Qamil Gjyrezi
Të nderuar miq të medias!
Nesër kam një prezantim në kinema “Millenium”, në vazhdim të aktivitetit tim promovues në disa qytete të Shqipërisë, si Lezhë, Ulqin, Durrës, Kukës, Vlorë, Korçë, Lezhë, Rrëshen!
Pata dëshirë të ndaj me ju një problem!
Para disa ditësh i dërgova drejtorit të Teatrit “Migjeni” në Shkodër, zotit Edmond Angoni një projekt ide. Më shpjegoi kushtet për të marrë skenën e teatrit “Migjeni”. Në fakt unë i dhashë idetë e mia për menaxhimin e këtij aktiviteti dhe qëllimi im kryesor ishte realizimi i tij sa më mirë dhe dhënia e një honorari miqve të mi, të cilët, më kanë shoqëruar në të gjithë Shqipërinë pa asnjë përfitim!
Zotin Angoni e prita disa ditë dhe në fund më dha një përgjigje negative!
Së pari, jam shume i shqetësuar për të vetmen arsye krejt të thjeshtë, se si ka mundësi që të më ndalohet e drejta që të prezantoj dhe luaj në skenën e teatrit të qytetit tim, ku në art dhe kulturë kam një kontribut prej 35 vjetësh?!
Së dyti, më janë ofruar të gjitha sallat në të gjithë teatrot e Shqipërisë falas dhe madje na kanë respektuar shumë për këtë aktivitet!
Së treti, si kanë mundësi të mbijetojnë artistët e artit serioz, kur është shumë e vështirë të gjinden mjetet financiare për të realizuar aktivitetet?
Ne nuk mund ta paguanim teatrin. Me të vërtetë ka një rregullore për funksionimin e këtij institucioni, por për individë dhe grupe të veçanta në qytet, duhet të bëhen lëshime, pasi është e pamundur për të zhvilluar një aktivitet artistik, nëse nuk ka mbështetje financiare dhe mbi të gjitha, vlerësim për artistët!
Mbi të gjitha aktiviteti im kishte edhe natyrën psikologjike dhe njerëzore. Në këtë aktivitet do të luanin me Bandën e “The Door”, fëmijët me çrregullime shëndetësore!
Faleminderit për mirëkuptimin!
Me respekt
QAMIL GJYREZI
Lektor i Psikologjisë së Artit, Universiteti “L. Gurakuqi”
Muzikant, Studiues, Avokat







