Kur shumica e shqiptarëve u islamizuan, në veçanti në Kosovë, atëherë shpëtuan

0
24

MEXHID YVEJSI (Gjakovë)

Ne shkrimin me titull “Orientalizmi dhe shqiptarët” te publikuar ne facebook MEXHID YVEJSI (Gjakovë) thote se shqiptaret shpetuan te beheshin sllav nga arabet qe i muslimanizuen. Kur shumica e shqiptarëve u islamizuan, në veçanti në Kosovë, atëherë shpëtuan. Shpëtuan sepse nuk u sllavizuan, nuk u asimiluan, nuk u faruam… –

Me poshte vazhdon: Ju e keni fenë tuaj, ne e kemi fenë tonë. Atdheun e kemi të përbashkët, por, siç thoshte Xhuzepe Mazzini, Atdheu nuk është hapësirë tokësore, është ideja që lartësohet mbi të. Mbi të e mbi të gjitha, Zotin e kemi të përbashkët. Ai është Krijues. Krijues i Harmonisë, Burim i Dashurisë. Me dashuri, në harmoni, e kuptojmë zemrën e njëri-tjetrit, të tjerëve, që të shërbejmë, jo të urrejmë. “Nuk duhet të trembëmi nga e vërteta e vetes sonë.”

Ky argumenti se “Kur shumica e shqiptarëve u islamizuan, në veçanti në Kosovë, atëherë shpëtuan. Shpëtuan sepse nuk u sllavizuan, nuk u asimiluan, nuk u faruam… ” asht nje shtrembrim i historise, sepse shqiptaret nuk u islamizuan sepse turqit bane nji plebishit nder shqiptar per te zgjedhe vullnetarisht dhe te lire nje nga te dyja, ose sllavizimin ose islamizimin/turqizimin. Turqit i pushtuen, i masakruen, i grabiten, i robnuen shqitaret dhe ua imponuen botkuptimin e tyne duke ua ndrrue bindjen me dhune, duke u imponue me dhune te ndrrojne besim nga kristjan ne musliman. Per ma teper u imponuen ligjin islam te sheriatit simbas te cilit kush e do ta lane islamin do te vritet.

E ku eshte ketu shpetimi i shqiptarve, qe u islamizuene ?!?! Ku asht ketu “Krijues i Harmonisë, Burim i Dashurisë. Me dashuri, në harmoni, e kuptojmë zemrën e njëri-tjetrit, të tjerëve, që të shërbejmë, jo të urrejmë.

( Fotoja me siper eshte fotoja qe Mexhid Yvejsi ia ka bashkangjitur shkrimit te vet per te treguar se kush i shpetoi shqiptaret. )

Marre nga gazeta e rè http://albeuropa.com/?p=160