La-Sali-u dhe Saliu

0
78

Arben Zebi

Jo vetem ne Shqiperi por kudo, madje ne rruge, ne televizion, ne biseda, degjon te flitet per rrezikun e luftes se trete. Ne fakt ajo ka kohe qe shetit neper kontinentet dhe shtetet e ketij rruzulli. Por kesaj rradhe ajo nuk deshiron te shfaqet balle per balle sikurse dy te tjerat. Kesaj here ajo po vjen e maskuar dhe tinzare. E megjthate kush don ta shohe e shikon qarte.

Shpesh ajo shfaqet si nje lufte midis Euros dhe Dollarit, shpesh si lufte midis Kapitalizmit dhe shteteve te pakta komuniste, shpesh pa arme por diku diku e shoqeruar me arme qe c’ke me te, shpesh si lufte midis skamjes dhe pasurimit, madje dhe tek te pasurit ajo zhvillohet ne formen e tafmaqarllekut, mosgopjes (Ti e ke, une e dua! Une kam, dua me shume!) shpesh ajo shfaqet si lufte midis shendetit dhe vuajtjes dhe ne fund te fundit, lufte midis jetes dhe vdekjes. Lufte e cila reklamon armet berthamore apo nukleare por qe ne fakt armet e verteta jane viruset, shfrenimi moral si dhe c’orjentimi politik.

Bota ka pasur dhe ka shume teoriciente apo filozofe ne fushen politike dhe ekonomike. Ndonese nder ta, i perzgjedhuri im ngelet Adam Smith, dua te flas per nje ish teoricien emri i te cilit eshte Ferdinant La-Sali, emer i cili ka ngelur ne memorjen time qe kurse studjoja Historine e Doktrinave Ekonomike. Eshte nje emer qe mbjell tmerr dhe vdekje, eshte nje teoricien i cili, pa dyshim eshte me bastardi prej bastardeve ( sepse ai dhe ata qe e ndjekin, nuk arrijne te kuptojne se: Ky Rruzul Ka Vend Per Te Gjith).

Sipas ketij filozofi te llahtarshem, per te arritur zhvillimin dhe fuqizimin e ekonomise kapitaliste duhet te ndiqen domozdoshmerisht tre rruge:

1- Luftra.
2- Epidemi.
3- Shfrenim moral.

Ne fakt kete lloj teorie e kane huazuar madje e kane bere te veten dhe shume filozofe te tjere, duke cenuar autoresine e sakte te kesaj teorie, por megjithate kjo ka pak rendesi. Ajo qe eshte me e rendesishme eshte se: A po ndiqet kjo teori?

Sic e thashe dhe me siper, bota ka shume filozofe dhe ekonomiste, nga ana tjeter shtetet jane te shumta, kesisoj teorite e ndryshme ne vende te ndryshme bejne qe kapitalizmi te mos kete te njejtin outfit (kostum,veshje) ne te gjith boten. E megjithese kapitalizmi zhvillohet ne menyra te ndryshme, per mendimin tim, teoria e La-Salit ka arritur te triumfoje dhe te fuse helmin dhe “kthetrat” e veta ne cdo shtet, madje dhe ne shtetet komoniste si, Kine, Kube apo Kore.

Mendoj se nuk jane qeverite apo lidershipat ata qe ndjekin dhe pelqejne lulezimin e kesaj teorie, ata qe e injektojne ate jane: konjukturat, rrethet mafioze dhe kapitali i madh me konglomeratet e veta. Aq te shumte jane ata sa qe ndikojne ne nje menyre teper te fuqishme edhe mbi vete shtetin dhe qeverite duke mos i lene rruge shtetit vecse te futet ne lufte. Mos harroni Shtatorin njembedhjete (septmber eleven).

Dikush… shkaterroi kullat binjake dhe ne te njejten dite i “famshmi” Bush, duke mos gjetur rruge tjeter, deklaroi: Amerika eshte ne lufte.! Ne lufte? Po… me ke? U gjeten myslymanet si target (shenjester), dhe kesisoj u sulmua i vobekti Afganistan. Kush ferkoi duart pas kesaj ngjarje tragjke? Sigurisht, apsolutisht: manjatet e prodhimit te armeve, te cilet shumfishun buxhetin e tyre duke harxhuar armet qe po u skadonin ne magazina, ne kurriz te Avganeve Myslymane dhe me pas ne kurriz te Irakianeve, po prap myslymane.

Le te mos ndalojme vetem tek luftrat.

Le te kalojme tek epidemite. (te cilat jane me te rreziksme se luftrat)

Ato shtohen dita dites. Mos harroni Atraksin i cili u be nje frike e madhe per njerezimin, pastaj pa pritmas u zhduk.

Per sa i perket shfrenimit moral, do te thosha se mjafton te futemi ne internet dhe do te shikojme se kafshet jane me te frenuara dhe me te kulturuara se sa disa specje njerezore.

* * *

Ne sa me siper u perpoqa te sjell nje tabllo te jetes ne pergjithesi ne gjith globin.

Ajo qe na preukupon me shume eshte fakti: nese kjo tabllo vjen ne Shqiperine tone? Ne qofte se vjen? Si vjen?

Me rrezimin e sistemit komunist “profeti” i radhes do te ishte Sali Berisha. Nje nga veprimet e para qe beri ai ishte dytesimi i pasaportave per shqipetaret e Kosoves, Maqedonise dhe Ulqinit. Megjithese shqipetaret e kosoves ishin te malluar dhe e donin shqiperine me shume se sa vete shqipetaret (ne disa raste) prap ata nuk mund te vinin per te shijuar viset e memedheut, sepse kishin hallet e veta dhe gjithashtu shpenzimet te paperballueshme. Kete hap te nxituar te presidentit Sali e shfrytezuan Jugosllavet shqipfoles te cilet hynin e dilnin lirshem ne shqiperi ku shoqeroheshin nga kilikonjat bukuroshe shqipetare, duke prure me vete te gjitha semundjet e burgjeve dhe shiringave Jugosllave.

E sikur mos te mjaftonte vetem kaq por ne Shqiperine tone te dashur dhe te paster fizikisht “parakaluan” me qindra refugjate, Rus e Rumune, Kurde e Kineze duke prure ne shqiperi te gjitha semundjet e botes duke e gjetur shqiperine pa informimin e nevojshem.

I perzgjedhuri president i Shqiperise (ketu dua te theksoj: I perzgjedhur nga mitingashet) nuk dinte dhe nuk di akoma se veprimet behen ne kohen e duhur, momentin e duhur dhe informimin e duhur (e kam llafin per pasaportat me dy shtetesi, dhe ne pergjithsi te shkaterrimit te kufirit si dhe flores e mjedisit shqipetar.) Gabimi behet me i madh duke marre parasysh se ai ishte mjek dhe se paku ne kete drejtim duhet te ishte efektiv.

Luftrat.!

A e “perkedhelen” ato vendin tone? Si erdhen ato?

Ato filluan ashtu c’ale c’ale, ne fillim me grushta e me shkjelma, me mitingje paqesore dhe jo paqesore te cilat perfundonin me shkopa gome, pastaj duke u “frymezuar” filloi te vriste kushuriri kushuririn, vellai babane dhe anasjelltas deri sa erdhem tek pragu i vertete i i luftes ne vitin 97-te. Ç’ishte kjo lufte? Dikush thote se na e pruri Greku, dikush thote se na e sollen sllavet e UDB-se. Megjithese jam i sigurte se personazhet e sa po permendur ferkuan duart apo hodhen ndonje “gur ne lume”, mendoj se ata qe sjellin “dhurata” te tilla jane me te sofistikuar dhe perdorin (sic’ thote populli) Be-de-la per te rrealizuar qellimet e tyre.

Firmat piramidale (bedelat) kishin kohe qe shetisnin ne kombe te ndryshme, madje dhe vete Jugosllavia kishte pesuar me pare nje goditje prej tyre, gje qe te ben te mendosh se “guri” Sllav ne ujrat shqipetare ka pasur nje peshe specifike shume te rendesishme.

E megjthate do te doja ti largohesha arsyetimit: se te keqen na e prune te tjeret. Sepse ne fund te fundit ata ate pune kane, ta bejne Shqiperine poligon. Atehere, c’far bejme ne?

Perpara syve te c’akerryer dhe nen hunden e sterzgjatur te vetequajturit politikan, Berisha vetem sodiste dhe nuk bente as nje gje.

C’do gje qe ndodhi ne 97-en nuk kishte te bente me etapa te krizes apo me vete krizen. Kriza erdhi vetem nga mos zgjidhja e nje problemi shum te rendesishem sic’ ishin Piramidat.

A mund te zgjidhej dhe rregullohej ky gabim qe nje zot e di se ku i kishte rrenjet?

Per mendimin tim gjithmon ka nje zgjdhje, dhe ne kete llogjike edhe ne kete rast zgjidhja ishte e mundshme dhe plotesisht e arriteshme. Duke i rene shkurt, mund te thoja se: pasi te mblidheshin te gjitha mjetet monetare te firmave, atehere gjeja e pare qe duhet te behej ishte, Shlyerja e sa me shume njerezve qe te ishte e mundur, sigurisht duke filluar nga ata qe kishin futur nga 200 – 300 apo 400 dollare deri sa te arihej.

Ne vazhdim shteti mund te emetonte nje sasi monedhe e cila sigurisht do te sillte inflasion, por kjo nuk do te ishte shume e rendesishme aq me teper qe inflasioni eshte bashkeudhetar ne ekonomine e tregut. Mundesite teknike te zgjidhjes do te shtoheshin ne se shteti do te hynte ne bashkepunim me firmat ndertuese per tu ndertuar nga nje apartament me kosto minimale atyre qe kishin humbur shtepite. Nje mundesi tjeter teknike ishte dhe perqindja ne shperndarje.

Pas ketyre veprimeve ne fakt perseri do te ngeleshin shume njerez pa shlyer,(sidomos ata qe kishin futur shume para) por gjithsesi ata nuk do te kishin fuqi te organizoheshin ne lufte civile. Po dhe sikur te organizoheshin”hallall”. Po ne na e shkaterruan shqiperine ata qe kishin futur nga 200 dollare ne firmat e famshme, ata ishin me prototipat e luftes, ata Saliu mund ti shlyente dhe me parate e xhepave te ministrave dhe deputeteve te vet. Mirpo Saliu dhe ne pergjthesi qeveria nuk bene asnje gje. Pikerisht ky lloj indiferentizmi e fut Saliun ne vorbullen e organizatoreve te 97-es.

Kjo puna e luftes dhe e luftrave na mori shume kohe me duket. Ndonese luftrat jane aq te tmershme dhe te ngelin ne memorje, epidemite jane nje lufte e perditeshme qe shoqerohen me shume drama te hidhura, prandaj jo me kot une i trajtova te parat ne kete lloj analize te thjeshte.

Ujku,…ujku…, po c’akalli po ben kerdine, thot i mrekullueshmi popull. Luftrat…, luftrat…, po epidemite po na ngujojne. Kujdes nga mushkonjat qe shteti si sperkat, kujdes nga pleshti i bere akrobat, mos e tako ate, mos e ha ate, mos e prek ate, mos shko ne restorant, kujdes kur shkon ne supermarket, kujdes nga kjo, kujdes nga ajo, ky eshte refreni qe sjellin epidemite te cilat ne njerezit i shperfillim shpesh.

Duke kaluar ne etapen e trete, dhe pikerisht ne ate te shfrenimit moral, do te thosha se kete etape njerezit qe jetojne ne shqiperi e shohin dhe e preceptojne me mire se sa une. Ne kete llogjike do preferoja me mire t’ju degjoja, une juve. Por gjithsesi gjendja duket shume shqetesuese dhe alarmante ne opinionin tim.

* * *

Qellimi i ketyre rreshtave sigurisht qe nuk eshte diskretitimi i Kapitalizmit, dhe mbeshtetje per komunizmin tashme te konsumuar, sepse per mua komunizmi eshte nje utopi ne realitetin global, madje dhe Kina flamurtare e komunizmit, po ta shikojme holle nuk zhvillon vec’se nje ekonomi mikste sigurisht e shoqeruar me centralizem. Qellimi i ketyre rreshtave nuk eshte madje te krijohet sa do pak pesimizem. Qellimi i vetem eshte: VETEDIJA POPULLORE. Vetem ne se ka nje vetedije popullore per problemet politike ekonomike apo sociale vetem atehere qeveria dhe shteti do te ndjejne trysnine popullore dhe vetem atehere mund te kete progres, ne te kunderten regresi eshte i sigurte.(ne Shqiperi apo ne gjith boten)

Duke e mbyllur do te doja te thosha nje shembull te thjeste dhe te perditshem te cilin e permenda dhe me pare.. Keni pare ndonjehere qe te sperkaten vendet me mushkonja? Bregu i detit mocalet e vogla apo te medha? Qeveria fle gjume sepse nuk egziston trysnia e nevojshme per ta shkundur ate (qeverine). Kjo vjen nga qe njerezit nuk e kuptojne se vetem nje mushkonje sjell shume semundje, ne disa raste edhe me shume…

E…pra, ky eshte qellimi: Vetedija Popullore si dhe Reaksioni Popullor kundrejt manjateve te parase dhe pushtetit.