TemA, 18 Qershor 2013
Organizata e njohur Freedom House ka publikuar raportin e saj të përvitshëm “Vende në tranzicion”, ku ka përfshirë edhe Shqipërinë.
Sipas këtij raporti, Shqipëria ka njohur rritje të korrupsionit dhe rënie të demokracisë.
Përkeqësim ka njohur edhe qeverisja qendrore.
Tronditës është fakti se që nga viti 2004, procesi zgjedhor ka njohur vetëm rënie. Po ashtu rënie ka njohur edhe liria e medias nga ky vit.
Korrupsioni është njësoj si në vitin 2004, kur udhëhiqte Fatos Nano.
Kurse demokracia në total është më keq se në vitin 2004.
Gjyqësori është më keq se në vitin 2004, kurse qeverisja është shumë më keq se në vitin kur qeverisnin socialistët.
Në raport thuhet se Shqipëria është një regjim hibrid./ep







