Vitet e fundit njihet si kryetari i një lëvizjeje popullore në Shqipëri, që ka startuar katër vite më parë, me emrin “Lëvizja për Drejtësi e Shqipëtarëve”. Dikush e njeh prej më shumë se dhjetë librave të tij të botuara me letërsi, refleksione e publiçistikë. Dikush e ka parë Astritin si mësues, officer e dikush tjetër si njeri të thjeshtë e punëtor, “biznesmen” e politikan. Po kush është realisht Ai, që në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen me kopertinën e librit të tij të fundit “Një zë që vëngon”?
Për këtë iu drejtova me disa pyetje, që i priti me dashamirësi dhe kënaqësi të veçantë.
Z. Kosturi, na thoni diçka rreth vendlindjes dhe origjinës tuaj, nëse mundeni?
Astrit Kosturi: Me kënaqësi dhe ndjehem i nderuar t’u përgjigjem petjeve tuaja! Jam lindur në një fshat të largët të Gramshit, por me histori e kulturë të veçantë, me natyrë të mrekullueshme dhe njerëz të fuqishëm e të mençur. Ky fshat quhet Shënepremte dhe është kufi me Korçën. Ndoshta mardhëniet miësore e tregëtare me Korçën e kanë bërë vendlindjen time të qytetëruar dhe të dallojë nga zonat përreth.
Jam lindur në fund të dhjetorit 1958, pikërisht në natën e ekuinoksit dimëror, që shënohet si nata më e gjatë e vitit. Kalova fëmijërinë deri në moshë trembëdhjetë vjeçare, dhe më pas u largova për të ndjekur studimet në shkollën Pedagogjike të Elbasanit, për mësues. Më pas për të mos e zgjatur shumë këtë pikë të pyetjes tuaj, kam qënë gjithnjë në “udhëtim”, me studime dhe punë njëkohësisht. Për shkak të rrethanave të mia familjare, por dhe prej dëshirës dhe pasionit për studim e punë.
Profesioni që kam dashuruar ishte ai i mësuesit. Akoma nuk më hiqen nga mendja ato ndjesi të bukura kur përpara syve të fëmijëve ndihesha i lumtur, sit ë isha më I dituri, mbrojtësi dhe modeli i tyre. Por, në kërkim të një jete më të mire dhe me hapsira më të gjëra se sa ato që më jepte fshati im, e braktisa këtë profesion, për të vazhduar shkollën ushtarake në degën kimi dhe Fakultetin Bio – Kimi njëkohësisht, si dhe Akademinë Ushtarake, përsëri në degën kimi.
Pra, ju nuk keni mbaruar për letërsi, por shkruani?!…
Astrit Kosturi: Po, kam shkruar qysh herët, që në 8-vjeçare!… Nuk e di si lindi ky passion, por ndoshta nga kërkesat e larta që kishte shkolla e atëhereshme, sidomos Pedagogjikia, për nxënësit e mirë, që i inkurajonte në rrethet jashtëshkollore. Kam shkruar pak poezi fillimisht dhe kryesisht në prozë, tregime e novella, por edhe refleksione e publiçistikë.
Po libri I fundit…?
Astrit Kosturi: Libri i fundit, “Nje zë, që vengon”, është një përmbledhje publiçistike e viteve 2003 – 2013, ndoshta si pasojë e qënies time tepër aktiv, ndaj problemeve sociale, mardhënieve direkte që kam patur me njerëzit dhe pamundësisë për t’i ndihmuar ata. Vetë jeta dhe vështërsitë e saj, në këto vitet e mbas ’90-s, më bindën se shoqëria funksionon djallëzisht, prej disa duarve të dukshme e të padukshme.
“Një zë që vëngon”…!! Është një ofshamë e ardhur pikërisht prej këtyre gjurmëve jetësore, të një udhëtimi të vështirë, nëpërmjet të cilit kam dashur të bëhesha sa më i mirë dhe i vlefshëm për familjen dhe njëherazi, i devotshëm për shoqërinë.
Është një gulç dhe britmë, që vjen prej gjurmëve të humbura të fisit tim, të familjes time, që priti e përcolli aq shumë njerëz në konakun e saj të shtruar me ndershmërinë dhe bujarinë e dy prindërve të mi, prej origjinës dhe atij kodi gjenetik me emrin “Kosturi”, që përbën edhe krenarinë time.
Ju keni ditur të bëni shumë gjëra në jetë: mësuesin, oficerin, shkrimtarin, median, politikanin dhe biznesmenin, që ju e shkruani gjithnjë në thonjëza! Përse?
Astrit Kosturi: Me thënë të drejtën kur disa njerëz më prezantojnë se jam biznesmen, ndjehem i fyer. Nuk më pëlqen të jem biznesmen, sidomos kur Shqipëria është mbushur me bisamenë, që me mekanizma shteti dhe me fonde publike bëhen të fuqishëm dhe të zotë. Për mua ishte një “aksident”, që më duhej të largohesha nga laboratori dhe libri e të përfundoja në rrugë si i papunë. Pra, pas përmbysjes së sistemit në vitet 90, të ashtuquajturat reforma më futën në radhët e ushtrisë së të panunëve. Isha i detyruar të lija studimet e orëve të vona dhe të merresha me biznes!… “Biznes!!…”, D.m.th. të bëhesha hamall, duke blerë në Tiranë mallrat ë ndryshme, për t’i shitur në Gramsh dhe fshatrat e tij. Aspak nuk e kasha për turp të punoja e të ftioja diçka në këtë rrugë të panjohur ku qëllimi ishte punësimi për t’u ushqyer! Por, kur ata që na vranë ëndërrat intelektuale, duke të hedhur në rrugë; dhe më pas të quajnë biznesmen, për të parë si objekt gjahu, kjo ishte fyese dhe e dhimbshme.
Kështu, prej këtyre viteve jeta ime mori një drejtim krejt tjetër. Isha nisur drejt një rruge të panjohur, siç ishte biznesi, por që pas disa kohësh më bëri me disa para’. Njëkohësisht më solli dhe frustum, pakënaqësi e makth, për faktin se humba investimin e bërë për shumë vite në karrierën intelektuale. Nga i gjithë ky fatalitet, nga kjo situatë e krijuar, nxora një mësim të madh, që ndoshta ju vlen dhe të rinjëve: Me vullnet e përkushtim mund të arrihet çdo sukses, edhe në biznes!
Aktualisht, merreni me biznes?…
Astrit Kosturi: E thashë edhe më lartë, biznesi ishte një aksident për mua, që zgjati gati dhjetë vjet. Kam që prej vitit 2000, që kam hequr dorë, duke lënë familjarët e mi (gruan dhe dy fëmijët) të meren me të, dhe jo me punë shteti, për të qënë më të lirë e më të pavarur, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Për të mos patur asnjë pikë takimi me faturat dhe listëpagesat e shtetit. Jam i kënaqur me punën e tyre, pasi emri “Kosturi” është bërë tepër i njohur dhe aktiviteti I pagëzuar me këtë emër, ka mbetur si pikë referimi për qytetarët e Gramshit.
Pra, kuptoj se ju keni ndërtuar një komoditet familjar, por dëshironi të bëni të tillë edhe shoqërinë shqiptare!
Astrit Kosturi: Ndoshta nuk do ta quaja komoditet familjar, pasi ata vuajnë çdo ditë, por edhe unë gjithashtu vuaj duke mos i ndihmuar fare familjarët e mi, për arsyet e angazhimit tim publik, që mbështetet gjithnjë tek financat familjare. Me ç’ka bëj, nuk pretendoj se po ndërtoj komoditetin e shoqërisë shqiptare, por përpiqem të bëj atë që dua dhe besoj, që dhe shoqëria të jetojë normalitetin dhe humanitetin e domosdoshëm.
Pra, kjo eshte Jeta ime, ku në themel janë pasioni dhe përkushtimi!…Një Jetë e ngritur mundimshëm dhe me shumë vështërsi e peripeci, pengesa e sfida, në arsimimin dhe karrierën time intelektuale, por vetëm me vullnet, punë dhe djersë, pa kurrëfarë mekanizmash shteti apo ndërhyrje miqësh!
Kthehemi sërish tek letërsia! Ju jeni për letërsinë e angazhuar, që shkrimtari të jetë aktiv në denoncimin e së keqes dhe ndërtimin e sistemit të vlerave?
Astrit Kosturi: As më shumë dhe as më pak, përpiqem të bëj atë që kanë bërë shkrimtarët e tjerë kudo në botë, kur shoqëritë e tyre vuanin, siç vuajnë shqiptarët sot. Pra, unë mendoj se shkrimtari dhe letërsia duhet të jenë të angazhuara, të jenë në ballë të epokës. Gjithë ky regres shpirtëror që ka pësuar shoqëria shqiptare në këto njëzet e katër vjet tranzicion, ka ndodhur dhe për faj të shkrimtarëve, të intelektualëve, të elitës kombëtare që nuk kanë qenë në ballë të aksionit për progres të gjithanshëm të shoqërisë shqiptare.
Dhe për këtë kaluat në politikë. Ku kërkoni të arrini me nismën tuaj politike, me “Lëvizjen për Drejtësi të Shqiptarëve”?
Astrit Kosturi: Letërsia është një mundësi që i ofrohet shkrimtarit për të bërë luftën e tij të radhës për drejtësi dhe progres por kjo nuk mjafton. Politika është e lidhur drejtpërsëdrejti me fatet e njeriut dhe të kohës së tij. Për fat të keq, politika jonë, në vend që të ndikojë në frenimin e këtij regresi të rëndë shpirtëror, këtij kolapsi moral e degradimi social, iu ka paraprirë atyre, për interesat e saj dritëshkurtëra. Në fakt, arsyeja më madhore që unë kam tentuar dhe tentoj të hyjë fuqishëm në politikë, është dhimbja që kam për shkatërrimin e shpirtit njerëzor në këtë epokë shfryrjesh instinktive, ku e keqja brenda nesh ka dalë në sipërfaqe dhe ka vërshuar jashtë, në jetën sociale, ekonomike, politike të vendit tonë.
Prej këtij angazhimi të përditshëm dhe prej disa vitesh, janë bashkuar mjaftë njerëz të pastër e dinjitozë, dhe mendoj se gjatë rrugës do të ketë edhe shumë të tjerë, që do të bëhen pjesë e Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve (LDSH), siç dhe ka ndodhur deri tani.
Si ndjehesh prej vlerësimeve që të bëjnë miqtë dhe kolegët e tut ë politikës apo letrsisë?
Astrit Kosturi: Së pari politikanët, kjo klasë politike e këtyre 24 viteve nuk të vlerëson, port ë bën qejfin, kur u duhesh. Ata zotërojnë mjeshtrisht, artin e hipokrizisë. Ata që më vlerësojnë janë të ngjashmit, njerëzit e thjeshtë dhe kolegët shkrimtarë e poetë. Vlerësimet e tyre janë një motiv më shumë, janë një obligim që më lind së brendshmi dhe kërkon të bëhem vërtetë ashtu siç ata e dinë se jam. Për shembull, poetja Fatime Kulli, thotë se unë shkruaj … “me gjuhën e qartësisë, me gjuhën e së vërtetës, me gjuhën e “rebelimit” qytetar, si një Selman Rruzhdie shqiptar”. Një poet tjetër, Spasse Thanasi thotë: “Ai bën me fjalën e vet të ndërgjegjshme, të lëkunden muret e politikës shqipëtare dhe bëhet misionar në luftën kundër varfërisë sociale, fenomeneve të prostitucionit dhe abuzimeve me drogën”. Etj. Etj. Vlerësime që më bëjnë të jem i palodhur dhe i pandalshëm në rrugën që ata më shtrojnë, si një pritshmëri dhe risi për jetën social – politike në Shqipëri.
Urime z. Astrit Kosturi dhe uroj të takohemi sërish me Ju, me një intervistë më të gjërë e më të detajuar!
Astrit Kosturi: Faleminderit, Juve për vëmendjen që treguat ndaj përpjekjeve të mia, duke u ndjerë akoma më i obliguar, për t’a çuar më tej këtë rrugënisje popullore dhe humane për një shoqëri më të drejtë më të barabartë dhe me dinjitet njerëzor e kombëtar!
Intervistoi: Gjin Musa







