Kur të e jetë e bashkuar Kosova, Çamëria e Shqipëria!

0
109

Do t’ju them me fat Pavarësia!

Nga Asllan Dibrani

28 Nëntor 1912 një akt historik
ngrehu lart krenarinë e shqiptarëve
dëshmoj historinë dhe dinjitet
rrënoj mite e pushtues grabitqarë!

Ty Vlora heroike të mbeten
jetimet motra jashtë sofrës sate
jashtë trungut tënd mijë vjeçar
nga ziliqar e zullumqar!

Te mbeti bija jote Kosova nën Serbi
Motra e saj Çamëria nën Greqi
Plava, Guci, Ulqin e Malësi nën Mal të zi
Shkup, Tetovë, Strugë e Ohër nën Maqedoni!?…

Duar e zemër të Kosovës, Preshevë,
Bujanovc e Medvegjë prapë nën Serbi
Sanxhak Vranjë Kastrat e Toplicë djegë
kanë shkrumbua vrarë e përndjek

Na kanë rrudhë ngushu territore
ke mbet gjysmake oj tokë arbërore
nga pushtues e mercenarë në Rusi, Greqi e Serbi
për ne është shume mëkat e ligësi!

Mëmë moj mëmë Shqipëri
vet i ke fajet me djelmëri
qe nuk u bashkuat kurrë në histori
me ta kthyer dinjitetin Shqipëri!

Akoma kërkojnë ujera në detin Jon
nuk u ngopen gjak e terror
po bëjnë pazare me tradhtar
kërkojnë Mitrovicën me shqiptarë!

E keni harruar Toplicen dhe gjakun e saj
bijën tonë Çamërinë
si mor maskarenj i thuani kësaj pavarësi
nuk është liri për Shqipëri as nuk mund ti themi Pavarësi!

Mblidhi bijat tua ku të kanë mbet Shqipëri
ke mjaft bija e djelmëri
te kanë ikë në dhe të huaj
mërgimi i ka kapluar por TY s’të kanë harruar!

Në shumë vende të shpërndarë
të masakruar e disa të vrarë,
në Amerikë ,Evropë e Australi
të dalin zot moj mëmë Shqipëri!

Të bashkuar të dalim për në Vlorë
të festojmë këtë një njëqindvjetor
te mos rrimë ma nën terror
te rrojë Shqipëria po në Vlorë !

Me një flamur e një gjuhë
me një gjak e histori
mos këqyrni fe, kanun e prapështi
ju te krishterë, mysliman ortodoks e bejtegjinjë!

Jeni shqiptarë e asgjë tjetër
të festojmë o vëllezër për një Shqipëri
Kur t’bashkohem te gjithë se bashku
t’ja kthej nderin mëmës Shqipëri, me Kosovë e Çamëri!

Do t’ju them: Me fat kjo Pavarësi!

Babai nën barrën e moshës
kujtonte ngjyrën kuq e zi

Shkruan Asllan Dibrani

Babai im nën barrën e moshës
Kuvendonte e
Me kërshëri kujtoj kujdesin e tij
Qe kish ndaj flamurit kuq e zi
Ndaj plakut të Vlorës heroike
Trim,patriot e i familjes kreshnike
Ai vuri duart e tij bujare të tryezës
zgjaste gishtin në fotografinë e kuvendit të Vlorës
Pastaj ai thoshte;
Aty u vendos fati i Shqipërisë
Aty thoshte u be drita e ardhmërisë
Aty filloj valëvitja e flamurit për Arbërinë
Edhe dielli rrezonte Shqipërinë
Aty u bashkuan me fjalën LIRI
Sollën ditën e madhe për Pavarësi!
Sot gëzohet toka shqiptare
ngroh dhe frymon si kurrë me parë
Shqiponjat fluturojnë ne qiellin e kaltërsisë
Festojmë ditën e Pavarësisë!
Sot kujtoj babën atë burrë me plis të bardh
Me pak shkollë e një burrë bujar
Ishte i mençur e atdhetar
Gjykonte shumë pseodoshqiptarë
Qe nuk e dinë çdo të thotë Pavarësi
Se çka është flamuri kuq e zi
Te qofte babë dheu i lehtë në atë botë
Qe na mësove për shume mot
Si ta duam ardhmërinë
Qe ta ruajmë Shqipërinë
T’i pavarësojmë Kosovë e Çamëri
Ti bashkojmë Shkup, Preshevë, Plavë e Guci
Bashkë të jemi në një Shqipëri!

Qershor 2012, Shtutgard