“Kushtet” e Kalifit Omar imponuar kristjanve shqiptar te pushtuar nga turqit osmanllij

0
55

Ne kuadrin e 100 vjetorit te Shpalljes se Pamvarsise se Shqiperise nga pushtimi turk-osman (1479-1912)

“Kushtet” e Kalifit Omar ibn al-Khattàb per kristjant dhe hebrejt ne token e tyre te pushtuar nga arabt, eshte zbatuar edhe per kristjanet shqiptar te pushtuar nga turqit osmanllij.
Kalifi Omar (Umar) ibn al-Khattàb (581 – 644) ishte kalifi i dyte islam (sundimtar dhe kryetar fetar islam), don me thane pasardhesi i dyte mbas vdekjes se Muhametit.

Kalifi Omar eshte i varrosur ne te njajtin varr me Muhametin ne “Xhamine e Profetit” ne Medine,qe nderohet çdo vit nga besimtart musulman. Ne vitin 637 mbas Krishtit, Kalifi i Dyte Omar hartoi “Kushtet” qe iu imponoheshin popullates jomuslimane te Jeruzalemit te pushtueme nga muslimant arab. Keto “Kushte” praktikisht ia bajshin te pamundun jeten atyre, qe nuk ketheheshin ne musliman. Edhe sot e kesaje dite, mbas 14 shekujsh, palestinezet i konsiderojne ligje ne fuqi “Kushtet” e Kalifit te Dyte Omar per hebrejt dhe kristjant palestinez.

Simbas ketyne “Kushteve” te Kalifit te Dyte Omar kristjant duhet te deklarojshin se:

1- Nuk do te ndertojme ne qytetet tona dhe ne afersi te tyne as monastire,
2- as Kisha,
3- as kuvende,
4- as dhoma per priftrijt tonë
5- dhe as nuk do ti riparojme,as diten e as naten,ato Kisha qe po na rrenohen,
6- apo ato,qe jane ne afersi te lagjeve musulmane.
7- Neve nuk do te strehojme,ne Kishat tona apo ne shtepite tona,asnji te huaj,
8- Dhe as do te ia mshehim muslimanve.
9- Nuk do te çfaqim publikisht besimin tone,
10- Dhe as nuk do te kethejme ne besimin tone asnjeri.
11- Nuk do te pengojme asnji nga farefisi i jone te kethehet ne besimin islam,po qe se deshiron,
12- Neve do te tregojme respekt per muslimant,
13- Dhe do te ngrihemi nga vendi jone dhe do te ua lirojme,po qe se ato done te ulen ne vendin tone.
14- Nuk do te vishemi si muslimanet,as do tu ngjasim nga kapelat,nga çallmat,nga kepucet,dhe nga menyra e flokve.
15- Nuk do te flasim si mulimant,
16- Dhe nuk do te perdorim titujt e nderit te tyre.
17- Nuk do te hypim ne asnji shale kafshe,
18- Dhe nuk do te mbajme ne brez shpata,nuk do te mbajme me vehte asnji armë,dhe as do ti trasportojme na vete personalisht.
19- Nuk do te bejme vula ne gjuhen arabe,
20- Nuk do te shesim pije alkolike,
21- Nuk do ti çfaqim publikisht neper rruga apo neper tregjet e muslimanve as kryqat tone,as librat tone,
22- Neve do tu bijme shume lehte kumbonave te Kishave tona,
23- Neve nuk do ta ngrejme zerin gjate sherbimeve tona fetare as ne Kishat tona e as ne prani te musulmanve,
24- Dhe as do ta ngrejme zerin kur varrosim ndonji nga te vdekurit tone.
25- Nuk do te perdorim drita kandili ne asnji rruge te banueme nga musulmant ose ne tregjet e tyne,
26- Nuk do te varrosim te vdekunit tone ne afersi te musulmanve,
27- Nuk do te marrim skllav te cilet jane te caktuem per musulmant,
28- Nuk do te ndertojme shtepi banimi ma te nalta se ato te musulmanve.

Keto “Kushte” jane edhe sot ne fuqi ne boten islame si Arabi Saudite etj., ku muslimanve u ndalohet lenja e besimit islam dhe ku minorancave fetare te ndryshme nga islami u ndalohet ndertimi i kulteve fetare dhe ushtrimi publikisht i besimit te tyre. Mosrespektimi i tyne denohet me burgosje ose edhe me vdekje nepermjet gjuejtjes me gur ne stadjume.

“Kushte” te ngjashme jane imponuar edhe kristjanve shqiptare gjate pese shekujve pushtimi turk-osman, qe i detyruen te ketheheshin me dhune ne besimin islam.

(Materjali eshte marre nga http://it.wikipedia.org/wiki/Patto_di_Omar )