KY ESHTE PARIMI IM, DUAJENI NJERI-TJETRIN

0
36

Gjon Neçaj

Fjalimi i Nene Terezes gjate marrjes se Çmimit Nobel per paqe ne Oslo 1979.

Une zgjedh varferine e njerezve tane te varfer por ndjehem mirenjohese te marr (Çmimin Nobel) ne emer te te uriturve, te zhveshurve, te te pa streheve, te te gjymtuarve, te te verberve, te leprozeve, te te gjithe njerezve qe ndjehen te lene, pa dashuri, pa kujdes ne gjithe shoqerine tone, njerez qe i jane bere barre shoqerise dhe perbuzur prej kujtdo.”

Gjithashtu sapo mesoi per pergatitjet qe po beheshin per nje darke ne nder te saj, ajo njerezisht kerkoi te anullohej qe te kursente leket per te ushqyer te varferit.

“E ndersa jemi mbledhur ketu te gjithe te falenderojme Zotin per Çmimin Nobel te Paqes, mendoj do jete bukur te themi lutjen e Shenjt Francis i Assisit qe gjithnje me mahnit. Ne e bejme kete lutje cdo dite pasi marrim e Shenjte, sepse na pershtatet te gjitheve. Dhe gjithnje me ben te mendoj se 400-500 vjet me pare kur Shen Francis i Assisit krijoi kete lutje njerezit kishin te njejtat veshtiresi qe qe kemi ne edhe sot, pra na pershtatet edhe ne.Le te lutemi se bashku:

Le te falenderojme Zotin per mundesine qe na dha te mblidhemi te gjithe sot ketu, per kete dhurate paqeje qe na sjell nder mend se jemi krijuar per ta jetuar kete paqe, se Jezusi erdhi mes nesh qe te na e sjelle kete lajm te mire tek te varferit.

Ai duke qene Zot, u be njeri si ne ne gjithcka, perveç mekateve dhe shpalli qarte se kishte ardhur te na jepte kete lajm te mire. Ky lajm ishte paqja tek te gjithe ata me deshire te mire, kjo eshte dicka qe ne te gjithe e duam–paqe zemres.

Zoti e deshi boten kaq shume sa dha edhe birin e tij–ishte nje dhenie deri ne dhimbje,aq shume na deshi. Ia dha Virgjereshes Mari, e cila rendi t’i jape lajmin kusherires Elisabete. Dhe sapo hyri ne shtepine e saj, femija ne barkun e kusherires Elisabete, levizi gjithe gezim. Ai femije i palindur qe lajmetari i pare i paqes. E njohu Princin e Paqes, kuptoi se Krishti kishte ardhur te sillte lajme te mira per ty e per mua.

Dhe sikur kjo te mos mjaftonte,ai vdiq ne kryq qe te tregoje nje akoma me te madhe dashuri dhe ai vdiq per ty e per mua dhe per ate leproz,per ate burre duke vdekur nga uria dhe ate person lakuriq shtrire rrugeve jo vetem te Kalkutes por te Afrikes, Nju Jorkut, Londres, Oslos,… Dhe Ai kembenguli te duam njeri-tjetrin ashtu sic na do secilin prej nesh.

Ne e lexojme shume qarte ne Bibel: “te duash siç te kam dashur une, siç me ka dashur im Ate, te dua une.” Dhe aq shume sa Ati e deshi te Birin, aq shume Ai na e dha ne dhe sa me shume te duam njeri-tjetrin, aq me shume duhet t’i japim njeri-tjetrit derisa te dhembi. Nuk mjafton te themi: “E dua Zotin por nuk e dua fqinjin”. Shen Jani thote se je genjeshtar kur thua se do Zotin por s’do fqinjin.
Si mund ta duash Zotin qe nuk mund ta shohesh, nese nuk do fqinjin me te cilin jeton?

Eshte e rendesishme te kuptojme se qe dashuria te jete e vertete, duhet te dhembe. I dhembi Jezusit te na doje ne, i dhembi. Dhe qe te sigurohej qe ne do e kujtojme dashurine e tij te madhe, e beri veten buke te jetes sone, te na ushqeje uri per dashurine e tij –uri per Zotin sepse jemi krijuar per ate dashuri.Ne kemi qene krijuar ne imazhin e tij.

Ne kemi qene krijuar te duam e te na duan dhe Krishti u be Njeri qe te na mesoje qe ne te duam ashtu sic na deshi ai. Ai e ben veten te uritur, te zhveshur, pa strehe qe thote: “Ti ma bere kete mua”. Ai eshte i uritur per dashurine tone, kjo eshte uria qe ne duhet te gjejme. Mund ta gjejme ne vete shtepine tone. Kurre s’mund ta harroj viziten time ne ate shtepi ku jetonin gjithe ata prinder djemsh e vajzash, futur ne ate institucion e harruar.

Kur shkova, pashe se i kishin te gjitha, plot, por te gjithe syte i mbanin tek dyert. Dhe nuk pashe askend te buzeqeshte. U ktheva dhe pyeta motren prane: “Pse? Pse keta njerez qe kane gjithçka, syte i mbajne tek dera? Pse nuk buzeqeshin? Une jam mesuar te shoh buzeqeshje ne njerezit tane, edhe ate te vdekjes buzeqeshje”. Ajo me tha: “Keshtu eshte cdo dite.Ata presin duke shpresuar se nje djale a vajze do vije t’i shohe. Vuajne sepse jane harruar”

E shihni pra, ketu e gjen mungesen e dashurise. Kjo varferi eshte tamam ketu, ne shtepine tone, bile nuk kujdesemi te duam. Ndoshta ne familje kemi dike qe ndjehet vetem, semure ose i shqetesuar, sepse te gjithe kemi dite te veshtira. A jemi ne aty? U jemi ne prane? Eshte nena prane ta pranoje femijen?
Ne perendim cuditem tek shoh kaq shume djem e vajza te reja qe i jepen droges. U perpoqa te gjej “psene”. Pse ndodh kjo?

Dhe pergjigja eshte: “S’ka asnje ne familje qe t’i pranoje” Babai dhe nena jane aq te zene, sa nuk kane kohe. Prinder te rinj perfundojne institucionesh dhe femija shkon prape ne rruge te perzihet ne diçka.

Gjithcka kemi bere deri me sot nuk do kishim mundur ta benim, nese ju nuk do te kishit ndare me ne lutjet tuaja, dhuratat tuaja, kete dhenie te vazhdueshme. Por une nuk dua te me jepni prej bollekut tuaj. Une dua te me jepni derisa te dhembe.

Dje mora 15 dollare prej nje burri qe ka qene ne kurriz per njezet vjet dhe e vetmja pjese e levizshme e trupit eshte dora e djathte. Dhe e vetmja gje qe i jep kenaqesi eshte duhani. Me tha: “Nuk do pi duhan per nje jave, sepse dua te t’i dergoj keto leke.”

Do kete qene nje sakrifice e tmerrshme per te, por shikon sa bukur e ndau dashurine e tij? Me ato para bleva buke dhe ua dhashe te uriturve, nje gezim i dyanshem: Ai dha e te varferit moren.
Kjo eshte dicka qe une e ti mund te bejme — eshte nje dhurate e dhene prej Zotit — te mund te ndajme dashurine tone me te tjeret.

Dhe le te jete ashtu siç qe per Jezusin. Le ta duam njeri-tjetrin ashtu siç na deshi ai. Le ta duam me nje dashuri te pandare.
Dhe gezimi i dashurise per te, per njeri-tjetrin eshte gezimi i te dhenit tashti qe Krishtlindjet po afrohen. Le ta mbajme ate gezim te dashurise per Jezusin ne zemren tone dhe ta ndajme kete gezim me te gjithe ata qe jeta na sjell çdo dite.

Ky gezim rrezatues eshte i vertete, nuk kemi shkak te mos jemi te lumtur, Krishti eshte me ne. Kemi Krishtin ne Zemer. Krishti eshte ne te varfrit qe takojme, Krishtin e kemi ne buzeqeshjen qe japim e buzeqeshjen qe marrim.

Le ta theksojme edhe njehere — asnje femije te mos jete i padeshiruar dhe gjithashtu ta takojme njeri-tjetrin gjithmone me buzeqeshje, veçanerisht atehere kur eshte e veshtire te buzeqeshesh.
Kurre nuk do harroj ca kohe me pare, rreth katermbedhjete profesore erdhen nga Shtetet e Bashkuara nga universitete te ndryshme, ne Kalkuta, ne shtepine tone.

Kishin qene ne shtepine per te vdekurit. (Ne kemi nje shtepi per te vdekurit ne Kalkuta, ku kemi mbledhur prej rrugeve me se 36 000 njerez, prej te cileve mbi 18 000 kane patur nje vdekje te bukur. U kthyen ne shtepi tek Zoti). Pra keta profesore erdhen ne shtepine tone e ne folem gjate per dashurine, dhembshurine…

Njeri me pyeti: “Nene, te lutemi,na thuaj dicka qe ta mbajme mend”. U thashe: “Buzeqeshni njeri-tjetrit, lerni kohe per njeri-tjetrin ne familjen tuaj.Buzeqeshni njeri-tjetrit!” Nje tjeter me pyeti: “Je e martuar?” U thashe: “Po, dhe ndonjehere e kam te veshtire t’i buzeqesh Jezusit, sepse ai behet shume kerkues ndonjehere.” Kjo eshte me gjithe mend e vertete. Dhe aty vjen dashuria — kur
eshte kerkuese, dhe prape ia japim atij me hare.

Ashtu sic kam thene sot, nese nuk shkoj ne parajse per ndonje gje tjeter, do shkoj per gjithe publicitetin, sepse me ka pastruar, me ka sakrifikuar, vertet me ka pergatitur te shkoj ne parajse.
Mendoj se kjo eshte diçka qe na tregon se duhet ta jetojme jeten ne menyre te bukur, kemi Jezusin me vete dhe ai na do. Vetem nese mbajme mend qe Zoti na do dhe na eshte dhene mundesia te duam te tjeret ashtu siç na do dhe Ai, (jo ne gjera te medha, por ne gjera te vogla me dashuri te madhe), atehere Norvegjia behet fole dashurie.

Dhe sa bukur do te jete qe prej ketej te dale nje qender per paqe nga lufta. Qe prej ketej te dale hareja e jetes se te palindurit.

Nese behesh nje pishtar drite per paqen ne bote, atehere vertet Cmimi Nobel i Paqes eshte nje dhurate e popullit Norvegjez.

Zoti iu bekofte! Do shperbleheni per kete!

Oslo 1979