LAVDIA E DHJETORIT 90 DHE DHJETORISTET E PERJETSHEM

0
63

Arben Gabraj, 11 tetor 2011

Pas vapes se shtatorit erdhi tetori i lagesht ne Tirane. Te pakten keshtu pritej. Sepse keshtu ndodhte zakonisht. Per dike qe e ka harrue me dashje apo pa dashje apo per kronikanet si dhe per ekspodhjetoristet po ua freskoj ( se ndoshta ndonjeri boton liber apo ngjit shkallet e karrieres politike ) se Tetori i 90-tes ishte shume i lagesht. Binte shi litar, qe na lagte deri ne palce. E ndienim cdo dite rruges per ne fakultet. Qelloi per dreq ta kishim pak larg.

Kur hynim ne auditor rrobat ishin lagur por jo shpirti dhe mendja. Edhe pse ne lageshim ai prap vazhdonte te binte thua donte te lante mekatet e diktaturës qe pritej te takonte plaken me kosore. Si per çudi ate vit te 90-tes shiu ra edhe ne nentor, veç me pak pushim. Si per cudi ne dhjetor nuk ra, biles beri ngrohte.

Me kot rrekej shiu i shkrete te shperlante mynxyren e 50 vjeteve, e atehere kur u lodh erdhi agimi. Sinqerisht nuk e disha qe kam pak talent letersie por po jua le te gatshem kronikaneve. U perpoqa t’i jap pak figure letrare ketyre rreshtave sepse e di qe s`do ju pelqeje disave ajo qe mund rrefej me poshte. Sa per “kasus” ate nate te 8 dhjetorit mua dhe shokeve te mi nuk na tha “Çohuni” askush.

Dolem vete, une dhe ata 20-30 te paret studente te elektrike-mekanikes dhe te minierave. S`na mesoi kush te therrisnim “poshte diktatura” as “poshte spiunet” as “te drejtoria”, aq me pak na mesoi kush te therrismin “E duam Shqiperine si gjithe Europa”. S`e dinim se ç`ishte “pluralizmi” por e dinim se kush ishte Europa dhe Bashkimi Sovjetik. Dhe e dinim shume me mire se ç`ishte komunizmi. E dinim se çfare ishte lindja dhe perendimi. E dinim se perendimi kishte shume parti biles kishte edhe liri.

Nen driten e qiririt, ne odat e fohta dhe plot lageshtire te atij Qyteti Studenti qe u perzgjodh te mbetet i lavdishem, e dinim dhe e ndjenim se i duhej dhene fund, pavaresisht se nuk kishim as trakte dhe as manifest. Biles i thonim me ze te larte edhe hipur mbi parvazet e ballkoneve “poshte enveri, poshte nexhmija, eshte e jona shqiperia”. Po i shkruaj keto rreshta sa per t’i thene ndonje kronikani (qe as mbiemrin se ka te vetin), apo ndonje opinionisti, ose ndonje ekspodhjetoristi se naten e 8 dhjetorit e dinim mire se ç`po benim.

E vertete se s`kishim platforme apo program njemije faqesh por “E donim Shqiperine si gjithe Europa”. Po ju them te siperpermendurve se: se po eshte e vertete, se nuk u çuam per “lavdi” dhe as nuk kerkojme lavdi, por nuk eshte faji yne pse u perzgjodhem per te qene te lavdishem. Nuk eshte faji yne se dikush nuk ishte aty edhe pse kishte mundesi te vinte. Te pakten te bente sa bene ato dhjetra e qindra familje te rruges “Budi”, qe na strehuan dhe na mbrojten naten e 8 Dhjetorit.

Mund te kishte ardhur dhe jo te rrinte ne shtepi ashtu sic eshte i lire sot te shkruaje per dhjetorin biles edhe liber. Nuk eshte faji yne pse dikush per naten e 8 dhjetorit e kishte degjuar te nesermen ne tren ( po u rikujtoj se sot eshte deputet ). Nuk eshte faji yne se dikush ishte te fiskultura, apo dikush ne ILB, apo dikush ishte akoma ne gjimnaz, apo nuk faji yne qe dikush doli ne shkurt. Nuk eshte faji i Prof.Sali Berishes pedagogut te pare qe u bashkua me Dhjetorin dhe s`na la vetem, kur te tjeret ndoshta s`donin apo edhe kishin frike.

Besoj dhe e them me bindje se askush nga ne nuk u çua ne 8 Dhjetor per lavdi dhe as per pushtet ( zot na fal se mund te kete ndonje ). Ne u çuam per te ndryshuar Shqiperine dhe besoj se ja kemi arritur. Brezat dhe historia do na jape gjykimin me korrekt dhe jo e tashmja. Jemi me fat se ishim ne Dhjetor 90. Makiaveli thote se te gjithe njerezit e medhenj qe kane ndryshuar rrjedhen e historise ishin 50 perqind ne saje te fatit dhe 50 perqind ne saje te virtytit (zotesise).

Besoj do me lejojne disa te shtroj pyetjen ” Ku do te ishte sot Shqiperia pa dhjetorin ’90”. Si thone te moçmit “Fol vet, e kesh (qesh) vete”, po pergjigjem po prap vete. Pa dhjetorin 90 as kronikanet s`do te mund te shkruanin as kronikani, s`do dilte as opinionisti dhe as ekspodhjetoristet kur afrojne teta, njezeta dhe dymbedhjeta. Po shkoj dhe me larg, se e kam fituar te drejten me 8 dhjetor, dhe te ngre nje hipoteze.

Ku do ishte Shqiperia pa Dhjetorin ’90? Po prap vete po pergjigjem. Do kishim nje parti dhe shoket kapitaliste do hynin ne parti apo me keq shoku Fidel do te zevendesohet nga vellai Raul. ( Te ma ndjejne ata qe s`me kuptojne ). Nuk po shkoj me tutje pasi qe ra edhe teoria e relativitetit. Dhjetori 90 dhe Dhjetoristet do te mbeten te perjetshem. Me pak apo shume lavdi, kete e cakton historia.

Arben GABRAJ
Student i 8 Dhjetor te 90′