ABDULLAH BEGOLLI
Kisha lexuar edhe me par rrëfimet e “Frenkie Boys“për krimet e tyre në Kosovë. Shkak i sjelljes së këti rrëfimi tani,disa vite më pas, u bë rrëfimi i një krimineli sërb në R.T.K me datën 12.12.2013, i cili më ngjau në plotëni me njërin nga personazhet e “Frenkie Boys“ dhe rrëfimi që kishte bërë ai ose një i ngjajshëm gati 15 vite më parë.
Duke i lexuar at’herë keto rrëfime në Gazetën DIE ZEIT të realizuara nga Bruno Schirra, dhe duke i parë tani ne R.T.K.,njeriu ska se si të mos i’a marr inat vetëvetës,pse s’ka fuqi të ndryshoi asgjë,apo popullit të vet! që ende s’po dinë që të bëhet zot i vetëvehtes dhe vendit të tij edhe pse mundësit i ka,por është bërë dhe sillet si i huaj në vend të vet.
Ka diqka më të rëndë, më fyese, më tragjike se edhe vete krimet, për një popull, se sa kur kriminelët i sillen në ekranet e televizionit që paguan vet dhe ia rrëfejnë para hundëve, para syve krimet që i kan bërë mbi të!!!
Ka dëgjuar kush ndonjëher dhe ndokund, në ndonje vend të globit, të ket ndodhur diqka e tillë, dhe populli të mos reagoi?! Ka dëgjuar ndokush ndonjëherë dhe ndokund që një politikë sado vazale si kjo në Kosovë! te fali Gjenocidin dhe krimet mbi shekullore mbi popullin e vet, dhe kriminelët ti avansoi dhe ti sjell në televizion te mbajn leksione mbi krimet e bëra?!Këte mund ta bejë dhe e bëri vetem një politikë e kriminalizuar skajshmërisht, askush dhe askund tjetër veq në Kosovën Ahtisaariane, viti 2013.!!!
Dhe tjetër kund s’mun ta dëgjosh, Kosova ëshët i vetmi shtet Ahtisaarian në mbar rruzullin tokësor.Sipas Ahtisaarit do të thot as më shumë as me pak sipas planit të Sërbisë.
E para që bie në sy në këto rrëfime, at’her dhe tani, është se kemi të bëjmë me të njëjtin mentalitet dhe përkushtim, që pavarësisht krimeve dhe Gjenocidit që ushtron Serbia mbi një shekull, ata mbesin këmbngulës që të kthehen në Kosovë! dhe ditë për ditë po kthehen! edhe më mire se përpara kur trajtoheshin si pushtues, çfarë edhe ishin, tani me legjitimitet të plotë-ndërkombëtar-Ahtisaaro-Kosovar, derisa shqipëtaret gati me këmbëngulje donë të largohen nga Kosova dhe më gjerë.
Nuk është me rëndësi të ndalesh se si rrërfejnë ata mbi krimet e tyre,që ska libër që mund ti përmbaj!,por të dihet kush dhe pse po e kthen Serbinë në Kosovë, kur u mendua se shqipëtarët e paguan për të satën her qmimin e ndarjes përfundimtare prej kësaj qerdhjeje barbarësh të ngritur mbi themelet tona shumë shekullore. Dhe Bota demokratike e ndoqi me luftë nga Kosova.
Dhe po këtu, prap, s’mund ta fajsosh Serbinë kriminale,sepse ajo punon dhe mbron interesat e saja,(kete e pohojn pa nda edhe kriminelet në rrëfimet e tyre), edhe pse në menyre krejtesisht te pa drejte,por interesat kurrë një here nuk mbështeten dhe nuk njofin drejtësi.
Nuk mund ta fajësosh as “paketën” e “presidentit” Ahtisaari,e sajuar nga politika akademike e shtetit serbe dhe e zbatuar ne përpikëri, me besnikërinë e qenit nga politika amatoreske e pushtetarëve shqipëtar të pa shtet në Kosove dhe më gjere ndër shqipëtarët,me ndonjë përjashtim.
Dhe nga kjo paketë,vijnë gjithë të kqijat që kan dalur dhe ato që do të dalin.
Edhe njohjet e Kosovës shtet me q’do kusht! vetëm sipas Ahtissarit,edhe kushtetuta sipas Ahtisaarit, edhe paralamenti ahtisaarian, edhe bisedat e Bruxelit ahtissariane, edhe…, edhe shumë qka që do të del nga kjo paketë e pa mbarim, derisa të mbaroi vete populli shqipëtar.
Dhe për të gjithë zbatuesit e saj, jan paraparë me shumë kujdes edhe qmimet nga kjo paketë:
– Serbia teritorin dhe integrimin ne BE dhe kudo tjeter,
– ”Miqtë tanë” paqën dhe qetësin,
– ”Politika e hollë kosovare” pushtetin pa shte dhe qmimin nobel,
– Populli shqipëtar individualisht dhe familjarisht integrimin rrugeve EURO-ATLANTIKE, të tjerët argat të Serbisë në vendin e vet, dhe të sillen “të lirë” “kah dardha e Ahmatit”
Pra, është vetë populli fajtori dhe bartësi i pasojave të të gjithë këtyre “lojërave tragjiko-komike”që luhen mbi kurriz të tijin dhe ai hesht,dhe bën plane si të iku dikah tjetër.
I përktheva –përshtata,këto rrefime te“Frenkie Boys“ marr nga “DIE ZEIT” arkivi online i realizuar me profesionalizëm dhe korrektesi nga tete bisedat e Gazetarit Bruno Schirra, te cilin shfrytezoi rastin të e falënderoi publikisht, për ndriqimin e së vërtetës, e vërtetë tragjike por qe duhet te njifet që te mos ripërseritet,duke kërkuar njëkohësisht mirkuptim që këtë përkthim aspak profesional(s’ështe zanat i imi)e bëjë pa ndonjë pëlqim paraprak të autorit ,por vetëm e vetëm në interes të përhapjes së kësaj të vërtete.
Gjithkush që do ta ket rastin ta lexoj këte të vërtetë tmerruese, mos ta bëj për tu “dëfryer” me te,por ta percjell më tutje nga vetja, që e vërteta e krimeve monstruoze të njifet sa më gjerë dhe sa më thellë, dhe kryerësit, urdhërdhënësit, mbështetësit e tyre, dje dhe sot me programet e stimuluara për rikthim, mos ta kenë mundësine e rimashtrimit të masave, që për të satën herë po na përseriten si poull, pavarësisht nga kush dhe me qfar petku solemn vijn këto mashtrime.
“Es sind zwar nicht dieselben Leute, aber die Mentalität ist dieselbe. Es sind ihre Nachfolger. Blut von ihrem Blut.” Bruno Schirra
“Nuk janë të njëjtit njerëz , por mentaliteti është i njëjtë. Janë pasardhësit e tyre. Gjaku i gjakut të tyre.” – citim nga Bruno Schirra
“Besnik bëhu e bese mo nxe thot populli ynë”
Ne dijmë ta citojm mirë këte thenje me shumë vlerë, por as një her ti përmbahemi.
Komentimi i më sipërm dhe përkthim-përshtatja në vazhdim u bë nga:
Abdullah Begolli
• DIE ZEIT Archiv
• Jahrgang: 1999
• Ausgabe: 49
• Die Gräuel der Frenkie Boys
Die Gräuel der Frenkie Boys
Erstmals reden serbische Paramilitärs über die eigenen Verbrechen im Kosovo. Wie sie gefoltert und gemordet haben. Warum sie nichts bereuen. Gespräche mit Menschen, denen das Vaterland ihr Gewissen abgenommen hat. von Bruno Schirra
2. Dezember 1999 13:00 Uhr
Tmerret e Djelmoshave të Frenkit!
Për herë të parë flasin paraushtarakët serbë në lidhje me krimet e tyre në Kosovë., Si ata kan torturuar dhe vrarë. Pse ata nuk pendohen. Biseda me njerëz të cilët i‘a kan marrë ftyren vendit të vet
Nga Bruno Schirra
2 Dhjetor 1999 Ora 13.00
Ushqimi ishte i mirë, mish i njom qengji i hellur, i lagur në qumsht. Mirko *kujton prapa, kujton rehatshëm dhe shijon pamje të gjerë mbi Schumadi, kodrat e pyllëzuara në zemër të Serbisë. Ai e pëlqen këte vend, në kopsht nën pembë bliri,nën cicërimën e.zogjëve dhe qeshjet e fëmijëve.
Gjat ngrënjes, Mirko tregon bëmat e mikut të tij Josipit, gjat Luftës në Kosovë, dhe si ai pran tij qëndronte kur Josipi vrau fëmijën.Josipi dhe Mirko nuk e kan ditur, nga ai vjen dhe si quhet, nuk e kan ditur se sa i vjetër ishte. Por kjo nuk kishte rëndësi, sepse e vetmja gjë që Josipit i interesonte, ai e kuptoi: Ai ishte shqipëtar. Ai ishte një “Shiptar.”
Mirko e shifte, sa i neveritshëm dhe i tronditur ishte miku i tij Josipi, kur diqka nga truri i të riut i’a kishte ndotur uniformën.Josip mori një leckë dhe u përpoq që masën e rrjedhur ta fshinte. Por truri nuk kishte rrjedhur. ” Gottverdammte mut,” Dëgjonte Mirko shokun e tij Josipin të bërtiste zhurmshëm.Ai godiste fuqishëm në trupin e fëmijës së vdekur. Pastaj ai mori kufomën, e futi në një “Koffer”, në të cilin i vendos gjashtë bomba dore dhe i lidh për dryrin e “Kofferit” me një litar.
Mirko flet duke pirë kafe i mbështetur në karrigen e tij shportë . Zëri i tij tingllon i ftohtë, i kontrolluar, gati apatikë. Po kështu, ai kishte diktuar kushtet nën të cilat ai është i gatshëm për të folur: Nuk ka emra të vërtetë, nuk ka vende, pa asnjë pyetje për emrat e komandantëve të tij.
Kështu thotë Mirko, i cili në të vërtetë është automekanik dhe 36 vjeqar. Nga keto vite, ai 3 muaj i cileson si kohën më të mirë të jetës së tij.Koha në të cilën “kam mbrojtur popullin tim dhe vendin tim.” Mirko nuk e ka bërë këte punë si ushtar. Mirko e bëri atë si një “luftëtar”. “Unë kam qenë atje poshtë, Zoti e di, nuk ka qengj i pafajshëm,” thotë ai. Dhe kur ai kishte për të krijuar distancë mes tij dhe mikut të tij Josipit: “Por unë s’kam vrarë fëmijë në Kosovë. Burra, Gra, në rregull, por jo fëmijë…”
Kjo është një ditë e qartë vere. Mirko është ulur në një tryezë të rëndë ahu pranë mësuesit të tij të vjetër, Milanit. Të dy e njofin njëri-tjetrin për më shumë se njëzet vjet. Në atë kohë, Milani e kishte mësuar nxënësin e tij zyrtarisht në frymën e internacionalizmit dhe të ikjes te të keqes së nacionalizmit. Kjo ishte të paraditave. Mbrëmjeve Milani i kishte ftuar studentët e tij në shtëpi në fermën e vjetër dhe u kishte rrëfyer historitë e vjetra gjatë shekujve,: këngët e luftërave dhe të betejave, të disfatës së serbëve. kundër Turqve, “Schiptari”, kundër Islamit. Një unazë miti të vdekjes dhe vdekjen e serbëve. “Mbrëmjet te Milani,” thotë Mirko, i cili vjen nga një familje e vjetër çetnike, më”kanë bërë imun ndaj Titizmit.” Milani buzëqesh.
Poshtë në rrethine,gumzhijnë traktorët . Në vapën e mesditës, shifen pleq të strukur para mureve të shtëpive. Gra veshur në të zeza ulur ne hyrje të shtëpive thurin me grep.. Nëpër rrugët kërcejn gjelat. Një fshat i vogël, diku në Schumadi,me një peisazh të bukur si Toscana në maj. Me male dhe lugina aq sa mund të shef syri. Mirko e do këtë peisazh, shkëlqen për bukurinë dhe pastërtinë tij. “Vetëm Kosova është më e bukur,” thotë ai në heshtje.
Kontrata është formuluar thjeshtë dhe qartë shkatërroje UÇK-në. Çfarë është UÇK-ja, caktojeni ju. Dëboni “Schiptari” kudo që t’i gjeni. Mirko dhe grupi i tij ishin lajmëruar vullnetarisht në shkurt. “Ne e dinim vitin e kaluar. Do të ketë luftë, duhet të ketë luftë,” – thotë Mirko. “Ishte thjesht ne pyetje vetëm koha. Ishte detyra e jone e shenjtë të lajmëroheshim” Dhe eshte e arsyeshme që njësitet vullnetare jan më kompakte se sa ushtarë e rregullt, shumë më kompakte.
Nëntë janë anëtarë të organizatës “Frenkie Boys-“, një njësi e bandave paramilitare te Milosheviqit (shi faqe 19 Zoti i trupave sulmuese) Në një kamp ushtarak pranë Beogradit, grupi merr per tre javë ushtrime nga instruktorët e rregullt të ushtrisë” Ata na pyetën, me çfare armësh ne vrasim më me deshirë”
Dhe ju i mirrnit armët ?
Trajnimi ideologjik është i panevojshëm. Të gjithë e dinë për qëndrimin: “Një luftëtar serb nuk tregon mëshirë ,armiku duhet të shkatërrohet.”
Mirko flet shumë i qetë, gati monoton . Pastaj kthehet plotesisht para, mbështetur krahët në tryezë ahu, dhe derisa ai vazhdon të flas, ai përnjëherë largohet nga përshëndetja e sjellshme ” Zotri” për ne, nga distanca, e cila tingllon si një kërcënim. “Shkruaj çdo gjë që ju dëshironi të shkruani,” – thotë ai dhe buzëqesh atje. “Por të jeni të kujdesshëm se çfarë dhe si ju shkruani atë, Ne do të ju gjejm ju, dhe ju, gjithashtu.”Kjo vlenë për Branko përkthyesin.
“Ne nuk kemi qenë kriminelë ! Nuk kemi qenë kriminelë , Ne kemi bërë vetëm atë që është dashur ta bëjmë. Ndërgjegjja ime është e pastërt.”
Në Perëndim, ështe paraqitur një fotografi e keq për paramilitaret. Ata konsiderohen psikopatë, kryesisht ordiner nga burgjet. Këtu janë ndoshta populli më paraushtarakë serbë si Mirko. Burra dhe gra të ndershëm – por me një mision të shenjtë. Ata pretendojnë se s’kanë bërë gjë të keqe, dhe për këtë arsye mendon se nuk nevoitet një regjistrim kasete gjatë bisedës në vazhdim . Kështu që bota dikur mund të dij të vërtetën e tyre.
“Kosova është shumë larg, ju jetoni këtu në Serbi, keni familje, arsim, punë të mirë, pse keni shkuar vullnetarisht në Kosovë ?”
“Kosova është Serbi. Unë kam lindur atje, dhe kam kërkuar për të mbrojtur vendin tim nga idiotët shqiptar”
“Kjo do të thotë të vrasësh ?”
“Po. Unë nuk jam shkuar kot atje. Mitropoliti Amfilohije ka thënë, për të mbrojtur veten kundër të keqes nuk është e keqe.”
“Shqiptarë janë të këqinjë?”
“A keni vrarë civilë?”
“Po, natyrisht. Ata të gjithë e mbështesnin UÇK-në.”
“Si i keni vrarë?”
“Me një armë dhe një thikë.”
“Si ndjehet njeriu kur ai ia pret fytin tjetrit?”
Përgjigja vjen spontanisht, “Wonderful- mrekullueshëm.” Në këtë moment Mirko duket të jetë shumë larg, në një kohë tjetër, në një botë tjetër. Si përndryshe dikush mund të thotë një gjë të tillë?
“A keni ju shpesh përjetime të mrekullueshme?”
” Jo mjaftueshëm. Kjo kuptohet vetëvetiu se ne duhet të vrisnim njëri-tjetrin. Ne nuk kemi luajtur atje poshtë.”
“Pse mi tregoni mua gjithë këto?”
“Unë nuk kam thën asgjë në mënyrë të rastësishme.”
“Çfarë donit të arrinit me këtë?”
“Ju nuk keni ide se çfarë është bërë atje.”
Katër javë pas takimit të parë, janë zhvilluar edhe shtat biseda tjera në vazhdim në vjeshtën e vonë për të kuptuar mos Mirko eshtë penduar. Dhe lufta është ende në të. Ai nuk e lë të shkojë. Dhe kjo është një gjë e mirë. Gjithsesi, Mirko pohon këtë në raportin e tij, në ato tre muaj të cilët ai i mendonte si shpëtimi i tij i ardhshëm. Dhe për shkak se ajo ishte” një kohë e mirë”, ditët e pushtetit absolut mbi Schiptari, Mirko s’mund të ndalet duke folur.
Përsëri ai bie në mendime, thjesht, ai mendon për veten etij. Paramendojeni fuqinë që ju keni kur ju qëndroni në rrugë dhe”Schiptari” ju shofin. Ju shikojn, uniforme tuaj të zezë, shiritin e kuq në ball, dekoratat, kapelen prej leshi, ata ikun para jush, ju i shikoni ata të ikun, ju shikoni frikën e tyre, ju mund ti qetësoni ata, ju shikoni krenarinë e tyre te thyer…
Ata kalojnë pran jush me karrocat e tyre në të cilën ata e bartin fëlliqësirën e tyre. Shef gratë dhe burrat e tyre. Dhe ju e dini se çfarë ata mendojnë : Do ta marr ose jo ai gruan time? Dhe pastaj ti merr një, ose jo, i shef burrat e tyre, dhe ju e dini saktësisht se çfarë ata mendojn, kur ata ju shofin ju, do të me marr mua, ose më lejon të shkoj ? Dhe nganëjherë ju e merrni dikend, nganjëherë jo.
Kështu ai flet, flet për diçka që ju do të konsideroni të jetë një fantazmë edhe pse viktimat këte e kan dëshmuar mijëra herë . Mirko ndërpret veten vetëm kur biri i tij vjen me vrap nga andej dhe nëndë vjeqari i hedhet në qaf babait me gulçim.Djali duket i trembur, dhe pastaj ai thotë në një gjermanishte te çalë: “Mirëdita, si jeni” – Mirko rrezaton.
Ai nuk i ka folur djalit të tij për kohën në Kosovë.”
“Në qfar fryme do ti edukoni ju të të dy bijtë tuaj? ”
” Qe ata duhet të bëhen njerëz të nderuar dhe të mirë . ”
” Ju besoni në Zot, ai thotë: Nuk duhet të vrasësh, ti duhet ti duash fqinjët tuaj.”
“Kjo është normale, kështu unë i edukoi bijtë e mi.”
“Por ju i urreni shqiptarët dhe i keni vrarë. Çfarë do t’i thuash birit tënd?”
“Kjo është kështu në kohë lufte, për shkak se duhet mbrojtur vendin , serbët kanë bërë këte gjithmonë. Nuk ka asgjë të keqe këtu.”
Djali dëgjonte dhe i’u kishte ngjitur babait të tij.
“A mund të pyes birin tuaj diçka?” Mirko heziton.” Pyetni, por shkurt!”
“A e ke pyetur babain tënd, çfarë bëri ai në Kosovë?”
“Po,” thotë djali : “por nuk tregoi asgjë më shumë. Përveç se ai ka luftuar kundër njerëzve të këqinj.”
“Kush janë njerëzit e këqnjë ?”
“Schiptari”, thotë djali, shikon nga babai i tij dhe largohet drejt livadhit.
Në takimin e ardhshëm Mirko është i ulur përsëri në tryezën e ahut nën bli.. Këtë herë ata janë katër . Përveç mësuesit Milanit edhe Gojko dhe Zorani, që të dy anëtarë të njësisë së Mirkos -që të dy”Frenkie Boys”(Djelmoshat e Frenkit ). Gojko që ka një fytyrë të dhjamosur dhe e quan veten Artist thotë , duke qeshur në përshëndetje : ” Ne të tre jemi interesant për Hagë . ”
“Pse flisni ju ?”
“Haga nuk me interesone,” thotë Gojko. ” As një serb s’do ta tradhëtojë tjetrin në Hagë Serbët kanë luftuar shumë shekuj për Europën. Kemi sakrifikuar veten për ju. Evropa na ka tradhtuar në të gjithë këta shekuj . Dhe tani vijnë perëndimi dhe mendojnë të na dënojnë.”
Gojko ngritet, merr libra, dhe godet në tavolinë. “Nëse ti dëshironi të na kuptoshë, lexoni këto ” Dhjetra rule(rolle) me materiale nga të gjitha kishat dhe manastiret në Kosovë, me piktura betejash dhe legjendash për luftën heroike të popullit serb kundër Islamit. Pasiqë Gojko ka nderprere pas tre semestrash studimet për psikologji, ai ia ka kushtuar veten ekskluzivisht artit monastikë. Nga librat ai ka kopjuar fotot e kishave dhe manastireve në Kosovë në shërbim të nacionalizmit. Punë në detale dhe e mundimshme.
Gojko vjen nga një familje që e di se çfarë është historia. Ai eshte rritur në Kosovë. Ditë per dite ai dëgjon historitë familjare nga gjyshi i cili, kishte luftuar si një çetnik dhe në vitin 1943 u vra nga shqiptarët. Në të katërmbëdhjetat, betohet Gojko për fatin e tij. Në te tetëmbëdhjetat ai marshon në fushë te Kosovës. Ai dëgjon atje në 1989 fjalimin e madh të
Millosheviqit për serbët e Kosovës dhe kupton të ardhmen e tij. Kjo është në të kaluarën. Një e kaluar mitike që kurrë nuk kaloi, kurrë nuk do të kalojë. Mitet nga të cilat Gojko arsyeto-
het për veprimet e tija. Dhe tani, dhjetë vjet pas britmës luftrake të Miloshevicit ai rri ulur, nën bli dhe raporton per jeten e tij të re. Kjo tingëllon si një Repetitum nga mitet e njohura të historisë serbe. Si një “Männerprahlerei” (blla, blla, blla mashkujsh). Si një Prrallë Ballkanase Fatkeqësi se këtë herë realiteti nxitoi pas mitit
Gojko fillon në hyrje atje, ku shteti serb e ka djepin e vet në Kosovë. “Atje filloi e gjitha, atje do të përfundoi.’ Emri, kjo është diçka e shenjtë. Atje janë që të gjitha manastiret tona . Secila fushë derrash në Kosovë është me më shumë vlerë se sa Amerika. “Nëse në Japoni apo kudo tjeter ku kërkohen vullnetar për ta luftuar islamin,unë do te shkoi, pa fituar as një pfening te vetëm”.
Urrejtja e Gojkos është urrejtje e pastert prej besimtari që për 500 vite përseritet motivi që nga dita e betejës në Fushë të Kosovës
“Por kjo ishte vetëm një nga shumë beteja mes dy feudalëve . Dhe shqiptarët luftuan në anën serbe, dhe serbët në anen turke.”
“Aber das war doch nur eine unter vielen Schlachten zwischen zwei Feudalherren. Und Albaner haben auf serbischer Seite gekämpft und Serben auf türkischer.” – citim origjinal nga Bruno Schirra
Gojko thotë në heshtje: “Kush jeni ju, që dëshironi të na tregoni historinë tonë. unë po ju them, ju në Perëndim, që jetoni në botën tuaj shumë të qytetëruar duhet ta dini se, çfarë do të ndodhë me ju, nëse ju ende vazhdoni të mbështesni Islamin e qelbur.”
Sejcili këtu nën bli din për të treguar një histori të “Schiptari”: se ata nuk kanë kulturë , janë të fshehtë , të pistë . Për dekada me radhë , serbët u dëbuan nga “Schiptari” nga Kosova . “Schiptari” përdhunuan gratë serbe . Rrëmbyer burrat dhe i vranë. Ata bëjnë fëmijët në vend se të punojn. ” Ata janë parazitë , gjakëpirsa, ” thotë Gojko , ” jo njerëz . , Ata janë kanibal. . ”
“Eshtë e lehtë për ti vrarë ata , kur ata nuk shihen si qenie njerëzore ? ”
Shtrëngon nofullat me talljeGojko dhe zbehet.. ” Mbetet në mua me psikologjinë e tij vullgare nga trupi.”
“Ishte kjo e lehtë për tu pëlqyer?”
“Kombi ynë ka kapërcyer krizën e tij psikologjike, sepse ne kemi tre luftëra pas nesh.Ne
thene ashtu, veq jemi mësuar me keto.. Është në gjenet tona. Në Bosnjë, ka pasur raste në të cilat muslimanët i’u kan dhënë armë grave dhe fëmijëve dhe i kan dërguar në vijen e parë te luftës.Ne pastaj na u desh për të vrarë gra dhe fëmijë, sepse na duhej për të mbrojtur veten. Edhe pse ne kemi qajtur, por ne duhej ti vrisnim”
“Dhe në Kosovë?”
” Edhe shqiptarët kanë bërë atë., Ata kan përdorur gratë dhe fëmijët për të pastruar fushat e minuara. Ata i kanë flijuar ato. Nuk është e sinqertë, mashkullore, që muslimanët të bëjnë një gjë të tillë. Ne shkuam atje për fëmijët tanë, dhe muslimanët kanë përdorur fëmijët e tyre.duke i armatosur.”
“Pra, ju vrisnit fëmijë?”
“Po.”
“A është mashkullore për të vrarë fëmijë?”
” Për të mbrojtur vendin , ne duhej ti vrisnim. Kjo është e nevojshme . ”
Në këtë moment shpërthen Zorani . Gjithë kohën ai rrinte ulur në heshtjeduke dëgjuar.Tani ai thërret ” Unë kurrë nuk kamë vrarë fëmijë, dhe unë kurrë nuk do të vras fëmijët ” Sytë e tij janë të skuqur. Si të një njeriu që vështirë bënë gjum, ose qe pak para ka qajtur . Zorani është 39 vjeqar dhe duhangji. Sapo mbaron një cigare, ai ndez një të re .
” Ka limite” thotë ai. Dhe pas një pauzë të gjatë:” Logjika e ushtarëve është: vris, që të mos vritesh. Unë nuk kam vrare pse ajo me shkaktonte knaqësi. ”
Zanatin e tij e ka mësuar si vullnetar në Vukovar , si snajper në Sarajevë,si spastrues etnik në Bosnjë.. Përpara dhe ndërkohë ai ishte teknik i elektrikës .
“Atje nuk ka kohë për ndjenjat.Ti duhesh edhe tutje te jetoshë.Duhet të punoshë si nëj automat,si nje robot,mesohesh me këto.”
” Çfarë ndodh me juve kur një person mbetet i vdekur ? ”
” Ju jeni ende fituesi , ju keni shpirtin tuaj , ai nuk ka , kjo është për këtë një moment i vogël , një ndjenjë marramendëse, një ndjenjë e plotfuqishmërisë së pushtetit Por nuk ka qetësi, as edhe një çast më vonë Ndjenja ime është:.Une kam luftuar për vendin tim.”
“Keni mëshirë për ata që i vrisni?”
“Nëse ju jeni një njeri, sigurisht të vie keq për atë, dhe më vjen keq në një masë të caktuar, sepse tjetri ishte gjithashtu një njeri. Por unë kam mbrojtur vetëm timen. Për kët unë duhej ta bëja atë.”
“Janë shumë miq tuaj qe kan vdekur?”
“Po.”
“Ishit ju pran?”
” I kam mbajtur në krahët e mi.”
“Çfarë perjetonit ju ?”
Përgjigja e Zoranit vjen ngadalë , ndoshta shumë ngadalë : ” Një luftëtar duhet të i përballoi të gjitha Ai duhet të jetë i fortë, nuk duhet të qajë , ai duhet të jetë një luftëtar ndjenjat nuk llogariten ketu ”
” Si fleni ju ? ”
” Normal “.
” A keni ëndrra ? ”
” Jo. ”
Më vonë , tregon gruaja e tij e divorcuar Milena se si Zoran vjenë te ajo q’do fund jave, për ti vizituar fëmijët . Ndonjëherë, Zorani pastaj qëndronë gjatë natës . Ai kurrë nuk ka folur me Milenën për misionin e tij.. Ajo ishte krenare që Zorani luftoi për popullin e tij . Por ajo nuk mund të jetojë më me të . Ndonjëherë , tregon Milena se si ata zgjohen natën kur Zorani esht aty ,dhe si Zorani pisket ne gjume..
Është mbrëmje , dhe era e ushqimit te pjekur përhapet nëpër kopsht . Gruaja e Milanit Dunja dhe gruaja e Mirko s Ivanka kanë shtruar tryezën . Specialitete serbe nga skara, qebapa, , gjoks pule i skuqur , mish derri me oriz dhe sallatë turke . Ata ulen , të hanë dhe të pinë verë dhe raki kumbullash serbe , dhe bisedat për vrasjet disi përshtaten në atmosferen e qetë nën pemë bliri. Ivanka rri ulur pranë Mirkos . Ata donin të divorcohen , por jo, kështu mendon ajo, nuk kishte të bënte me atë që burri i saj ka bërë në Kosovë . Derisa Mirko donte për të luftuar në luftën Kroate ,ajo ishte kundër , pastaj ai donte në Bosnjë , ajo se ka lejuar atë për shkake te fëmijëve . Kur ajo kuptoi se do të ketë luftë ne Kosovë, e mbeshteti ate që të shkojë . ” Kosova është shpirti ynë “, thotë Ivanka . Dhe krenohet me Mirkon , i cili ka luftuar për këtë Kjo do të qëndroi gjithmonë, pa marrë parasysh se çfarë mund të ndodh mes saj dhe Mirkos . ” Vrasja dhe vdekja është pjesë e luftës “, thotë Ivanka , dhe në qoftë se ata duhet të ndjehen në siklet ,kjo do ta fsheh më mirë . ” Aty ku gdhendet bien edhe ashklat . ”
Nga dikah dëgjohet të kumbojne këmbanat e lopëve . Ata vazhdojnë të flasin për kohën e tyre në Kosovë , ditët dhe netët e luftimeve , gjuetinë për njerëzit,punënë.
” Puna ? ”
Me te qeshura tallëse ,një ditë më parë Milani kishte thënë . “Njeriu nuk bënë luftë , që të bëhet njeri më i mirë ” Milani, mësuesi ,mentori , i cili formoi nacionalizmin e tyre , qysh kur ata ishin fëmijë . Një patriark , nje plak zemërgjërë, kështu që ai tani është ulur pranë tyre , duke dëgjuar tregimet e tyre , buzëqesh me krenari dhe në heshtje për veten e tij : Ju keni kuptuar. Atë që ai gjithmonë ka menduar dhe i mësoi , ata e kanë bërë atë . Puna është bërë . Dhe për këtë arsye rikonfirmon Gojko : ” Pune, them unë me plotë ndërgjegjje ”
” Pse ? ”
” Ju e dini , se çfarë nënkuptohet me këtë punë .Ju gjermanët e dini ndoshta më së miri se si bëhet kjo . Pyesni gjyshin tuaj ,si ai e ka bërë atë në atë kohë . Ju e keni bërë atë shkaku se ju donit për të pushtuar botën . Ne kemi bërë këtë në mënyrë që të mbrojmeë vendin tonë . ”
Toka , vendi juaj . për këtë vlenë të paguhet ç’do çmim . Ç’do ditë dhe ç’do natë këto tre muaj në Kosovë . Çmimin e caktonte NATO- . Kur biseda kalon tek viktimat e tyre , ajo shpërthen Gojko si më parë kthen nga Mirko . Ai nis në një fjalim pa frymë : Çdo ditë tutje që ju të jetoni , do jet një fitore madhështore mbi të tjeret dhe mbi ju.Ti do të dhjeshë në pantollona nga frika, natën kur arrijne bombarduesit dhe bombat e tyre thërmuese ju hedhin gurë dhe flliqësiër ftyrës. Ju shikoni shokët të vdesin dhe me qdo vdekje një shtepi djeget.Urrejtja ,zemërimi dhe të qënurit i pafuqishëm depërton thell në ty, me çdo vdekje, për këta njerëz ulur atje në avion, dhe atëherë nuk jeni të turpëruar , sepse ti nuk mundesh atij atje lartë, ti bëshë asgjë ,nuk mund ta vrasësh as shpejt as ngadal,,për shkak se ai ulet 5000 metra mbi ju në një aeroplan dhe shtyp një buton, vetëm një buton dreqi dhe poshtë ben kërrdi. . Kjo nuk është luftë , kjo nuk është mashkullore . Pastaj, nëse ndodh që ju të mbijetoni,ju do të shifni,do të shikoni a është ende dikush i gjall dhe kush është i coptuar.Ju do ti mbledhni copat ,do i fusni në një thes dhe do ti varrosni në një gropë.Por ti jeton,kurr nuk keni qenë më afër pikës ku frika e para vdekjes shndrrohet në lakminë e pas jetës.. Ti kurr nuk e di sigurt , pse jeton .për qka.. Kurrë detyrën tuaj nuk e ke te qart..
Kështu flet Gojko , dhe pas maskës së maturisë ka kohë që edhe tek ai doli fytyra e besimtarit. . Ai flet qetë ,vazhdon me të shpejtë dhe me të shpejtë dhe paraqitet si një njeri për të cilin deri në rikujtim nuk ka hendeqe te hapura..
Mbas te gjithave ai njef edhe keqardhjen . Ju mund të vëreni këtë kur ai flet për rekrutët , të miturit gjakrinjë me të cilët ai ishte ditë e natë së bashku . Shtatëmbëdhjetëvjeqarët , tetëmbëdhjetëvjeqarët ishin ushtarë të rregullt” pa asnjë ide për ndonjë gjë ,as për vdekjet,as për të vrarët,as për jetën .Kanë vdekur dhe kurrë nuk kanë dashuruar ndonjë grua , ” thotë Gojko .
Kjo rrjedh nga detyrimi për t’u hakmarrë .
E njëjta krenari vërehet kur Gojko, Mirko dhe Zorani flasin për të ” rregulltit” .Ata përjetojnë rikujtimet e bisedave të mbrëmjeve pas aksioneve .” Ata ishin fëmijë ,për ta ne ishim luftëtarë , heronj , ” thotë Mirko ” ata neve na adhuronin . ” Edhe nëse jo të gjithë . ” Disa prej tyre na kanë quajtur të qmendur ” ” atë që paraushtarakët kanë bërë atje, Mirko dhe miqtë e tij i shpjegonin me durim,” ç’far ishte krenari dhe ç’far jo. ” Ndonjëherë me sukses . “Një herë , vjen një i ri i cili ishte shtatëmbëdhjetëvjeqar , ” thotë Gojko “, i cili donte të na bashkohet në një akcion në një fshat .Une e ktheva atë mbrapa ,së pari jetoni një herë , i thashë . ”
Ka arritur vjeshta . Mirko dhe të tjerët kanë rënë dakord për një takim tjetër. Fytyra e Gojkos është dhjamosur edhe më teper.. Mirko tani një fytyrë e hapur, është bërë i panjohur. Ai ka hequr mjekrën . Vetëm Zorani ka mbetur i njëjtë .me të njëjtët sy të skuqur . Të gjithë janë të sjellshëm , edhe në këtë takim . Përsëri , kjo thirrje për të treguar për stuhinë . Përsëri , shqetësimi i “mysafirit” për t’ua ulur mburrjet mbi mitet që i rëndojnë .
Këtë herë Gojko flet për torturën . Jo , ai mban leksione . Problemi me tortura është dobësia . Vetanake dhe e të të tjerëve . Gojko përbuzë dobësinë . Ndoshta sepse ai ka ndjerë në veten e tij . më heret . Tani , ai thotë se ai mund të e mendojë ate vetëm si diçka që ai e ka kapërcyer . Një proces i të mësuarit , thotë ai . dhe një viktimë . për të dhe për popullin e tij .
” Nëse dikush nuk dëshiron të flas për shqiptarët , atëherë ju duhet ta detyroni atë .Kjo duhet të jetë . Ju duke thyer një njeri , ju ndjeni dobësinë e tij , dhe pastaj ju e përbuzni atë .Natyrishët , ju e dini çdo sekondë që ju vetë keni shkaktuar këtë dobësi. . Dhe diku , thellë brenda jush , ju e dini se edhe ju do të silleshit po keshtu po të ndodheshit në vend të tije. Kjo është si. një eksperiment . Cila është ana e fortë ?reflekset,keqardhja , ose për të parë se sa larg ai shkon , deri sa ai shkatrrohet !dhe sa larg ju vete mund të shkoni ”
Një herë një patrullë kishte kapur një luftëtar të UÇK-së . Gojko mban mend saktësisht , Ishtë 21 Maj 1999. Pastaj tregon Gojko që e kishte torturuar atë . Së pari , grushta , shkelma . Pastaj telat në organe gjenitale . Pastaj me ujë . Një gyp i mbushur dhe i futur në fyt(grykë) dhe në të derdhet ujë, litër pas litri , deri sa ai flet. Dikur ai vdes
” Ata flasin të gjithë .dikur flet sejcili , dhe shpeshëherë kjo nuk vlen asgjë . Ata të flasin ty per diqka, vetëm për të bërë që ti ti dëgjosh.”
” Pse e bëni atë kur ju e dini se informacioni nuk vlen asgjë ? ”
” Jo për argëtim . Unë nuk jam një psikopat . Ajo është një mjet, thjesht,vetëm një mjet . Ajo gjeneron tmerr, panikë , ankth. , Aj flet rreth kësaj . E mendon si një formë e udhëheqjes së luftës psikologjike . ”
” Por ka ende njerëz pas gjithë kësaj . ”
” Njerëz. Po , ata janë të mira , ” thotë vetëm kaq Gojko .
Mbretëron një heshtje e shkurtër, atë përnjëherë e ndërpret Dunja , gruaja e mësues Milanit : ” Keni kujdes , ai insiston përsëri dhe vazhdimisht në atë që ju keni bër,.ai po i’u tërheq ju brenda ”
Përkthyesi pëshpërit vetë më vete. Ai u shqetësua . Për orë të tëra ai është ulur atje ngurtë dhe përkthente si një automat me një zë monoton , fjalë për fjalë , pothuajse “simultan” . Dhe në të shifet frika, ai do të thoshte më vonë , frikë, frikë pa fjalë . Ai kërkon të anulojë bisedën . ” Këtu shumë shpejt mundë të rrotullohet . ”
Disa orë më vonë , në udhëtimin për në Beograd , Branko do të thotë se besimi ishte thyer . Ndoshta për shkak se ata kishin ndjenjën se kan thënë shumë . Shumë, detaje , shumë e shumë vende . Ata kishin marrë Brankon (përkthyesin), mënjanë dhe e kishin pyetur me dyshim nëse mysafiri është në të vërtetë vetëm një gazetar . Dhe pastaj tha Branko çfarë bëjnë serbët me serbët, serbët tradhëtohen . Në fund të fundit , Branko ishte i paguar nga njëgazetarë i NATO-s .
Tetë runde bisedimesh mbi tre muaj, gjatë ditëve dhe netëve, biseda , rregullat e të cilave ata i caktonin dhe në të cilat rrëfenin,tek te cilat gjithmonë nje pyetje mbetet: se cilat janë fakte dhe çfarë janë tregime .Njeriu mund ti besoi ato ose jo..
Kërkohen gjurmë në Kosovë .
Batusha , një fole e vogël në kodrinat e Junikut ,në jugperëndim të Deçanit . Rreth rrugëve shifen rrënoja shtëpishë,makina te djegura. Në livadhe luajnë fëmijët . Sa minimet janë këtu , askush nuk e di . Hartat e ushtrisë jugosllave dhe të forcave të sigurisë së KFOR-it e trajtojnë të gjithë zonën gjeografike të minuar .
Në mars të vitit 1998, e formon ushtria Jugosllave në Koshare , dy kilometra nga Batusha , një bazë. . 1,000 ushtarë u vendosën këtu . ” Ata ishin të këqinjë . Por më të keqinjë ishin paraushtarakët , ” thotë Iliri , i cili jetonte këtu dhe është ndjekur më pas . Për tetë vjet ai ka punuar në Pforzheim . ” U kthyem më 8 korrik ” fillon ai . Dhe flet në detaje per Familjen,fshatarët ,kthimin. Meqë fshati është i vogël dhe dihen të gjitha , ai e di të gjithë historine e tij dhe fatin e bashkëfshatarëve. Dikur ky episod : ” Në një shtëpi ne kemi gjetur një valixhe(kofer) qe kutërbonte rëndë Kështu posa unë hapa atë u vrejtën granata dore te futura brenda, por që nuk kan funksionuar.Aty ndodhej trupi i fëmijës se vdekur,që. kutërbonte . , kreu i fëmijës ishte i thyer ” . Iliri tregonë shtëpinë , na çon te varri .
Pas tërheqjes së serbëve Ilri ka gjetur dymbëdhjetë kufoma , duke përfshirë tri gra . Gjashtëmbëdhjetë anëtarët e familjes së tij janë të humbur . Lartë në male , ai tregon shtatë vendet ku njerëzit janë varrosur . Disa vende janë ende të minuara . Nga 200 shtëpi në Batusha ,180 janë shkatërruar , të gjitha te plaçkitura .
Dikur Iliri ndërpret udhëheqjen e tij . ” Unë ju kam treguar tashmë shumë . ” Ai është bërë shumë i heshtur , nuk dëshiron të flasë . ” Kushdo që mendon se kjo luftë është e përfunduar , është i gabuar . Çka nëseKFOR-i shkon dikur dhe kthehen serbët ? Ata do të vijnë. Ka shumë nga ata , të cilët nuk kanë shkuar fare në Serbi . ”
Askush nuk e di se sa shumë paramilitarë ende fshihet në këtë zonë . Kjo është një sekret i hapur se jo të gjithë u larguan nga Kosova . Dhe kush i tregon diqka dikujt thotë Iliri,kjo flitet gjithkund dhe degjohet shpejt ” Serbët kanë veshët e tyre kudo . ”
Duke u kthyer për në Serbi . Këtu dhe atje djegen shtëpi serbësh .Andej Serbët ikin nga Kosova,të ruajtur nga tanket e trupave italiane të KFOR-it . Në një lartësi që shënon kufirin me me Malin e Zi , shifet një tjetër konvoj serbësh të cilët kanë ikur nga Kosova dhe tani të kthehen në Kosovë . Gjithashtu , të ruajtur nga tanket e trupave italiane të KFOR-it .
Ata presin. Mirko , Gojko dhe Zorani kanë rënë dakord për një takim përfundimtar . Një bisedë për të ardhmen .
” Konsideroni ju , se Kosova është e humbur ? ”
” Unë mendoj se NATO do të thërrasë ushtrinë tonë për të ndihmuar në mënyrë që ata të mund të përballen me “Schiptari” . NATO ka shumë më shumë kulturë për tu përballuar me ta . NATO do që të zgjedhë problemin pa vrare . Por nuk ka mënyrë tjetër . Vetëm ne e dimë rrugën e drejtë . ”
” NATO-ja kurrë nuk do të thërrasë serbët për të ndihmuar . ”
“Ne duhet të marrim Kosovën prape ,kështu apo ashtu . do të rrjedh gjak,do të ket vdekje” Është Mirko i cili thot këtë . Ai flet në mes të paqes në mes të dy luftërave . Në mënyrë të ngjashme , si të tjerët.
Ata e përshkruajnë detyrimin e tyre në ciklin e përjetshëm të vdekjes në mes të serbëve dhe shqiptarëve .Sulmojnë ,një herë më tepër, kthehen në të kaluarën , në të gjitha betejat dhe masakrat , në të cilat serbët e pastër si engjujt jan therura nga të antikrishteret islamik . Drejtë aty deri në atë ditë në fushën e Kosovës , që Car Llazari i tyre u martirizua për Serbinë qiellor e.
” Por, ata që atë kanë bërë atëherë, janë të vdekur për shekuj me radhë ”
” Nuk janë të njëjtit njerëz , por mentaliteti është i njëjtë . Janë pasardhësit e tyre . Gjaku i gjakut të tyre . ”
” Për Çfarë ju i fajësoni Shqiptarë , ju keni bërë vetë .Unë kam parë trupat e vdekur të. Burrave , grave , fëmijëve . Dhe atje poshtë në Batusha ka një varr , dhe në varr është një fëmijë . Josipi miku juaj ishte vrasës i fëmiut!”
” Unë nuk mund ta përkthehej kështu , ” pëshpërit Branko , ” jo fjalë për fjalë . ” Por pastaj ai e përkthen atë.
” Mua nuk më intereson si e shef ti këtë. Unë kam biseduar ,kam ngrënë, fjetur me shokët e mi. Ne ishim ditë dhe netë jashtë dhe kemi luftuar së bashku . Shqiptarët janë vetë fajtor për vdekjet e tyre. Josip ishte një luftëtar , dhe ai si një luftëtar, ka bërë punën e vet.”
Dhe Mirko përshkruan se si ai e gjeti mikun e tij Josipin . Dhe këtu lidhen që të gjitha modelet e të menduarit të mesianizmit serbe , Golgota,Premtimi dhe simbolika e ringjalljes . Pastaj pas prezentimit të Mirkos ,se si ai gjeti mikun e tij të gozhduar në një pemë . Ajo ishte në natën e 18 dhe 19 Majit , gjatë gjuetise për komandën e UÇK-së .Dikur, ai ishte ndarë nga Josipi . Vetëm më vonë ai e gjeti atë -të gozhduar me kokë teposhtë në një pemë , me fyt të prerë .
Kështu tregon Mirko dhe citon shokun e tij Zoranin , përsërit fjalë për fjalë në mënyë monotone atë që kishte thënë ai dikur në verë.. Dhe siç e thotë ai tani , është sikur ai qelebron një liturgji .
” Një luftëtar duhet të gjitha të i durojë . Ai duhet të jetë i fortë . Ai nuk duhet të qajë . , Ai duhet të jetë një luftëtar . Ndjenjat nuk llogariten këtu . ”
Një ditë pasi Mirko kishte varrosur shokun e tij Josipin në tokë e shenjtë të Kosovës , ai ne rrugën nga Peja për në Deçan,nga nje kolonë e refugjatëve i zgjedh dy burra. Një të vjetër dhe një të ri. Ata janë “Schiptari” të pa armatosur .. Mirko i dërgon në mal dhe i pretë në fyt.. Kështu ai e tregon këtë rasësisht tre muaj më vonë .
Toka . Shenjtëria . vdekja dhe të vdekurit. Ato ngjallin neveri, dhe për herë të parë duket se ndjejnë një detyrim për tu justifikuar . Ndrrohen rolet , dhe ata fillojnë të pyesin me kundër pyetje , qëtingllon për mirëkuptim .
” Ti dhe unë , kemi të njëjtën moshë , ” thotë Zorani . ” Si do të silleshe ti kur je i rritur dhe je i kërcnuar vazhdimisht.? Motra juaj është përdhunuar . Bija jote . Ti nuk mundesh te dalësh në rrugë pa armë, bagëtia juaj është vjedhur , shtëpinë tuaj ta kan djegur. , Ju keni shpërthyer si barbarë . Ata kishin të gjitha të drejtat , më shumë se ne serbët .
” Unë nuk mund ta imagjinoj unë nuk jam rritur keshtu . ”
” Unë jam duke pritur për përgjigjen tuaj . Kjo nuk ëshët përgjigje . ” Ata presin në heshtje në një atmosferë , të tensionuar , gati padurueshem.
” Unë jam duke pritur për përgjigjen tuaj . ”
” Unë nuk kam asnjë përgjigje.
” at’here unë them këtë për ju : Ju do ti vrisnit ata të gjithë, dhe unë kët e. kam bërë , Por unë do t’ju them edhe diçka. Unë kam vrarë shumë pak. ”
Milani, mësuesi , duke qëndruar në portën e shtëpisë në fermën e tij të vjetër . Një njeri i trashe dhe i rëndë , me fytyrë autentike fshatari. Ai i dëgjon të rinjët dhe jep shenjë..Eshtë bërë vonë , dhe Dunja ka shtruar tryezën . Ushqimi është shtruar , dhe ndërsa ajo derdh verë dhe raki kumbulle ,ajo fletë se si një natë më parë atje poshtë në Kosovë ,nga shqiptarët është përdhunuar një grua dhe vrarë . Gruaja ishte një serbe . Shtatëdhjetë e tre vjeç . ” Ata janë kafshë, ” tha Dunja. Njerëzit ulen në heshtje rreth tavolinës.
Mirko ka dëgjuar Dunjën në ,heshtje dhe pa lëvizur , dhe pastaj ai shikoi gjatë në muzg . Nga kopsht nën bli ka një pamje panoramike të Shumadisë. Mbi kodrat , pyjet , livadhet dhe kullotat . Një peisazh i qetë. Burrat pin në heshtje dhe me qëllim raki nga kumbullat e tyre , Dunja ndërsa ledhaton butësisht mbi kokën e Milanit.
“Asnjë nga ne nuk ishte kriminel, asnjë prej nesh nuk do të jetë kurrë. Unë kurrë atëherë nuk kam vrarë fëmijët në Kosovë. Në qoftë se unë shkoi poshtë herën tjetër, unë nuk do të bëj asnjë dallim, unë s’do ta lë. as kënd të gjallë,” thotë Mirko në qetësi.
Krejt qetas i relaksuar, i rrethuar nga miqtë Mirko thote: “Unë do të kthehem.”
Dergoi për botim: Gjin Musa