Nuk mund të merremi më këtë rast më grevë joserioze të Partisë Socialiste qe serioze duhet të ishte, jo vetëm më këtë grevë po edhe me disa nisma të tjera, të cilat faktuan se kjo parti nuk çmon seriozitetin politik në vend.
Nga Bekim Rexhepi
Kutia e zezë e zgjedhjeve apo zgjidhja e kutisë së zezë. Tani qe kjo kutia ndodhet diku nuk ka mëdyshje, dhe se kjo kuti e zezë nuk përbën tragjedinë tashmë është shumë e vërtetë. Tragjedinë e bënë, nëse vendosim ta prapësojmë (si avionin) rezultatin e zgjedhjeve të lira, të pranuar nga të gjitha palët e, madje edhe nga ndërkombëtare, të cilat rezultuan nga mos kontestimet tona për zgjedhjet…
Pyetja del, e duam kutin e zezë apo avionin qe fluturon sukseseve, qe padyshim nuk janë suksese dhe vetëm të saja. Dikush do qe avionin ta shoh sa më lartë dhe dikush do qe ay të ulet, deri në atë, sa ai të përplaset, pa e ditur se edhe një përplasje e lehtë apo e vogël mund të le pa avionin e dëshiruar dhe mund të të mos shërbej as dhe kurrkujt. PS dhe Edi Rama, duan të mbesin pa avionin, paçka se kutit mund të jetën edhe jo aq të zeza sa pretendohet.
Një grevë që më ngjan goxha me atë ngujimin vullnetar në shtëpinë më të famshme të “bigbrother-it”, mbase çmimi nuk dihet sepse Edvini “i madhë”, nuk e ka bërë publike. Deputetët dhe jo deputet të ngujuar në çadër, më shumë janë vënë në këtë grevë për hatër të Ramës, se sa në fakt ata synojnë të rimarrin diç më këtë grevë të mëdyshtë. Më një lehtësi të paparë të pajustifikueshme u futën në lojë vetëm disa deputet. Këta janë deputet dhe jo aq të rëndësishëm të partisë, të themi pionët e partisë.
Ndofta nuk mund të merremi më këtë rast më grevë joserioze të Partisë Socialiste qe serioze duhet të ishte, jo vetëm më këtë grevë po edhe me disa nisma të tjera, të cilat faktuan se kjo parti nuk çmon seriozitetin politik në vend. Edi Rama, para se të luaj më të tjerët, të luaj më vetveten e tij, sepse nuk mund ta quash popullin opozitar e pozitar, sepse dihet qe populli është zgjedhës i një pushteti politik, por jo zgjedhës i vetvetes. Kjo është fyerje e rënd sepse populli nuk dëshiron të bije në kurthe politike të një lideri që sillet i pandërgjegjshëm, duke i ndarë, duke i bërë me pushtet e papushtet. Kjo mund të quhet ndryshe edhe një thirrje për grushtet sepse luan me ndarjen e popullit. Ndarja dhe loja me popullin, gjithherë është e dhimbshme, së paku këtë duhet ta kuptoj një lider serioz siç hiqet Rama, madje ky është provuar se nuk është i tillë dhe nuk bëhet i tillë.
Është për tu kuptuar brengosja e PS-së, se pse nuk arrin të vije në pushtet, sipas fiksionit të saj, se ne jemi më të “mirë” se ata dhe “ata” dot s’janë si ne. Më këtë lloj llomotitje ditore në debatet e ndryshme, PS-ja, nuk po arrin të mbush mendje as kë, e as dhe vetën e saj, se vendi dhe populli duhet të ruhen nga mëkatet politike të liderëve të papjekur politikisht.
Të përkujtojmë se këtejmi se vet, Fatos Nano, e ka potencuar disa herë se: “Rama është i papjekur, dhe po e dëmton mjaftë partin socialiste”, dhe kjo sipas Nanos qon në favorin e Berishës, dhe se kjo parti me Ramën mund të mos jetë e gatshme të sfidoj kundërshtarin politik ne zgjedhjet e ardhshme. Rama, po luan me socialistët aq lehtë dhe aq keq, sa që socialistët nuk din ç’të bëjnë as me vetën, as me partin dhe as me politikën në veçanti, sepse janë hamendësuar nga veprimet e Ramës.
Opozita do të duhej të kishte së paku disa veprime specifike, sa i përket politikës kombëtare. Nuk mund të mos çmohen disa suksese dhe akte të qeverisë Berisha, si futja në NATO, procesi i liberalizimit të vizave, procesi për në BE, autostrada “rruga e kombit”, e të tjera. Përsërisim se politika ka kuptim aksionar duke mos tejkaluar konditat e lirisë kombëtare.
Të shkosh në bojkot, në protestë, në grevë për tu treguar akoma më shumë se;” je më i mirë” se sa që ke marrë besim, nuk është veprimi më i mirë politik, sepse më këtë veprim acaron atmosferën politike, duke e bërë qeverinë të merret me probleme të parëndësishme, që i takojnë vet opozitës të merret me to.
Partia socialiste duhet të pushoj nga komoditeti i vetëdijes së saj për joligjshmëri. Duhet, pra të kuptohet se shteti dhe ligjet e tij, janë produkte të punës së përbashkët në parlament a institucionet të tjera. Duke e bërë këtë aktivitet, PS-ja, atakon shtetin me kritika të pandalshme, me bojkote, me protesta, me greva, e të tjera akte të më pasme. Akte këto sa të shpjegueshme dhe po aq të padrejta, por gjithnjë duke i llomotitur me papërgjegjshmëri opinionit orë e qas, “kutit duhet hapur”, dhe kjo le të kuptoj se është vet kjo parti qe nuk do vet, për ti hapur.
Retorika agresive për kutit, mund të qoj në revolta nga sensasivët kundrejt shtetit dhe ligjeve, por harrohet se nga kjo metodë edhe shteti edhe ligji mobilizohen kundrejt atyre qe sulmojnë. Ndërsa shteti dhe ligji mobilizohet brenda konceptit të padëshirueshëm autokratik, më qëllim që të mbrohet nga sulmuesit e paraqitur qe orvaten ta rrënojnë apo ta përligjin shtetin. Pra, retorika për demokraci e opozitës, sikur kthehet në farsë sepse me metodat e saja, kundër shtetit dhe ligjit, e vënë edhe këtë demokraci aktuale nënë kërcënim, duke e mobilizuar shtetin dhe ligjin në rrëshqitje të mundshme dhe të domosdoshme autokratike për të mbrojtur vetveten nga kërcënimet për grushtet.
Të sqarohemi, për aq sa mundemi sepse opozita, mbase pa diskutueshëm ka të drejtë t’i drejtohet shtetit dhe ti alarmohet, deri në atë masë sa të shfaqet me kërkesa në protesta. Por, nuk ka edhe atë të drejtë të vetme qe mbi të drejtën e saj për të protestuar, të ngrihet mbi ligjet dhe shtetin. Ndërsa ligjërimi i opozitës për shtetin dhe ligjit e tij, mund të shndërrohet në debat edhe brenda institucioneve, por edhe me shoqërinë, që të ndryshohet kjo gjendje sipas opozitës, por natyrshëm duhet të kalojë përmes parlamentit ose përmes zgjedhjeve të reja.
Deri më tani opozita edhe pse justifikohet tek kutitë, ka synim zgjedhjet e reja, madje kjo opozitë orvatet qe të shkojë me çdo kusht në zgjedhje edhe pse e di qe zgjedhjet sapo kanë përfunduar.
Rama për “demokraci”
Kërkesat për demokraci nga individi nuk është universale. Ai vetëm dëshiron të jenë, ndërsa demokracia është përcaktuar mbi norma dhe standarde të përkufizueshme, që i përgjigjen një vendi me ligje. Ta paragjykosh vendin dhe të përligjësh atë sipas tekave tuja nuk mund të quhet më demokraci. Nga këtu duket se merr fund demokracia e vendin dhe respekti për ligjet. Nëse, kishim një ligj paraprak për zgjedhjet, do e mos ka edhe një ligj tjetër që parasheh edhe mbarëvajtjen e tyre, e deri në mbarim të tyre. Të thuash se këtë ligjin e parë e dua, dhe këtë të dytin apo të tretin nuk e dua, sepse këtu tek i dyti dhe i më pasmi interesat e mia çalojnë, atëherë nuk përbëjnë respektin e paketës ligjore të vendit për të cilën më parë ka pasur një marrëveshje.
Nëse demokracinë e kuptojmë vetëm nga pozicioni i interesave tona, atëherë, ky nuk do të ishte koncepti më i duhur i demokracisë por vetëm i autokracisë, qe gjithsesi mënjanon ligjet bazë të vendit nga interesat personale të individit. Kutit mund të rihapen, madje këtë se ndalon dot as dhe Berisha, por duhet respektuar ligji i vendit, ku ankimimet për parregullsi në kutit e votimit duhet drejtuar gjykatës vendore. Ndryshe, nuk mund të bëjmë pazare me kutit e votimit, se kur fitojmë ne nuk duhet të hapen dhe se kur humbasim ne duhet të hapen patjetër.
Në lojën e shahut ka disa rregulla, nëse humbë figurën, ajo nuk kthehet prapë sepse ti nuk na paskëshe luajtur si duhet. Humbja duhet pranuar ashtu siç duhet pranuar edhe fitoren, paçka se është paksa e dhimbshme dhe mbetet brenda atyre kontestimeve politike të natyrshme. Edi Ramës, nuk i ka mbetur edhe shumë kohë, për tu angllatisur. Më mirë tani, se vonë.
08.05.2010