Bisedoi: Amarildo Lumani, Free Press
Lek Plepi është bërë tema e bisedës së shumë personave që përdorin Facebook dhe kalojnë orë të tëra në të. Por kush është Lek Plepi? Ai është një djalë nga Dukagjini, i cili pasi provoi emigracionin dhe punoi shumë kohë për të fituar bukën e gojës, është rikthyer në Shqipëri me synimin për të ushtruar profesionin e këngëtarit, që është pasioni i tij më i madh. E nisur si nja shaka, tashmë janë dhjetëra faqe të cilat i dedikohen Lek Plepit. Ai është krahasuar me shumë artistë dhe personazhe publike shqiptare deri edhe me aktorin hollivudian Chuck Norris. Shumë persona e himnizojnë emrin e tij, por ka edhe shumë që tallen me të.
Leka i pranon që të gjitha me humor, mjafton që të ketë mundësi që të publikojë këngët e tij. Fama e tij arriti aq lart sa u ftua në disa prej emisioneve më të ndjekur në ekranet shqiptare si “Wake Up”, “Zonë e Lirë” dhe “Ora e natës”, por edhe në një nga club-et më të mëdhenj në Tiranë, Venue! Shumë prej tyre kanë përfituar që të ironizojnë fenomenin e Facebook-ut dhe kanë përfituar barbarisht për të përqeshur dhe bërë qesharak një djalosh që e karakterizon naiviteti, çiltërsia dhe sinqeriteti. Por përsëri Leka vazhdon të shfaqet, pasi beson dhe dëshiron shumë që kjo gjë t’i shërbejë qëllimit të tij përfundimtar, ëndrrës dhe pasionit të tij më të madh….muzikës!
Kur keni filluar të merreni me muzikën?
Unë kam filluar që të këndoj që në moshën 12 vjeçare në televizionin “Rozafa” në Shkodër këngë të shoqëruara me çifteli. Për shkak të pamundësive ekonomike u largova për disa vjet në emigracion në vende të ndryshme të Europës si Franca, Anglia dhe Italia. Në vitin 2010 u riktheva në Shqipëri dhe kam publikuar disa këngë si “Mërgimtari”, “Bukuroshja ime” e shumë të tjera. Kam realizuar edhe një këngë me babain tim e titulluar “Babë e bir”.
Prej disa javësh jeni bërë shqiptari më i njohur në rrjetin social Facebook. A jeni surprizuar nga kjo “famë” që keni marrë?
Më ka bërë shumë përshtypje fakti që emri im është përhapur kaq shumë dhe sidomos shpejtësia me të cilin është përhapur. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë që të bëhem i famshëm për shkak të muzikës dhe jo për arsye të tjera, por nëse jam bërë i famshëm për shkak të Facebook-ut nuk ka asnjë problem. E rëndësishme është që njerëzit të më njohin dhe këtë famë që kam marrë prej Facebook-ut do të përpiqem që ta shfrytëzoj për të realizuar klipe për këngët e mia, të cilat janë të shumta dhe kërkojnë vetëm para për tu realizuar.
Çfarë është muzika për ju?
Muzika për mua është jetë, është gjithçka që kam. Do të sakrifikoja gjithçka për muzikën. Unë jam rritur me muzikë dhe nuk mundem të jetoj pa të.
Jeni bërë i famshëm për shkak të Facebook-ut dhe jo për shkak të këngëve, ju vjen keq që nuk jeni bërë i famshëm për shkak të këngëve tuaja?
Nuk më vjen aspak keq që jam bërë i famshëm për shkak të Facebook-ut. Numri i madh i fansave më ka mundësuar që tu prezantoj publikut të gjerë këngët e mia, pasi nuk mundur t’i publikoj ato në një televizion për shkak të pamundësive ekonomike. Unë gjatë gjithë kohës jam duke u marrë me këngën dhe në kohën që hapa një faqe në Facebook, sa herë që hidhja mendime të mia aty ose thënie përfitoja për të shpërndarë edhe këngët e mia. Unë mendoj për muzikën edhe kur fle.
Jeni duke përgatitur ndonjë këngë apo jeni duke shijuar momentet e famës?
Nuk kam ndonjë këngë për të publikuar, të paktën për momentin. Kam rreth 38 tekste këngësh të cilat presin vetëm financim që të realizohen. Së shpejti do të nxjerr një këngë që titullohet “Sytë e tu”, por duhet edhe pak kohë deri në realizimin e saj.
Kush merret me kompozimin e këngëve tuaja?
Gjithçka e bëj vetë. Tekstin, kompozimin dhe orkestrimin, që të gjitha i realizoj vetë. Është e vërtetë që jam duke shijuar famën, por jo aq sa të harroj muzikën. Thjesht duhet një kohë e caktuar për të përgatitur një klip.
Çfarë motivesh kanë këngët e tua?
Këto janë të gjitha këngë të dedikuara disa fenomeneve sociale si: kurbeti, dashuria, puna, familja etj. Unë nuk këndoj vetëm për dashurinë. Unë këndoj për jetën time, vitet e emigracionit, mallin, vështirësitë dhe shumë gjëra që kam përjetuar. Kam bërë këngë për diskotekat, për paranë, e cila është shndërruar në mjetin më të domosdoshëm për njeriun. Ajo bën blerjen e mallrave, trafikun e qenieve njerëzore, pra ka anët e saj të mira dhe të këqija. Kënga që kam bërë për paranë është një këngë mjaft e bukur, e cila është realizuar e gjitha nga unë, por për klipin e kësaj kënge që flet për paranë duhen prapë para.
Duke qenë se tashmë jeni bërë një njeri i famshëm në mbarë botën shqiptare, a ka dalë ndonjë person që t’ju ofrojë ndihmë financiare për të realizuar këngët tuaja?
Deri tani kam pasur shumë telefonata nga fansat dhe persona, që më kanë ofruar ndihmë për realizimin e klipeve, por deri tani nuk ka pasur gjë konkrete, nuk kam takuar dukë personalisht. Kohët e fundit që jam bërë i famshëm më kanë telefonuar shumë, aq sa telefoni nuk mban as një ditë para, por nuk ka ardhur njeri të më thotë “Urdhëro kaq para dhe bëj këngët e tua”. Akoma asnjë ndihmë konkrete.
Meqenëse po flisnim për paranë, çfarë vlere ka paraja për ju?
E rëndësishme për mua është që kam emrin Lek (qesh). Nuk jam shumë i dhënë pas parasë. Dëshiroj që të kem para aq sa për të realizuar këngët e mia, as më shumë as më pak. Unë jetoj për muzikën dhe nuk më nevojitet gjë tjetër për sa kohë që kam atë.
Jeni i dashuruar?
Pothuajse gjithë shqiptarët janë të dashuruar. Unë nuk kam ndonjë lidhje serioze për momentin ose ndonjë lidhje kalimtare. Jam dashuruar nëpërmjet Facebook-ut me persona që nuk i njoh fare, pasi mund të dashurosh dikë vetëm nëpërmjet asaj që thotë dhe nëse e takon përballë mund të rezultojë një dështim i vërtetë.
Ju ka propozuar dikush në Facebook?
Po, më kanë propozuar dhjetëra persona. Bile disa prej tyre kanë vendosur në statusin e tyre: Fejuar me Lekë Plepin! E njëjta gjë më ndodh edhe në telefon ku ka femra që më marrin dhe më thonë “Lekë, je i adhurueshëm, të dashurojmë, s’mund të jetojmë pa ty”, etj. Duke qenë se isha te “Zonë e Lirë” apo dhe te “Venue Club” kishte shumë persona që më merrnin dhe më pyesnin se në cilën orë do të shfaqesha, kur do të shkoja dhe përfitoj nga rasti që t’i përshëndes që të gjithë për dashamirësinë e tyre dhe t’u them që i falënderoj nga zemra.
Në Facebook janë bërë shumë krahasime mes teje dhe Chuck Norris, çfarë mendon se ke të përbashkët me të?
Kam lexuar disa batuta në Facebook ku bëjnë krahasime mes meje dhe Chuck Norris, por nuk është se ëndërroj që të krahasohem me të pasi atë e njohin në të gjithë botën, ndërsa mua vetëm në Shqipëri.
Sa mendoni se do të zgjasë fama juaj dhe çfarë do të bëni kur të mos jeni më në qendër të vëmendjes?
Nuk e kam menduar se për sa kohë do të zgjasë kjo famë, unë vetëm po shijoj momentin. Shpresoj natyrisht që të zgjasë sa më shumë, por edhe kur të ketë përfunduar, unë do të jem përsëri Lekë Plepi. Unë kam qenë ky që jam edhe përpara se të bëhesha i njohur dhe do të jem po ky edhe pasi të ketë rënë kjo famë. Lekë Plepi ngelet Lekë Plepi.
Keni menduar që të bëni një këngë dedikuar fansave ose fenomenit Facebook?
Po, e kam menduar. Dua të bëj dhe besoj se do ta realizoj shumë shpejt një këngë për Facebook-un pasi kjo më dha famë në Shqipëri dhe në gjithë shtetet ku ka shqiptarë.
Ju jeni për momentin shqiptari më i famshëm në rrjetin social Facebook, keni parë ndonjë përfitim material deri tani?
Deri tani nuk pasur asnjë përfitim nga kjo.
Shpresoni që të ndodhë diçka e tillë?
Po, shpresoj shumë që të ndodhë diçka e tillë pasi kjo do të më jepte mundësinë që të realizoj këngët e mia. Siç ju thashë nuk ka gjë më të rëndësishme për mua se sa muzika. Fama ikën e vjen, kurse pasioni im për muzikën mbetet i pavdekshëm.
Një përshëndetje për fansat tuaj?
Dua t’i përshëndes që të gjithë nga zemra dhe dua tu them se janë të mrekullueshëm. I falenderoj për mbështetjen që më kanë dhënë gjithë këto kohë pasi ata kanë bërë të mundur që unë të jem ky që jam. Gjithashtu dëshiroj që tu them të gjithë atyre që më kanë bërë ftesë se nuk është Lekë Plepi që nuk po u konfirmon ftesat për miqësi që më kanë bërë, por ka arritur numri maksimal i miqve që mund të kem dhe nuk mund të pranoj të tjerë. Aktualisht janë rreth 1035 ftesa që janë pritje, por u them që të mos mërziten se i kam që të gjithë në zemrën time dhe asnjëherë nuk do t’i zhgënjej.
Lek Plepi Facts
– Kur Zoti pa për herë të parë Lek Plepin tha: “OH MY GOD”
– Kur Lek Plepit i del një kthesë përpara, ai i thotë: “Drejtohu një çikë se po më pengon ecjen”!!! Dhe normalisht kthesa bën të vetën.
– Lek Plepi shkon për të gjuajtur peshk dhe u thotë peshqve… “Ti, ti, edhe ti… Shpejt në kovë!!!”
– Lek Plepi e pjek pulën në frigorifer!
– Lek Plepi është aq i shpejtë, saqë hija e tij lodhet duke e ndjekur!!!
– Lek Plepi fiton Telebingo pa blerë biletë fare!!!
– Lek Plepi ka numër AMC dhe i fillon me 069!!!
– Lek Plepi shpallet fituesi i Big Brother 5…Edhe pse nuk ka filluar akoma!!!
– Nëqoftëse Lek Plepi e vë ndeshjen në skedinë 3+…Ndeshja fillon 2-1 !!!!
– Kur Lek Plepi shkruan shkronjën L në tastierë…automatikisht del: Do you mean Lek Plepi???
– Doktorët kanë thënë: Leka të lë me barrë vetëm me një shikim. Edhe nëse ti je mashkull…
– Kur Lek Plepi shkon në kinema… Ai gjen telekomandën dhe lëviz kanalet!!!
– Lek Plepi tha: Kush është fans i imi lë të pështyjë në tokë!!!! Dhe kështu u formua deti Adriatik!!!
– FLASH: Ndahet Lek Plepi me Rihannën për mospërputhje karakteri!!!
– Zoti Krijoi me baltë burrin… Nga eshtra e burrit Zoti krijoi gruan… Nga gjethet e plepit Zoti krijoi Lekën…
– Lek Plepi deklaron: I’m SINGLE… Because i’m SPECIAL!!!
– LEKA deklaron:… Lidhja me Britney Spears ishte vetëm një gjë kalimthi…
– Kush është ky Big Brother??? Pfffff… E vërteta është: Lek Plepi po ju vëzhgon
– Lek Plepi deklaron… Nuk kam parukier personal… Sekreti është vaji i ullirit…
– Eminem i propozoi Lek Plepit që të bëjnë nje këngë bashkë, por Lek Plepi e refuzoi.
– Lek Plepi ka deklaruar: Unë kam qenë i pari që kam hapur Facebook
– Kur Lek Plepi shkon në internet… operatori i lë çelësat dhe ikën ia fut gjumit
– Kur e gjuajnë Lek Plepin me pistoletë, plumbat ndalen dhe i thonë: Lekë, na fal se ishim nisë për plumba qorr!
– Kur Lek Plepi piu cigaren e parë… cigarja u kollit..!
– Pas shpërthimit të famës së LEK PLEPIT, 50 Cent do e ndërrojë emrin dhe do e vejë 50 LEKSHI
– Kur rrëzohet Lek Plepi, yjet shprehin një dëshirë!
– Lek Plepi është i vetmi që njeh Filan Fistekun
– Lek Plepi zbulon shkrepësen që shkaktoi shpërthimin e Gërdecit!!!
– Lek Plepi ikën për të parë ndeshjen dhe shënon 3 gola… Nga tribuna!!!!
– Shkon Lek Plepi në aeroport dhe pyet një kalimtar: Ku janë furgonat për Torino!??
– Jeta është si një libër, e shkruar nga Lek Plepi
– Njeriu thotë mos luaj me zjarrin. Zjarri thotë mos luaj me Lek Plepin
– Lek Plepi arrin që t’i harxhojë lekët e numrit me 20…
– Lek Plepi zgjidh një formulë në kimi… me Teoremën e Pitagorës
– Lek Plepi …mashkulli që arrin të çmendi çdo femër me thjeshtësinë e tij
– Lek Plepi është aq i madh saqë i kërkon vetes së tij autograf!
– Lek Plepi në provim shkruan gjithmonë emrin dhe merr 10…. sepse emri i tij vlen më shumë se çdo ushtrim.
– A shkronja e parë e alfabetit???? Harrojeni…tani e tutje është shkronja L… sepse kështu dëshiron LEK PLEPI!!!
– LEK PLEPI arrin të ndërtojë një katror me 3 brinjë!!!
– LEK PLEPI nuk merr orë me vete sepse e vendos ai sa është ora.
– C.Ronaldo deklaron: Më ka dërguar zoti t’u mësoj futbollin njerëzve. Lek Plepi mohon: Unë nuk kam dërguar njeri
– Nëse Lek Plepi fut gishtat në prizë… Prizën e zë korrenti…
– Lek Plepi kur lindi, fjalët e para nuk i tha mami, babi, por… unë jam i bukur…
– Çdo njeri ka pasur idhuj të ndryshëm, por që nga 2011 të gjithë kanë 1 idhull ai është i madhi LEK PLEPI
– Lek Plepi thotë: Nuk ke ç’e do shkollën… nëse ke miqësi me mua…Unë di më shumë se shkolla.
– LAJMERIM: Anulohet Shën Valentini sepse LEK PLEPI është single!!!
– LEK PLEPI rri me duar në xhep edhe kur është lakuriq!