Kush është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje

0
78

Albin Kurti

17.04.2010

KOSOVE – Albin Kurti eshte lindur me 24 Mars te vitit 1975 ne Prishtine. Shkollen fillore (1981-1989) dhe shkollen e mesme (1989-1993) perfundoi ne Prishtine me rezultate shembullore. Ne vitin akademik 1993/94, Albin Kurti, filloi studimet dhe i kreu ato prane Fakultetit te Elektroteknikes ne Universitetin e Prishtines…

Ne Gusht te vitit 1997, Albini hyri ne Unionin e Pavarur te studenteve te Universitetit te Prishtines si anetar i kryesise se Unionit me detyre per marredheniet me jashte. Albini ishte gjithashtu njeri nder organizatoret e protestave paqesore te studenteve te UP per lirimin e objekteve shkollore, te cilet mbaheshin nga profesoret dhe studentet serbe.

Albini se bashku me kryesine e UPSUP organizuan protesta paqesore te studenteve me 1 tetor 1997, 29 tetor 1999, 30 dhjetor 1997 dhe 13 mars 1998. Gjate kesaj kohe ishte ftuar ne disa takime ne Uashington DC, New York, Bruksel, Kopenhagen dhe ne Parlamentin Evropian ne Strasburg me qellim informimin e komunitetit boteror rreth kerkeses se ARSYESHME te studenteve.

Albini, gjithashtu eshte takuar edhe me personalitete te larta te politikes se jashtme boterore si Robin Cook (ish-minister i jashtem i Britanise se Madhe), Kluas Kinkel (ish-minister i jashtem i Gjermanise), Huber Vedrine (minister i jashtem i Frances), Rober Gelbard (ish-perfaqesues special i Presidenti Klinton per Ballkanin) dhe me ambasadoret dhe perfaqesuesit e ambasadave te vendeve perendimore te cilet ishin te akredituara ne Beograd.

Ne Gusht te vitit 1999, Albini filloi te punoje ne zyren e perfaqesuesit politik te UCK-se, Adem Demacit, ku sherbente si perkthyes. Ne fillim te Marsit te vitit 1999, Albini nderpreu te gjitha aktivitetet ne UPSUP dhe prane zyres se Perfaqesuesit politik te UCK-se per te vazhduar studimet e tij ne universitet. Gjate fushates se bombardimeve te NATO-s, Albini mbeti (qendroi) ne Prishtine, kur policia serbe e arrestoi ate me 27 prill 1999 dhe deri me 1 Maj eshte mbajtur ne burgun e Prishtines. Me 2 Maj eshte transferuar ne burgun e Lipjanit ku ai qendroi deri me 10 qershor. Gjate kesaj kohe eshte torturuar barbarisht. Albini eshte akuzuar per takimin me Richard Holbrooke (ku ne fakt, Albini kurre nuk e ka takuar) dhe takimin me Christopher Hill.

Me 10 qershor, Albini dhe shume shqiptare te tjere te burgosur jane transferuar nga burgu i Lypjanit (Kosove) ne burgjet serbe. Me 12 Qershor Komiteti nderkombetar i Kryqit te Kuq informon qe Albini mbahet ne burgun e Pozharevcit. Ne Gjykaten e Qarkut ne Nish, e cila e ka marre kompetencen e Gjykates se Qarkut ne Prishtine, ishte mbajtur gjykimi kunder Albin Kurtit, njerit prej udheheqesve te studenteve shqiptare, i cili ishte burgosur me 27 prill te vitit 1999 ne Prishtine.

Ne fillim te gjykimit, Albin Kurti ka deklaruar se eshte shtetas i Republikes se Kosoves, se nuk e pranon kete gjykate, por vetem gjykaten e popullit te vet, se nuk do te pergjigjet ne pyetjet e gjykates dhe se refuzon avokatin.

Ne aktakuze theksohet se Albin Kurti “gjate vitit 1998, ka marre pjese ne krijimin e bandes, e cila ka qene ne perberje te Ushtrise Clirimtare te Kosoves” dhe se ka marre pjese ne “negociatat per kembimin e policeve ne Dragobil e Likoc”, se ka “qene anetar ilegal i Kryesise se Unionit te Pavarur te Studenteve te Universitetit te Prishtines” dhe “sekretar i perfaqesuesit politik te UCK-se – Adem Demacit”.

Gjate ketij procesi gjyqesor, Albin Kurti, midis te tjerash, ka thene se si anetar i Kryesise se Unionit te Pavarur te Studenteve dhe si kryetar i Komisionit per Bashkepunim Nderkombetar te ketij Unioni ka organizuar demonstratat e studenteve, “qe kishin per synim pavaresine e Kosoves dhe marrjen e Universitetit, si dhe kthimin e studenteve dhe profesoreve shqiptare”.
Sipas fjaleve te Albinit, qellimi i demonstratave ka qene “pavaresia e Kosoves dhe lufta kunder regjimit serb, i cili me forca policore e ka pushtuar Kosoven dhe ka ushtruar dhune ndaj shqiptareve”.

Albin Kurti po ashtu ka deklaruar para gjykates se eshte e vertete se ka qene sekretar i perfaqesuesit politik te UCK-se – Adem Demacit, dhe se kete e ka bere per shkak te admirimit dhe respektit ndaj tij dhe per ta perkrahur dhe paraqitur politiken e UCK-se” per realizimin e qellimit te shenjte – Pavaresise se Kosoves dhe clirimit te shqiptareve nga regjimi okupues fashist i Sllobodan Milloshevicit. Albin Kurti u denua me 15 vjet dhe pas ardhjes se Koshtunices ne pushtet u lirua…

Me 10 shkurt te ketij viti u paraburgos nga njesite speciale te SHPK-se dhe UNMIK-ut per demonstratat e te Levizjes vetevendosje…

Lëvizja “Vetëvendosje”
Realizimi i vetevendosjes nenkupton ikjen e administrates se UNMIK-ut nga Kosova. Prezenca nderkombetare ne vendin tone (perpos perfaqesive diplomatike) te jete e reduktueshme ne ca mekanizma te domosdoshem per monitorimin e te drejtave te pakicave.

Vetevendosja eshte themeli i statusit te qytetarit. Nderkaq, dokumenti bazik ne te cilin gjen mbeshtetjen e plote administrimi i Kosoves (Rezoluta 1244), secilin individ e trajton vetem si banor, status te cilin mund ta gezoje edhe refugjati. Vetevendosja nenkupton si te tille veteshpalljen e Qytetarit. Per vetevendosjen nuk ka zevendesim. Ajo i siguron rrenjet e individit ne proceset politiko-shoqerore. Vetem liria mundeson qe nga bashkesi etnike te behemi bashkesi politike. Qe te jemi vete percaktues te identiteteve tona si qytetare e jo te vecuar e te kategorizuar kolektivisht nga pushteti.

Per vendin tone vetevendosja e brendshme eshte e pavlefshme, nese ajo nuk shoqerohet me vetevendosjen e jashtme. Ne nuk kemi nevoje per sikur institucione, pasi qe cfaresia e tyre nuk eshte ne te njejten kohe e drejte per te vendosur per vete. Cdo bllokim i nevojes se popullit per te qene burim sovraniteti do te manifestohet si rritje e pakenaqesise, si rrezik per riperterirje krizash te vazhdueshme, lufterash te reja. Kosova eshte ceshtje e lirise.Tragjedite e saj, te cilat duke mos mundur te mbesin te izoluara, kane pasur implikime negative edhe ne rajon, jane pasoja te pashmangshme atehere kur nje popull privohet nga liria. Kjo ka ndodhur sa here qe per Kosoven kane vendosur te tjeret, e jo ajo vete.

Dhe, meqe problemi i Kosoves asnjehere nuk eshte zgjidhur kur per te kane vendosur te tjeret, e vecanerisht Serbia, jo liria e vendit tone rregullisht ka nenkuptuar natyren shoviniste dhe hegjemoniste te regjimit ne Serbi. Kushtetuta e vitit ’74 nuk ishte zgjidhje, sepse ajo e linte te hapur mundesine qe Kosova, duke qene me e dobet, te ishte gjithnje e ekspozuar ndaj rrezikut per te qene e shtypur. Ja perse kulminimi i regjimit shtypes te Serbise me shfarosjen e mijera shqiptareve gjate luftes se fundit ne Kosove nuk ishte dicka e rastesishme.

Te rastesishme nuk ishin as lufterat e tjera ne Slloveni, Kroaci dhe Bosnje. Duke u nisur nga parimi se e keqja nuk do te hezitoje te ndodhe sa here qe asaj t’i lihet shtegu celur, jetesimi i lirise ndodh vetem kur te gjitha keto mundesi mbyllen.
Sot e kesaj dite, kur ndryshimet qeveritare ne Serbi edhe pas renies se Miloshevicit jane kryesisht kozmetike dhe aspak kualitative, vetevendosja per Kosoven hap rruge per demokratizimin e pushtetit ne Beograd. Kjo arrihet permes vetevendosjes: pushteti ne Serbi mund te demokratizohet vetem atehere kur ceshtja e Kosoves te mos mbetet problem i ndergjegjes se pushtetareve atje.

Pavaresimi i Kosoves nga Serbia perben edhe emancipimin e Serbise nga Kosova, sepse perben nje goditje te rende per projektet shoviniste, mendesine koloniale dhe nacionalizimin agresiv ne Serbi. Vetevendosja si shkeputje definitive eshte edhe altruizem. Kontribut i pacmueshem per normalizimin e raporteve te acaruara qindravjecare me fqinjet. Garanci per qetesimin e rajonit. Kjo eshte ne interesin e BE-se, ngaqe gjirit te bashkesise se familjeve evropiane mund t’i bashkohen vetem vendet e demokratizuara ne te cilat popujt vendosin vete per fatin e tyre.

Ceshtja e Kosoves nuk mund te zgjidhet duke investuar ne demokratizimin e pushtetit ne Beograd. Problemi zgjidhet jo atehere kur synohet ndryshimi i opinionit te brendshem serb per Kosoven, por atehere kur Kosova pushon se qeni objekt i ketij opinioni. Perpjekjet per ta pare kete zgjidhje si pjese te nderrimit te elitave politike serbe ne pushtet, jane te gjykuara te deshtojne.

Kur opozita e atehershme akuzonte Miloshevicin per politikat e tij ndaj Kosoves, per ta nuk ishte problem shkelja e te drejtave me themelore njerezore qe po u behej shqiptareve, por keqmenaxhimi i luftes. Kjo opozite e dikurshme, sot eshte ne pushtet. Pse te presim nga ata qe te jene te drejte ndaj vendit tone? Prandaj, zgjidhja ka nje emer: vetevendosje!

Liria kolektive eshte kushti fondamental i lirise individuale. Atehere kur mungon liria kolektive, suksesi i lirise individuale eshte vetem nje ndodhi aksidentale. Efektet progresive te lirise se individit mund te behen dukuri vetem nen ekzistincen totale te lirise se shoqerise. Pikerisht ngaqe vendit tone i mungon liria kolektive, trendi i standardit jetesor te popullit eshte ne renie.

Ne Kosove jane 300.000 te uritur. Kur mungon liria, barazia dhe drejtesia, mungesa e bukes behet e pashmangshme. Pa liri, regresi eshte i garantuar. Jetesimi i te drejtes per vetevendosje nuk eshte garantim i domosdoshem i suksesit, por, gjithsesi – krijim i kushteve per zhvillimin e lire te mundesive. Marrja mbi supe e pergjegjesise qe suksesin ta beje motiv gjakues, deshtimin – mesim permiresues. Vetevendosje, sepse ky eshte minimumi i kompensimit moral per padrejtesine shekullore, represionin e vazhdueshem, shkeljen e panderprere te dinjitetit, qindra mijera dhunime dhe dhjetera mijera vrasje, shkaterrime dhe deme te pergjithshme.

Vetevendosje, sepse asnje populli nuk mund t’i vendosen kushte per lirine e vet. Sepse cdo popull ka te drejte te dekolonizohet; te jete percaktues absolut i kahjeve te zhvillimit te mundesive te veta; i resurseve vetanake ekonomike; i pasurive te veta nentokesore. Te percaktoje lirshem identitetin e tij dhe te kultivoje i papenguar frymen autentike kulturore. Vetevendosje, sepse kjo eshte dicka e natyrshme: eshte gje e pritshme te vendosim ne interes te vetes me shume sec do ta bente kete gje tjeterkush dhe gjithkush tjeter per ne.

Vetevendosje! Pa kusht. Deri ne shkeputje perfundimtare. Deri ne clirimin e plote te vendit.