Largohen 17 drejtues nga AK, shkrihen plotësisht 6 departamente

0
58

TemA, 27 Prill 2013

Gazeta Dita bën me dije se sipas burimeve nga anëtarët e Sekretariatit Qendror të Partisë Aleanca Kuq e Zi, kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme:

1- Dashamir Uruçi, ish- kryetari i Organizatës Kosova, Ambasador i Paqes, sekretar për çështjet ekonomike me Aleancën Kuq e Zi dhe President i Asamblesë të partisë për kryeqytetin.
2- Prof. Dr. Ago Nezha, Mjeshtër i Madh, Sekretar për Çështjet e Bujqësisë në Aleancën Kuq e zi, kryetar i shoqatës atdhetare-kulturore Labëria.
3- Dr. Maksim Qoku, Sekretar për Çështjet Zgjedhore pranë Aleancës Kuq e Zi.
4- Prof. Dr. Defrim Shkupi, Sekretar për Çështjet e Mjedisit pranë Aleancës Kuq e zi, president i shoqatës “Gjeologët inxhinieri”.
5- Prof. Dr. Agim Koçillari, Sekretar për Çështjet e Shëndetësisë pranë Aleancës Kuq e Zi.
6- Av. Ali Aliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të Aleancës Kuq e Zi.
7- Prof. Medi Shehu, Dekan i Fakultetit të Infermierisë.
8- Zonja Rudina Kraja, kryetare e Forumit të Grave pranë Aleancës Kuq e Zi.
9- Av. Rojmir Hamzaj, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe nënsekretar i Departamentit për Çështjet Juridike pranë Sekretariatit të Çështjeve Zgjedhore.
10- Z. Genc Rama, shef i Departamentit të Ekonomisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar pranë Aleancës Kuq e Zi.
11- Z. Ermir Tafaj, nënsekretar për Çështjet Organizative pranë Departamentit të Çështjeve Zgjedhore të Aleancës Kuq e Zi.
12- Zonja Silvana Halleshi, kryetare e Aleancës Kuq e Zi për rajonin nr. 2 të Tiranës.
13- Zonja Elvira Luli, sekretare politike për qendrat e votimit.
14- Z. Pëllumb Goxhaj, sekretar politik për rajonin numër 2 të Tiranës.
15- Z. Shefit Rustemi, anëtar i Këshillit Drejtues, Vlorë.
16- Z. Vitri Zyka, anëtar i Këshillit Kombëtar, Vlorë.
17- Z. Viron Curraj, anëtar i Këshilit Kombëtar, Vlorë.

DEPARTAMENTET QE SHKRIHEN

1- Departamenti i Ekonomisë
2- Departamenti i Bujqësisë
3- Departamenti i Çështjeve Zgjedhore
4- Departamenti i Shëndetësisë
5- Departamenti i Shkencës
6- Departamenti i Mjedisit