LAGËSHTIA E FJALËS

0
178
Sadik Geci

Lexim i librit të shkrimtarit, Sadik Geci, „Lagështia e fjalës“

Shkrimtari i humorit, dhe i satirës së mprehtë popullore, Sadik Geci, u lind në vitin 1935 në lagjen e “Gecatarëve” në Roganë të Dardanës. Sadiku shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe Fakultetin e Pedagogjisë në Prishtinë. Qysh i ri Sadiku ishte i formuar me ide të intelektualëve të kohës. Në moshën time tregon Sadiku, Kosova kishte shumë nevojë për mësues dhe për pedagog të shkolluar. Sadik Geci qysh i ri ishte i aftë ta lexoj realitetin e kohës.

Letërsia kombëtare, por edhe krijimet e shkrimtarëve të mëdhenj botëror, i mjaftonin mësuesit dhe shkrimtarit, Sadik Gecit, që ta ndiej nga afër s´e si pluskon kjo botë. Në këtë jetë me shumësi ndijimesh asgjë s´është e njëjtë me njëra me tjetrën. Humori ka natyrë të veçantë dhe ka shumë xanxa brenda. Fjala humor rrjedh nga latinishtja që do të thotë, lagështi, lagështi e fjalës, lagëshi që na bën të qeshim. Ndërsa në kohën tonë humori na bën të qeshim, por, edhe godet.

Gjuha shqipe është shumë e pasur me humor. Goditjet nga humori s´janë dhe aq të lehta. Në konakun e shtëpive tona, humori i ka prirë “betejave” të ashpra midis burrave të zgjuar. I tillë ishte edhe Hajriz Maliqi nga Busavata e Dardanës. Në profesionin tim si mësues dhe pedagog, shprehet Sadiku, unë kam qenë në kontakt të përhershëm me nxënës, dhe prindër të nxënësve. Në këto takime, përveç bisedave rreth mësimit, jo rrallë kam qenë edhe i nderuar me ndonjë mahi apo barcoletë, që i kam shoqëruar tek barcoletat e mia.
Fjalën e lagësht të humorit, e cila na bën të qeshim me gjithë zemër e kam konsideruar çdoherë dhuratë të veçantë. Shkrimtari Sadik Geci, një jetë e jetoi në mbledhjen dhe përshkrimin e mahive, anekdotave, barcoletave, dhe të portokallisë të fjalës. Humori është i lashtë sa vet jeta e njeriut. Për humorin, ose të lagështen e fjalës, ka të dhëna shkencore, s´e njeriu, në të gjitha fazat e jetës së tij ka bashkëjetuar me mahitë, anekdotat, dhe tregimin e shkurtër të të qeshurës.

Edhe në vetmitë ma ekstreme, mendja dhe shpirti krijojnë humor. Andaj, shkrimtari Sadik Geci, me pasionin e tij prej artisti, ka arritur të krijoj një libër me vlerë për letërsinë e humorit. Humori i shkruar dhe me imagjinatë është qytetari e kombit. Çdo familje shqiptare më thotë Sadiku, ka humorin e vet, mahitë, barcoletat, por, edhe portokallen me spec, për veset brenda grupit të caktuar të njerëzve. Krijuesit e humorit përveç talentit të lindur, ata kanë edhe një dhunti ta zhvillojnë atë.

Sa është i përparuar humori sot në Kosovë, kujtoj s´e mund të jetë më mirë. Unë nuk e di sa qeshë populli im, por, me qeshë, qeshë, me raste qeshë edhe me lot, shprehet Sadiku. Rruste, e qeshura e bukur e do edhe gjetjen artistike të bukur. Në humor rol të rëndësishëm luan edhe kush e tregon ose e deklamon atë. Jo të gjithë ia njohin damarët humorit. Në librin, “Lagështia e fjalës” të shkrimtarit, Sadik Geci, lexuesit merakli të humorit, kanë çka të lexojnë. Tregimet, mahitë, anekdotat dhe barcoletat, të dhëna në libër, janë vlerë e mirëfilltë letrare, dhe artistike.

Në librin e shkrimtarit, Sadik Geci, “Lagështia e fjalës”, lexuesi leximtar me lehtësi kap mesazhin e autorit, se, duhet t´i bëjmë ballë kohës s´i të na vie, ndryshe, duar e këmbë do të na përgjakën nëpër beteja të pakryera. Liria për humorin shumë ka rëndësi. Artisti popull, në të gjitha betejat historike, ka arritur ta gjej drejtimin e duhur, për ta goditur të keqen dhe armikun. Mahitë, anekdotat e mprehta, përtallja kundër pushtuesit, barcoletat me spec, dhe nënproduktet e tjera të humorit, kurrë s´kanë qenë pa figura kryengritëse, ose rebeluese.

Libri i shkrimtarit, Sadik Geci, “Lagështia e fjalës”, është libri i parë i këtij lloji në Komunën e Dardanës e më gjerë. Sadik Geci sot është në moshë të madhe, 80 vjeçare. Në trajtë humori Sadiku më thotë; Rruste, i adhuroj çastet që më falin të qeshura. Pas dashurisë e qeshura e bën jetën të qeshë me zë. Libri, “Lagështia e fjalës”, ka 150 faqe tekst, në mesin e tyre, janë qindëra mahi, anekdota dhe sublimime të tjera të humorit. Shëndet dhe gjithë të mirat shkrimtarit, Sadik Gecit!

Rrustem Geci – Dortmund, 28 Djetor, 2015