Ndoc Selimi
Aktori i mirenjohur Robert Ndrenika qe ka luajtur me dhjetra e ndoshta qindra here rolin e Qazim Mulletit te komedia “Prefekti” i autorit Besim Levonja thote: “..Duhet te them se perveç emrit, ai rol ka pak te perbashketa me personazhin historik…ne kete histori qe lidhet me rolin tim te Prefektit, mua me vjen keq dhe me duhet t’u kerkoj falje dy personave; gruas dhe djalit te Qazim Mulletit. Qe te dy ata pane nje kalvar te padrejte vuajtjesh dhe padrejtesishe neper internimet. Me vjen keq per ta, shume me teper se per vete Qazim Mulletin, pasi ai iku ne Itali dhe ata i la ketu…”
Qazim Mulleti u lind ne Tirane me 20 dhjetor 1893. Studimet e para i mori ne Manastir dhe me pas vazhdoi gjimnazin “Zosimea” te Janines dhe me pas kryen studimet e larta ne kolegjin perandorak te Stambollit “Gallata Saraj”me medalje ari. Ai mesoj shume gjuhe te huaja si turqisht, greqisht, gjermanisht, frangjisht, italisht e latinisht. Me 1914 vazhdon studimet ne Vjene ne fushen e dipllomacise ushtarake. Me 1920 merr pjese ne Kongresin e Lushnjes, ku argumenton me force pse duhet te ishte Tirana kryeqyteti i ardheshem i Shqiperise.
Ne shtator te po 1920 – es asht komandant i Forcave vullnetare kunder Serbise. Ne qeverine e Nolit asht prefekt ne Diber dhe pas deshtimit te revolucionit nolian, vendoset ne Vjene. Atje njihet me Hajrijen, (bashkeshorten e ardheshme) e cila ishte emigrante antizogiste ne Austri, qe ne vitet e mevoneshme bashke me te birin Reshitin provon vuajtjen per 45 vjet neper kampet e perqendrimit te Shqiperise.
Ne vitin 1931 Qazim Mulleti do te jete nga njerezit kryesor qe pergatiten atentatin kunder Zogut ne Vjene, qe iu kishte ngarkuar kapiten Azis Camit dhe toger Ndok Gjeloshit.
Me pushtimin fashist Qazim Mulleti kthehet ne Shqiperi, ku kishte nje besnikeri per Italin krejt verbale. Rrehet pas fashizmit sikunder edhe shume kuadro te tjere te asaj kohe duke menduar gjithnje Shqiperine e Madhe te vendosur ne program prej fashizmit.
Si prefekt i Tiranes ishte armik i betuar i komunisteve dhe per kete jep urdher edhe per arrestime te bashkekombasve te vet.. Ai rreshtohet ne barrikaden e gabuar, kur lufta merr kunder idealit te tij dhe kjo i kushtoj shtrenjt. Qazimi do te ikte perseri ne emigracion, por kete radhe per mos t’u kthyer ma kurre. Ai vdes me 28 gusht 1956 ne Rome, ndersa e shoqja vdes e persekutuar dhe e harruar ne vitet 80′ ne Saver. Qazim Mulleti vuan zgjedhjen e gabueme te tij dhe fati e denon pa meshire…