Ndoc Selimi
Karl Gega asht i pari inxhiner ne bote qe projektoi dhe realizoi te paren hekurudhe malore ate te Semmering, e cila pershkon nje prej qafave ma te pa arriteshme alpine, qe u inagurua me 1854 dhe sot ban pjese ne mbrojtjen boterore te Unesco.
Karl Gega u lind me 10 janar 1802 ne Venezia nga prinder me origjine shqiptare Antonio e Anna Gega.Te paret e tij ishin larguar nga Shkodra shume shpejt pas pushtimit turk dhe qene vendosur ne Perast prane Kotorrit duke kriju nje emen te madh ne marinen e ketij vendi dhe me vone ne Venezia.Dokumenti i gjetur rastesisht i perket vitit 1739 dhe ban fjale per kete familje dhe linjen e Gegeve,qe fillon me Gjergj Gegen e vazhdon me Kristoforin (oficer marine ne venedik).
Edhe i biri i Kristoforit Gasperi u ba marinar e arriti graden kolonel. I biri i kolonelit Gasper, Antonio asht babai i Karlit. Karli vazhdon shkollen ne Venezia dhe universitetin ne Padova. Ishte shume i dhene ne materien e matematikes dhe vizatimit. Diplomohet inxhinier kur ishte ne moshen vetem 17 vjeç. Me 1833 ishte inxhinier i klasit pare ne zyren e konstruksionit ne Venezia . Me 1836 e gjejme kryetar per ndertimin e hekurudhes “Kaiser Ferdinand Nordbahn” dhe kishte ne vartesi mbi 14 000 persona. Me 1842 bahet fjale per nje ndertim te jashtezakonshem, te cilin Anglia e kishte refuzu ne menyre kategorike.
Bahet fjale per ndertimin e hekurudhes malore te Semmering – ut, te cilen e merr persiper inxhinier Karl Gega. Me 1848 fillojne punimet, por puna e Geges u vu nen kercnimin e sabotazheve e kercnimeve, ku vete ai i shpetoi nje atentati. Ndertimi i hekurudhes kerkonte kapercimin e nje qafe e per kete pendenca kishte nje rritje me 5 deri 25 per mije qe do te vazhdohej deri ne 41 km. qe te arrinte lartesine 895 m. Me 1851 hekurudha mbaroi, por shtypi dhe opinioni u kundervu se nji lokomotive e zakoneshme nuk e terheq, e per kete duhej nje motrice shtese, por inxhinieri argumentoi se nje lokomotive e zakonshme asht ne gjendje ta terheqe vagonat pa asnje veshtiresi, bile edhe duke ndaluar e pa nevojen e hedhjes se ranes mbi shina, teze e cila u vertetua plotesisht ne praktike.
Per famen dhe zotesine e tij, secili shtet donte ta faturonte per vehte, ashtu si Skenderbeun, Nane Terezen, A. Moisiun etj, por sot fale dokumentacionit dhe nje studimi mjaft te hollesishem te bere nga biografi Wolfgang Straub ne librin e tij me 2004 me titull “Carl Ritter von Ghega” del ne menyre te hollesishme prejardhja shqiptare. Karl Gega reshtohet sot krahas personaliteteve ma te medhenj austriake si Mozart, Beethoven, Shubert, Brahms etj.