Nga Redan Bushati, 15 Korrik 2013
Përshëndetje z. Basha. Tashmë që marrja e kreut të PDSH nga ana Juaj është, së paku sipas gjykimit tim, thuajse një fakt i kryer, domosdoshmëria qytetare – në këto kushte ku gjendet kjo parti – më shtrëngon, në shërbim të demokracisë së vendit tim, t’Ju propozoj apo t’Ju sugjeroj ca gjëra, që sipas pikëpamjes sime më duken të nevojshme, të dobishme.
Së pari, i shtyrë nga ideja se një opozitë efikase vjen nga një oponencë e fuqishme, jo aq në numra se sa në vullnet, dhe së dyti, si një njeri me kontribute jo të pakta në forumet e PD (kryesisht në qytetin e Shkodrës), ndonëse prej tre vjetësh i tërhequr vrulltazi si rezultat i shumë faktorëve, tanimë të bërë të ditura, si mungesa e lirisë, grumbullimi a qendërzimi i pushtetit në një grup fare të vogël njerëzish, mungesa e theksuar e seriozitetit dhe meritokracisë; pra, mu për këto arsye po i jap udhët këtij mesazhi, përmbajtja e të cilit është thellësisht qytetare dhe në shërbim të dhéut tonë të përbashkët. Sugjerimet e mia, duke qenë se i njoh mjaftueshëm strukturat në Qarkun e Shkodrës, janë të përqendruara vetëm për këtë qark, ndonëse ata mund të jenë funksionale anembanë Shqipërisë, ku ka anëtarë të forcës suaj politike:
a) të nxirrni, të evidentoni përgjegjësit e humbjes epokale, që sollën në Shkodër përmbysjen apokaliptike, që nuk arriti as Enver Hoxha me hoxhizmin e tij qysh nga viti i largët 1944-’45 e deri më sot.
b) të organizoni zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pavarura, pa të drejtën e konkurrimit të atyre që në Shkodër nuk duan t’iua shohin as fytyrën, pra pa të drejtën e garimit të atyre frymorëve pa integritet, pa moral, pa qytetari, që në fund të fundit s’ju ka mbetur asnjë qelizë humane nën petkun e tyre dhe mbi të gjitha të korruptuar e konsumuar jashtëzakonisht shumë, në mënyrë që strukturat e PD-së në Shkodër të drejtohen de jure e de facto nga njerëz të pranueshëm nga qytetaria shkodrane dhe burrnia e malësorëve.
c) jepni mbështetjen Tuaj të plotë që në Shkodër të qarkullojnë elitat, pra të vijnë sa më tepër intelektualë të dorës së parë dhe sidomos të rinj të perspektivës, dhe jo këta që valëvitin flamujt me shpresën se paskëtaj nota më të mira në shkollë do të vijnë, një vend pune po i pret apo një tender ka lëshuar veten drejt duarve të liga të këtij steriotipi skllupaxhinjsh.
d) përpiquni të pastroni institucionet, të cilat do të jenë sërish nën “dirigjimin” e Partisë Demokratike, veçan sa i përket pushtetit lokal, pra të realizoni një farë katarsisi.
Për të gjitha këto, ashtu sikundër edhe Ju e dini, jam i ndërgjegjshëm se shkalla e vështirësisë është e madhe. Askush, madje as vetë z. Sali Berisha, lideri historik i kësaj force politike, nuk mundet të thyejë koracën e ngritur këtu e 7-8 vite më parë, ndofta edhe më tepër. Kjo koracë është kaq e fortë, sa një urdhër i vetëm mund të rrëzojë këdo që tenton t’i bie me kokë a me shkelma asaj. Prandaj, duhet kohë, po ama vullnetin Ju duhet ta keni, në mënyrë që nesër Shkodra të mos jetë sërish surprizë e pakëndshme për ju me vendimet e saj nëpërmjet votës.
Ju duhet ta harroni se Shkodra, por edhe mjaft qytete të tjera të Shqipërisë kanë votuar të majtën. Jo! As të majtët vetë nuk e pretendojnë një gjë të tillë. Shkodra me votë të djathtë, por demokratike, dënoi PD-në, pasi thënë troç, e kishte qelbur punën në Shkodër. Rritja e varfërisë, papunësisë dhe ushqimeve; mungesa e fjalës së lirë dhe konkurseve të pranimit në institucionet shtetërore janë një pjesëz e çorbës së prishur.
Z. Basha, duhet ta dini se njerëzit nuk hanë rrugë, pedonale, apo ca investime të bukura nga duart e pushtetit, në të cilin bëni pjesë edhe Ju, si ngjyrim politik e kam fjalën, paçka se përgjegjësia Juaj personale në Shkodër i afrohet zeros. Këto investime të bëra në infrastrukturë mund dhe realisht krijojnë ca hapësira të përkohshme punësimi e zhvillimi, kënaqin e ngrohin syrin, por kur prindërit shkojnë në shtëpi dhe shikojnë fytyrat e fëmijëve të tyre të ënjtura nga të qarat si shkak i barkut të zbrazur dhe të gjorët fëmijë me duar të lodhura u drejtohen e u thonë atyre “bâ, mâ, ç’kam për të hângër un’ sot?”, askujt nuk i bën më përshtypje as moli, as pedonalja, as ca drita vezulluese. Përpara varfërisë në djall vafshin të gjitha këto! Njerëzit jetojnë me lista nëpër dyqanet ushqimore; pensionistët s’kanë mundësi të prishin të hollat për ilaçet se ata mezi u dalin për të shkretat ushqime; handikapët nuk kanë mundësi socializuese, po ngujohen akoma më tepër, duke u bërë një barrë e rëndë për familjet e tyre.
Shkurt, shqip dhe pastër në mbi shtatë-tetë vite në Shkodër janë pasuruar ato që kanë pasur fijet e pushtetit në qendër dhe që kanë katapultuar njerëzit e tyre, qoftë në pushtetin qendror, qoftë në atë lokal. Ju nuk i dini, dhe s’keni si t’i dini i endur siç jeni pas punëve të Bashkisë së Tiranës dhe politikës qendrore të PD-së, mendimet e pavarura të intelektualëve të vërtetë shkodranë, jo të atyre që shkojnë e shpëlahen pas partive. Shumica prej syresh nuk shkojnë as në kutiat e votimit; pjesa më e madhe që votuan kësaj here, ndëshkuan ashpërsisht arrogancën e PD-së, ndërsa një pjesë votoi FRD-në (rreth 2500 vota mori kjo forcë politike, një pjesë e konsiderueshme nga elita qytetare, thuajse 1000 vota vetëm brenda për brenda qytetit të Shkodrës).
Me shpresën se mesazhi im do të merret në konsideratë nga ana Juaj, me syrin kritik dhe të vëmendshëm, madje duke i vënë në diskutim për sa më sipër, pasi vetëm kështu do të mund të depërtoni në atë qytet (por edhe në të gjithë Shqipërinë) për t’i parë gjërat më nga afër, sepse mund të jenë akoma më keq nga sa ju paraqiten këtu, mund të vërtetohen gjithë shqetësimet e ngritura, që burojnë nga ndjenjat më të larta qytetare e fisnike, dhe për rregullimin e së cilave mund t’Ju shërbejnë këshillat e lartshënuara.
Një mesazh i tillë vjen te ju për shkak se vendi ka nevojë për opozitë dhe në kushtet kur forca kryesore opozitare ndodhet në këtë gjendje, gjithë shënjestrat e shpresës drejtohen tek Ju, me besimin se diç mund të bëni, jo për të rikthyer PD-në me çdo kusht a mjet në pushtet, por përmes oponencës serioze dhe të qëlluar të fitoni besimin e popullit shqiptar. Tanimë, topi ndodhet në anën e skuadrës suaj. Le të shpresojmë se si kapiten i ekipit do të dini ta udhëhiqni atë drejt rimëkëmbjes, ringritjes dhe rigjallërimit, që aq shumë e meriton ajo parti e ëndrrave të ‘90-ës dhe po aq të nevojshme e ka shoqëria shqiptare ekzistencën e një opozite serioze, të kulturuar dhe të denjë!
Me mirësjellje e qytetari,
Redan Bushati
12 KOMENTE në gazetën Dita
Ollga Toronto 15 Korrik, 2013 at 5:42 pm
Me vjen keq ta them po ky zotnija me emrin Redan Bushati qenka naiv,te kesh iluzione tek Basha I cili eshte kopja e Saliut,me mire shterngohuni mbas origjinalit.Thirja e ketij zotnise eshte si e asaj vlonjates(ish studente e dhjetorit) qe vajti ne Tirane para disa vitesh dhe deklaroj:Kam ardhur me Selamin qe nen drejtimin e Sali Berishes te bejme demokratizimin e PD-es.Bir Selmani nenes ke te qaj me pare,ky shkrim tregon qe ju nuk keni kuptuar asgje nga 23 Qershori.PËRGJIGJJUNI
Labi Vlore 15 Korrik, 2013 at 5:43 pm
Kete leter duhet te ja dergosh Berishes z.Shkodran.Basha ka celsat e kashtes.Pershendetje.PËRGJIGJJUNI
sazan 15 Korrik, 2013 at 5:44 pm
O Redan Basha eshte hajdut i 250 milion eurove te rruges se kombit, vrases i 4 vetave ne 21 janar dhe i ka bere me dosje te gjithe luftetaret e UCK. PD nuk ngre me koke se Saliu ti vrau Arben Brozin ne 1991 2 prill. Basha sic ka thene Edi qe u qihen shkerdhehe mamate atij dhe Sokolit do ngrene PD? harroje te dy jane vrases dhe hajdute te ligj plus Sokol shkerdhatokraciaPËRGJIGJJUNI
jovan 15 Korrik, 2013 at 5:59 pm
o redan mos u lodh fare ajo esht e pregatit dhe destinuar me qen parti familjare…na dhemb megjithmend se kemi sakrifiku shum por ojo kurr ska qen .pd….kurr ne u mashtruam..PËRGJIGJJUNI
Ira 15 Korrik, 2013 at 6:34 pm
Z. Bushati, korrupsioni, korrupsioni, vetem korrupsioni, ne te gjitha institucionet ne Shkoder e solli kete. Mua me ka qelluar, gjate veres, qe ne nje emision ne TV, me komunikime te drejteperdrejta telefonike, tre here te degjoj deklarimin, nga persona te ndryshem, se ju kerkohen 5000 euro per t’u futur ne pune ne arsim. Kam pyetur, po si e mbajne drejtuesen znj. Ferketi dhe menimi, opinioni ishte se e mbron znj. Topalli, eshte i lidhur me te etj. Sa poshte kishte rene Shkodra. Mire se ne krye te arsimit, Shkodra e kultures, e dijes, pranonte nje person krejt anonim ne kete fushe, por edhe abuzuese e nje klasi te pa degjuar ndonjehere.PËRGJIGJJUNI
geg hyseni 15 Korrik, 2013 at 8:03 pm
Z.Redan Bushati! Ne nje shkrim te disa diteve para zgjedhjeve te kam pershendetur dhe mbeshtetur per mendimet dhe shqetesimin tuaj qytetar, qe shtronit para opinionit shkodran dhe me gjere. Por ne ket shkrim-leter per Lul Bashen, pavaresisht qellimit te mire qe keni, me falni, por keni trokitur ne deren e gabuar, teresisht te gabuar! PD po tregon se ka qene e do mbetet per shume kohe parti klanesh,parti fisesh dhe se fundi parti e Familjes.Lul Basha eshte nje individ diskret, pa asnje vlere ne ket parti.Idelistet si puna jote as qe mund te kuptohen, e lere te pranohen ne mentalitetin dhe veprimin politik te Partise, qe ne vitet 90 ngjalli enderrat e shqiptarve per liri e demokraci, por qe per 20 vjet i varrosi per se gjalli jo vetem enderrat tona, por vrau edhe fizikisht idealistet e vertete te Dhjetorit.Per te vertetuar ket, shiko fjalimet e kandidateve te emeruar nga Berisha per kumandar partie, dhe…no koment! Ata kakarisin kunder Edi Rames, ne vend qe te reflektoine per humbjen e merituar te Partise se tyre, sic thua edhe ti. Anatemojne si Don Kishote te vertete Qeverine e Re, qe akoma nuk eshte ngritur. Lul Basha shpalle aksionin e pare politik mbrojtjen e administrates publike nga goditjet e mundeshme pas shtatorit, kur ne kurrizin e vet ka nje barre me krime, pervec te tjerave, edhe ndaj administrates se tij, qe i ka flakur ne rruge qindra punonjes te bashkise per motive politike,etj…. Nuk mund te behet coban i PD ky zog ujku, hiqe nga mendja i dashur Redan cdo iluzion!!. PD do behet, por jo shpejt dhe jo me keta menekine.PËRGJIGJJUNI
Redan Bushati 15 Korrik, 2013 at 8:32 pm
Ju falem nderit të gjithëve për komentet tuaja, paçka se mund të jenë të ndryshme nga të miat, por mundet, pse jo, edhe të sakta. E vërteta, e drejta nuk është pronë e asnjërit, e kësisoj secili mund të gjykojë sipas një rrjedhshmërie logjike. Mirëpo, në rastin konkret, duket sikur ka një devijim, ndoshta edhe pa dashje nga ana e disa komentuesve. Pse e them këtë? Kjo është një letër drejtuar kryetarit të ri të një force politike, që në 23 vite ka qenë më shumë në pushtet se asnjë tjetër. Duke qenë tashmë edhe forca kryesore opozitare, ajo ka ndikimin e vet në elektorat. Kështu, sikur të këshillohet, sugjerohet dhe t’i thuhet se cila mund të jetë rruga e drejtë për një opozitë serioze, që u intereson qytetarëve në fund të fundit, nuk mendoj se është e gabuar. Çka ka bërë z. Basha, si ka drejtuar Bashkinë e Tiranës dhe postet ministrore kur ka qenë në krye të tyre, nuk ka lidhje me këtë letër; është një diskutim krejt tjetër. Gjithë të mirat!PËRGJIGJJUNI
tani 15 Korrik, 2013 at 10:07 pm
Si eshte gje tjeter ?a ke shkruajtur per tè njejtin person pra lulen ?si qenka gje tjeter po clodhesh kot more djale qe i sygjeron se cfare duhet te beje .atehere ti i dashur nuk ke kuptuar asgje nga familia parti .PËRGJIGJJUNI
zekthi 15 Korrik, 2013 at 10:17 pm
I nderuar z Redan Bushati !
Çdo njeri qe e lexon letren tuaj drejtuar zotit Basha, te emeruarit si I thoni edhe ju ,drejtues de jure te PD ( de fakto eshte pronari i saj qe e ka me tapi nga Ramizi) , nuk ka si te mos mendoje se ju jeni nisur nga nje qellim i mire qofte edhe per shkakun qe te mos shperbehet nje force politike tanime 20 e ca vjeçare, ku juve keni dhene ose keni tentuar te jepni kontributin tuaj brenda saj.
Kjo eshte pershtypja e pare qe te krijohet
Por, ne te njejten kohe lexuesi konstaton edhe disa veçori :
– Ju e dini mire forcen qe ka ose do te kete Luli, prandaj me kete leter i flisni deres te degjoje penxheria.
– Vota e 23 Qershorit edhe juve ju dha mundesine qe te futeni ne rrugen e lirise se munguar deri tani. Brenda partis se saliut ju nuk guxonit te thonit keto te drejta qe shprehni ne leter.
– Te gjitha keto problem te grumbulluara dhe reale “…. si rezultat i shumë faktorëve, tanimë të bërë të ditura, si mungesa e lirisë, grumbullimi a qendërzimi i pushtetit në një grup fare të vogël njerëzish, mungesa e theksuar e seriozitetit dhe meritokracisë; pra, mu për këto arsye po i jap udhët këtij mesazhi, përmbajtja e të cilit është thellësisht qytetare….” Ju, nuk guxonit tia thoshnit udheheqesit te parties, ose ti benit publike qofte edhe per detyrim qytetar qe kishit, Ju nuk e benit dot se ju nungonte liria qe jua kishte ndrydhur udheheqesi ,qe ju akoma trembeni ta permendni si pergjegjesin kryesor te kesaj katastrofe kombetare te shkaktuar.
Edi Rama ju tha ne takimin e Shkodres qe edhe ju demokratet e Shkodres dhe te gjithe Shqiperise do te dilni ne liri me fitoren e Rilindjes. Shprehja hapur e publikisht e mendimeve te tua edhe keshtu ne parim ,tregon sa te drejte kishte Edi Rama.
Ju ne leter konfirmoni shume fakte sociale te frikeshme , per te cilat ish k/ministrti dhe kryetari i PD nuk i pranonte por fliste per nje rritje qe ja kalonte edhe gjigandeve boteror te zhvillimit. “ .…..por kur prindërit shkojnë në shtëpi –thoni juve – dhe shikojnë fytyrat e fëmijëve të tyre të ënjtura nga të qarat si shkak i barkut të zbrazur dhe të gjorët fëmijë me duar të lodhura u drejtohen e u thonë atyre “bâ, mâ, ç’kam për të hângër un’ sot?”, askujt nuk i bën më përshtypje as moli, as pedonalja, as ca drita vezulluese. Përpara varfërisë në djall vafshin të gjitha këto! “ A ja keni thene edhe nje here te vetme Saliut ose Jozefines, deputetes tuaj, qe ju fluturoni me presh dhe vet lundroni ne pasurine e vjedhur te shqiptareve dhe shkodraneve ? Nuk besoj tja keni thene !
A e kane ditur ata konstatimin qe ju e beni present tani pas 23 Qershorit se .. – “ Njerëzit jetojnë me lista nëpër dyqanet ushqimore; pensionistët s’kanë mundësi të prishin të hollat për ilaçet se ata mezi u dalin për të shkretat ushqime; handikapët nuk kanë mundësi socializuese, po ngujohen akoma më tepër, duke u bërë një barrë e rëndë për familjet e tyre.” Sigurisht qe nuk e kane ditur se ata jetonin si ne perralla me pasurite e shqiptareve !Nuk e di por kur degjoja deklaratat e Jozefines dhe Saliut per mireqenie te paarritshme edhe nga vendet e Europes ,ne mitingjet me kenge dhe militante te qeshur nje dite mu kujtuan disa vargje nga VARNALIS ( Kostas )
Gojen qeshja ma ka shqyer—
-Por ju klithmen s’ma degjoni
Kembet neper valle thyer –
–Une po vdes Ju s’me besoni!!!
Elita tuaj e tejngopur e PD-se, ne nje qeverisje monstruoze –i nderuar Bushati – nuk kishte si e degjon dhe nuk e besonte popullin . Po ata nuk kishin parasysh edhe revolten e shprehur me vote te barkut te uritur te njerzve pa pune , qe perulen para qarjes se femijve per buken e perditeshme.
Z. Bushati ! Mu per keto aresye dhe te tjera me te renda si janë : vrasjet e 21 Janarit, Gerdecit, Fazlliçet, Shkelzenet due Argitat ju nuk i drejtoheni direct Saliut por i flisni Lulit te degjoje Saliu. Per kete ende nuk Guxoni. Por edhe Luli ende nuk guxon tja prish qejfin shefit. E gjithe kjo eshte ne linje vertikale tek juve per te krijuar vetem nje ide se edhe ne PD ka mendim ndryshe . Harrojeni sa te jete ai gjalle dhe pas atij edhe per shume vite me pas ju edhe per te bere shurren do te merrni leje prej tij. Deri sa te jete kjo linje dhe ai ne krye, qe ju ben mesazhe te rinjve per ti indroktinuar me filozofine e tij , mos kerko qe PD-ja te kete Reformim por vetem Misherim . Kjo sepse ish kryetari dhe kryetari ne detyre dhe de fakto i Partise ka vepruar dhe vepron ne marrezi te plote. Lidhur me kete – Winston Çërçill –ka thene : “Do të bëhej vërtet një reformë e madhe në politikë, sikur urtësia të përhapej dot aq lehtë dhe aq shpejt sa përhapet marrëzia”
Nga jashte dhe pa bekimin e Saliut , nuk futet dot njeri ne gjirin e PD-se. Kur tentuan Z, Biberaj dhe Mustafaj une ju bera nje koment ne forme poezie :Kujdes !
Ne nje shport me karavidhe
desh te futej karkaleci
po ç’e do se pa u futur
Ne kthetrat e tyre ngeciDhe u foli me i madhi:
Kujdes ju mos e pranoni
Pse erdhi ketu agjenti
Ne esfel te ma dergoniDhe ato me s’e leshuan
kok e kemb lidhur me tel
kush matet me karavidhet
hyn brenda por dot nuk del.Une i nderuar ju thash vetem nje te vertete ( si e mendoj une ate ) , ne te shumten te njejte me mendimin tuaj. Nuk besoj ,se ju mendoni qe une ju dhash ferrin qe te me keqkuptoni dhe tju mbetet hatri.
Miqesisht Ju pershendes per guximin qe moret !
PËRGJIGJJUNI
Redan Bushati 15 Korrik, 2013 at 11:25 pm
Po ju përgjigjem, i dashur Zekthi, veç aty ku ju pretendoni se këto probleme nuk janë thënë më herët nga artikullshkruesi. Kam mbi dy-tre vite, madje së fundmi edhe këtu në “DITA”, që i kam shprehur shqetësimet e problemet e tilla kaq të mëdha, dhe për të cilat PD mori votë ndëshkuese plebishitare, thuajse 1 milion vota kundër. Sigurisht, liria ka munguar, ashtu siç u ka munguar të gjithëve, për aq kohë sa një pushtet, cilido qoftë ai, cungon fjalën e lirë dhe opozitarizmin në tërësi. Por ama kjo s’më ka cytur aspak që unë të ngujohem në kullën e injorancës apo papërgjegjshmërisë qytetare.
PD, ndonëse me pak numra në Kuvend, është opozita politike e katër viteve të ardhshme. Çdo forcë politike ka një kryetar – kjo kuptohet. PD-ja ka hapur një garë për timonierin e saj. Në analizën time, për të mos bërë naivin dhe të paditurin për diçka që tanimë dihet botërisht, gjykoj se Basha do të jetë kreu i PD-së, de jure do të certifikohet pas një jave. Kështu, kemi një forcë politike dhe kemi një kryetar të ri që e drejton atë. Kjo është sipërfaqja apo jo? Kjo është ajo që duket. Nëse deri këtu jemi në rregull, pra ndajmë mendime të njëjta ose të përafërta, atëherë, duke vazhduar më tej, unë pyes veten dhe njëkohësisht juve “në këtë gjendje mjerane që ndodhet kjo parti, pse të mos bësh sadopak përpjekje që t’i thuash shoferit, sado i mirë a i keq të jetë ai, të kujdeset për autobusin, që brenda ka qindra e mijëra njerëz (autobus imagjinar; kupto: PD)?” Prandaj, gjykoj si të drejtë që ky mesazh të përcillet në masë. Vërtet koalicioni ASHE fitoi, por ama fitoi pushtetin, qeverisjen e një vendi, që pretendojmë të jetë demokratik e të shkojë në BE sa më parë. Mirëpo një vend demokratik ka edhe opozitën, për të cilën ka nevojë, madje-madje për një opozitë të fortë, që të bëhet zëri i kritikës dhe i qytetarit. Ne nuk mund ta dirigjojmë dhe diktojmë zgjedhjen e kreut të PD-së, por secili prej nesh mund të ndikojë, me aq sa mundet, përmes pushtetit të medias, të “ngacmojë” dhe të nxit një opozitë konstruktive. Nëse një vend nuk ka opozitë të tillë, ai s’besoj se ka esencën e nevojshme demokratike. Ju përshëndes me mirëdashje!PËRGJIGJJUNI
Kerpaci 16 Korrik, 2013 at 6:47 am
E pershendes kete ze te cgenjyer idealist nga PD, por duhet te kuptoje se kjo parti eshte kthyer me kohe ne nje parti fashiste. Vertet qe eshte i rende nje vleresim i tille, por ama eshte teresisht i merituar. Tashme keta beniamine qe u mesuan me pushtet, me privilegje dhe mashtrime dhe me gjitha ligesite e kesaj bote, nuk mund te jetojne dot ndryshe. Mjafton te vleresosh sado pak thirrjet e Olldashit dhe Bashes per ta permbysur kete qeverri qe akoma nuk eshte krijuar, por qe paragjykohet se s’mban premtimet, se po ben genocid ndaj mostrave berishiane, se po shet vendin. E c’te them me teper per nje parti fashiste qe nxiti vetem bythelepirjen, mercenarizmin dhe coptimin e vendit.PËRGJIGJJUNI
Postieri 16 Korrik, 2013 at 7:28 am
Shko mor djale, dashke me perla ndonje post ne PD-ne e Shkodres, po ku ke kellqe ti per ate pune, mjaftoju me shkru hartime si ky e lene politiken se nuk asht per ty.
PËRGJIGJJUNITuri, 16 Korrik, 2013 at 10:28 am
Redani shkruan një letër për Bashën, pasi e kupton se realisht Basha është piketuar për kreun e PD-së. Zgjedhja e drejtuesve në PD nuk është demokratike, nuk bëhet me zgjedhje të lira, siç duhet. Ka një formë diktati nga brenda, që ushtrohet nga vetë Berisha me pasues të tij. Berisha e kontrollon PD-në me mënyra mafioze dhe jo-demokratike, prandaj përcillet kjo formë deri në bazë – një formë “demokracie e komanduar” nga forca e Berishës, e jo nga kuptueshmëria politike, arsyeja dhe vullneti politik, që krerët në rrethe apo drejtues të PD-së duhet të kenë në ushtrimin e detyrës së tyre partiake apo shtetërore. Redani i shkruan Bashës si outsider vullnetmirë, por në PD brenda nuk ka vullnet të mirë në drejtim, apo menaxhimin e PD-së, ka më shumë vullnet të keq dhe dhunë. Kjo e ka çuar PD-në të ketë këtë humbje me 23 qershor, edhe në Shkodër, pasi Jozefina ishte një kopje femër e egër dhe agresive e vetë Berishës, ashtu siç po përpiqet të bëhet Luli tani, se të gjithë në PD imitojnë Komeinin e PD-së. Si rrjedhojë, PD nuk është parti demokratike dhe e hapur për të gjithë demokratët, por vetëm për një pjesë të atyre, që dinë t’i servilosen pushtetit të njishit, që realisht drejton Partinë Demokratike.
PËRGJIGJJUNI