Dr. Zef Mulaj
KUR FJALA
Fjala matet,
ndryshe bien si lisi i vjeter.
Horizonti pasqyrë e thyer
me grushta hijesh.
Kur fjalet i merr era,
brenda trupit qelizor
varros mendimin.
Nën stuhin acide
lahet fjala,
vret… e thyen…
Në sheshe viktimash nuk
matet: Grushtojnë hijet,
ikjet ndihen larg.
Luten dy poleve
Ndezur, ozon helme
shkarkojnë.
Kur matet fjala
Vezullon qielli:
shirat acide thahen…..
ikun hijet në shtegtim.