkrahim rektorin e UP prof. dr. Ramadan Zejnullahu i cili po synon që Universitetin ta shkëpus nga ndërhyrjet politike dhe ta ngritë cilësinë e studimeve në të gjitha nivelet, me qëllimin që UP të jetë universitet konkurrues karshi universiteteve të tjera në rajon dhe në Evropë, sepse vetëm kështu do t’i shërbehet Kosovës, kurse brezat e ardhshëm do të jenë të aftë për ta zhvilluar Kosovën.

Andaj ne konsiderojmë se vendosmëria e rektorit prof. Dr. Ramadan Zejnullahu që t’i sfidojë të gjitha problemet e mbledhura në UP për vite me radhë, dhe atyre problemeve t’u jap kahe të mbarë, është guxim dhe patriotizëm intelektual për ta rikthyer kredibilitetin dhe besimin në Universitetin e Prishtinës. Vetëm me reforma dhe profesionalizëm i shërbehet arsimit superior dhe përgjithësisht Kosovës.

Edhe ne pajtohemi me qëndrimet e stafit të Universitetit të Prishtinës i cili iu ka dhënë prioritet fëmijëve të dëshmorëve në raport me kandidatët e tjerë, duke i regjistruar të gjithë ata të cilët e kanë plotësuar kriterin minimal akademik. Po ashtu ne nuk jemi kundër të të drejtave të secilës kategori për të protestuar, por jemi kundër çdo privilegji i cili do ta cenonte vlerën dhe besueshmërinë e UP-së dhe të stafit akademik, andaj ne intelektualët shqiptar të mërguar në Zvicër i ofrojmë përkrahje morale rektorit të UP prof. dr. Ramadan Zejnullahu, ndërkaq nga organet shtetërore kërkojmë të krijojnë kushte normale për funksionimin e papenguar të Universitetit dhe të njësive akademike të tij.

Zvicër, 16 janar 2015.

Të nënshkruarit:
Shefqet Dibrani – shkrimtar
Dr. Shaqir Shala – mjek
Dr. Minire Shala – mjeke
Dr. Pranvera Shala – mjeke
Dr. Llukman Halili – analist
Mr. sci. Zeqir Shala – prof. në Kantonsschule
Mr. sci. Albert Rama – prof. në sistemin zviceran
Mr. sci. Zef Ahmeti – meditacion
Mr. sci. Ilir Adili – inxhinier
Mr. sci. Diamant Abrashi – shkrimtar
Rexhep Rifati – gazetar
Nazmi Peci – inxhinier i xehetarisë
Demë Jashari – profesor i letërsisë
Hajdar Sadrija – ish kryetar i LDK-së
Abas Fejzullahi – mësues
Saim Tahiraj – veprimtar
Sallah Januzi – profesor i kimisë
Qamil Çekaj – arsimtar i gjuhës shqipe
Sadik Rrustemi – profesor i filozofi – sociologjisë
Isa Maliqi – inxhinier i elektroteknikës
Shyqeri Azemi – profesor i filozofi – sociologjisë
Gjokë M. Gjoka – arsimtar i historisë
Milaim Vokshi – biznesmen
Shemsi Makolli – Inxhinier / Ekspert i Normave ISO 9001
Muharrem Blakaj – shkrimtar