Letër e hapur elektoratit dhe anëtarësisë së LDK-së

0
37

Kryesisë së LDK-së në Prishtinë
Këshillit të Përgjithëshëm të LDK-së
Kryesive të Degëve dhe Nëndegëve të LDK-së

Të nderuar zonja dhe zotrinjë,

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër me shqetësim është duke e përcjellur gjendjn politike në Kosovë e cila tashmë ka hyrë në një krizë të thellë, me mundësinë e përshkallëzimit të pashmangshëm.
Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër është duke e analizuar situaten e LDK-së në veçanti dhe atë të Kosovës në përgjithësi. Kryesia e Degës është shumë e shqetësuar, andaj me qëllimin ma të mirë, për të ju shpëtuar nga gremina, po ju drejtohemi me këtë letër për t’ua bërë me dije se tani është momenti historik ku strukturat e ndërgjegjshme, dhe anëatrësia e devotshme duhet t’i bashkojë forcat për ta shpëtuar LDK-në dhe Kosovën, në rend të parë nga klani i Isa Mustafës të cilët tashmë po shihet se kanë uzurpuar LDK-së, ku gradualishtë LDK-ja po shpërbëhet madje edhe më keq, po humb primatin e një partie jo vetëm atë shtetformues por me koncept demokratik, duke rënë në ingranazhin e klanit ekzekutiv të LDK-së i ka dhënë epitetin e një partie diktatoriale duke i aplikuar format ma primitive të sistemit famëkeq komunist, vazhdimësi e të cilit është Isa Mustafa.

Kryesia e LDK-së në Zvicër bënë thirrje publike për të gjithë ata që e duan LDK-në, demokracinë dhe Kosovën, duhet ti vejnë vetës obligim moral e kombëtar sepse është njër rast historik për fatin e Partisë dhe të Kosovës, që të mos rrijnë duarkryq para kësaj mjegullnaje që ka kapluar, sidomos LDK-në.

LDK-ja, si asnjë parti tjetër, ka nevojë për ndryshime rrenjësore, duke filluar që nga aktivi e deri të kryesia qendrore, sepse reformat e vitit të shkuar dhe ato në pranverën e këtij viti ishin farsë për ta orcuar klanin famëkeq të Isa Mustafa.

Tani në këto momente historike, shtrohet pytja kushë mund ta bejë ketë: sigurisht jo Kryesia Qendrore, e cila duhet ta merr përgjegjsinë për degradimin e vlerave dhe për gjendjen e krijuar në Kosovë. Prandaj kjo kryesi e ka humbur besimin e elektoratit, por duhet një mobilizim i gjithanshëm dhe kjo duhet të bëhet nga vet anëtarësia e LDK-së, duke marr guximin intelektual, për t’iu thënë ndal degradimit të mëtutjeshëm dhe duke ua pamundsuar Klanit të Isa Mustafa dhe të gjithë atyre që e kanë sjellur gjendjen në LDK-në deri në këtë situatë.

Duke bërë ndryshime substanciale askush nuk do ta humb vendin e punës por me reformimin e LDK-së vjen fitorja e cila ka potencial të ndërgjegjshëm dhe të aft për të nxjerrur vandin nga kriza dhe kolapsi.
Përshkallëzimi i situatës në Kosovë është me trende tejet negative dhe do të përfundojë me një situatë të rëndë e cila dita ditës po keqësohet, prandaj e vetmja shpresë për të shpëtuar Kosovën, para një kolapsi më të madhë, janë ndryshimet rrënjësore brenda LDK-së, ku në elektoratin e saj ka ende shpresa, sepse aty ka kuadër të shëndoshë, demokratikë, dhe më pak të implikuar në krimin politik dhe ekonomik, bosat e të cilëve e kanë degraduar vlerën dhe e kanë shuar shpresën se në Kosovë do të bëhet mirë!

Vetëm ajo parti që bënë reforma rrënjësore brenda saj, duke i eleiminuar të gjithë ata që nuk kanë dëshmuar afinitet udhëheqës dhe organizativ si dhe ta pastrojë partinë nga elementët kriminal, mund ta udhëheq Kosovën drejt zhvillimit dhe perparimit.

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër është thellësisht e bindur se edhe Bashkësia Ndërkombëtare është thellë e interesuar me pa se diku në Kosovë po ndodhin reforma dhe do të vjen një kastë politike më e ndergjegjshme të cilën pa dyshim do ta përkrahin. Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër është e vetëdijshem se ky proces nuk do të jetë i lehtë sepse korrupcioni dhe kriminaliteti i ka rrenjët thallë edhe në LDK, por ne besojmë se me një angazhim serioz, i të gjithëve bashkërisht ky proces do të shkon mirë dhe fati i Kosovës do të vendoset tek njerëz me dinjitet dije dhe njohje të mjaftueshme për ta zhvilluar dhe përparuar.

Po ashtu Kryesia e Degës së LDK-së beson se LDK-ja ka përvojën se si duhet me dalur nga këto situata, vetëm duhen angazhimi serioz i njerzve të merituar të cilët duhet të vendosen në vendet e duhura. E përserisim seLDK-ja ka potencial të mjaftushëm intelektual dhe të pa korreptur, të cilët janë të vendosur për të dalë nga kjo krizë dhe për ta bartur fatin e udhëheqjes së Kosovës tek një brez më i dinjëtetshëm.

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër konstaton se gjendja në Kosovë nga çasti në çast do të eskalojë dhe fare leht Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme prandaj ne mendojmë se është momenti i duhur për të lëvizur gjërat në aspektin pozitiv, për t’ua ndalur turrin e shkatërrimit dhe degradimit të vlerave që janë ndërtuar me mund e sakri fica të mëdha.

Të nderuar Zonja dhe Zotrinje,
Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, me këtë letër publike ju inkurajon dhe po ju thërret për një angazhim konkret për të patur nje adresë ku mund dhe individet që do ti marrin persipër drejtimin e proceseve, prandaj ne mendojmë se pikërisht ju jeni ata që duhet t’i bëni ndryshimet për të cilat ka nevojë LDK-ja dhe Kosova. Kurse Dega e LDK-së në Zvicër me të gjitha nëndegët do të bënë përpjekje maksimale që ta ruaj atë që ekemi ndertuar për një çerekshekulli bashkërisht!

Edhe një herë e ripërserisim thirrjen tonë për të pasur kuraje e guxim nëse dëshironi ta shpetoni LDK-në dhe Kosovën!

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër.
Bernë, 13.10.2015