Kur emrin ta japin veprat

0
36

Gjin Musa

Me piktorin Idriz Berisha
Kisha lexuar, po edhe kisha marre informacion per kete piktor me emer nga Doberdoli i Klines, me kishte folur me shum pasion kusherira ime Dukate Bregu, ku rastesia i kishte njohur familjarisht ne plazhin e bukur te Velipojes.
Po kushe eshte piktori Idriz Berisha? Sa i njohur dhei vleresuar eshte nga opinjoni publik dhe gazetareske ne Kosovë dhe jashte saj?

IDRIZ BERISHA
U lind në Doberdol të Klinës me 1953
Shkollën e mesme të artit e kreu në Pejë [1972],ndërsa Akademinë e Arteve në Prishtinë 1982.
Nga vitet e 80-ta përfshihet në rrjedhat e artit figurativ të Kosovës si anëtar i SHAFAK,ku rregullisht merr pjesë në të gjitha ekspozitat që organizon ky asociacion brenda dhe jashtë vendi. Rreth 30 vjet punoj prof. i artit në disa shkolla të Malishevës dhe në shkollat e Klinës.
Në vitet 1997-98 punoj në Këshillin Komunal të Arsimit-këshilltar për kulturë ndërsa gjatë luftës ishte i angazhuar në UÇK me punë profesionale.


Nga qershori 1999 punon në Drejtorinë e kulturës në Klinë.
Gjatë karrierës u angazhua me mjaft sukses ne rrjedhat e kulturës në Klinë,në hapësirat shqiptare dhe në shumë qytete te Evropës përmes ekspozitave dhe Manifestimeve tjera letrare. Pos pikturës,merret edhe me poezi .Ka botuar dy përmbledhje me poezi;
– BINDI I DHEUT –poezi 2012 ,botoj Klubi i shkrimtarëve ,,Vorea Ujko’’dhe UDHËTIM MES DY DRINASH -poezi ,botoj Ksh.,,Vorea Ujko’’-Kline.
Ndërsa ky është libri i tij i tretë me poezi.
Punoj ilustrime librash dhe me dhjetëra skenografi dramash,festivalesh e koncertesh si dhe mori pjesë ne disa koloni artistesh ne hapësirat shqiptare; Bogë –Rugovë Mitrovicë,Prishtinë,Lugina e Valbonës etj.


Ka një mori shpërblimesh për pikturë ;SHPERRBLIMI
– SALLONI I NËNTORIT –SHAFAK, Prishtine 2012,
PIKTOR I VITIT 2013 nga LNSH PEGASI ALBANIJA,
CMIMI SPECIAL nga GLOBAL ART 2,Kosova Art,
ÇMIMI,,AGIM RAMADANI ‘’, ne ekspozitën e përbashkët-QK.Curih ,CH.etj
MENDIME E TJERËVE PËR KRIJIMTARINË ARTISTIKE TE PIKTORIT IDRIZ BERISHA
Prend Buzhala;…krijuesit ia dogji pikturat armiku,por jo edhe frymëzimet…
Idriz Berisha është njeri ndër krijuesit tanë,i cili e ka ruajtur të pandërprerë komunikimin figurativ me publikun artdashës… Krijuesi nuk ka mundur ta anashkalojë kobin e tragjikën e rëndë të njeriut tonë me gjurmët traumatike te luftes. Figurativisht, dorëshkrimi artistik-piktural i Berishës ligjëron për këto travaja e akthe, për furtunat e luftës. Si një kredo e artistit, aty shquhen edhe nënshtresat artistike të shpalimit të epopesë së luftës, të triumfit e të ecjes vertikale e krenare të këtij populli.
Kështu ciklet e reja “Loja”, “Varret e krushqive”, “ Gurëzim”, përmes kompozicionit të rregullt krijojnë një refleksion modern.
Në kujtesën e piktorit është ruajt I gjallë indi I kohëve qe kaluam,ind qe e gjënë formësimin e transfigurimin e vet estetik në pikturë…
Dr.Hivzi Muharremi;…Idriz Berisha qe nga vitet 80’të përfshihet në rrjedhat dhe tendencat zhvillimore të arteve figurative në Kosovë. Ai përdor tituj të përbashkët metaforik qe shpesh na kthejnë në histori tek fatet e këtij etnikumi qe si flluskat e bardha të Drinit plak,shprishen nëpër botë…
Mustafa Ferizi; …veprat artistike të Berishës,paraqesin shqetësime e ankthe gjeneza e të cilave gjendet në zezonën nëpër të cilën kaloj e u katandis populli shqiptar. Idrizi aplikon akorde të shpirtit estetik,botes sensitive, me ngjyra te çiltra brufulluese qe shprehin makth,agoni por dhe shpresë…
Mr. Nebih Muriqi;…në shikim të pare pikturat e Berishës lëne përshtypjen e qasjes abstrakte,por kur ato shikohen më afër,vërehen mori figurash njerëzore në lëvizje dramatike,në një transformim kompozicional me dritëhije,ritëm e kolorit si dhe katrahura,rrugët jetësore-luftarake te tyre,peripecitë,,rezistenca,sakrifica,heroizmi,dhuna. Ky piktor me përvojë arrin ti bashkoj në një tërësi unike figurative te gjitha këto e ky është çelësi i çështjes,thelbi i pikturës. Shumicën e pikturave Berisha i quan me emërtime të përbashkëta,,Frymë amësie’’,,Gurëzim’’,Rrugëtim i Drinit të bardhë, ,,Meditime’’ etj,e po te shiqohen ë çfarë sheh në përmbajtjen e tyre tematike, zbulojmë ambientin autokton kosovar, etnosin tone, djepin, oxhakun, rrënimet, statujën e fitores si dhe simbole ,metafora e shenja tjera figurative…
Bajram Sefa, Francë … piktorit ,flaka e verdhë e luftës mizore serbe ja mori dhe fali shkrumbit e hirit mbi 300 vepra arti,punë kjo qe nuk kompensohet e as shërohet,ajo meket dhemb e kullon…prezantimi i tij me ciklin e pikturave ,,Simfoni,’’,Gurëzim’’,loja e shqipeve etj. para artdashësve francez është më shumë se aktivitet kulturor,është shpalosje e identitetit tonë para botës së qytetëruar…..faleminderit piktorit Idriz Berisha…
Ndoc Gjetja;…Lezhë…Veprat e artistit kosovar Berisha përbëjnë një simfoni pikturike qe të mbërthen me emocione,qe te shkaktojnë detajet e shumta me një thellësi te fortë filozofike për jetën e njeriun e Kosovës. Tragjedia e e Kosovës në pikturë është dhënë e fokusuar në një kompozicion me ngjyrë qumështore të bardhë si shpresa. Kjo ekspozitë është ngjarje e rrallë kulturore në Lezhë[2002].
Gani Bytyqi, Zvicër,… Arti I Berishës flet përmes simbolesh e figurash si; Nëna, zogu, guri, flaka, qielli, djepi, lumi etj qe bartin tërë peshën e tragjikes e kobit të njeriut tonë të robëruar .por këtë dramë njerëzore piktori e fisnikëron me ngjyra te çiltra….te qiellit blu e me dominim te kontrasteve dhe harmonizim të këndshëm artistik.
Përjetimet personale e kolektive te piktoret artin e tij e bëjnë te qëndrueshëm,fisnik me formë e përmbajtje…Ato i vërejmë si demonstrim të detyrueshëm por cilësor e filozofik.
Artdashës të shumtë francez e shqiptar,vlerësuan lartë opusin krijues te Berishë te prezantuar përmes kësaj ekspozite ne Francë[2011].
Mr. Bislim Aliu; ….andaj shpirtërorja e shprehur në veprën artistike të piktorit Berisha kërkon psikologjinë e krijuesit të talentuar qe flet,rrëfen,fisnikëron dhe emocionon shpirtin e shikuesit përmes një senzibiliteti modern….. Piktura e Idriz Berishës rrezaton këndshëm, dhe përherë bredh rrugës së kërkimit. Ajo ka në vete imazhe të larta si porosi, andaj piktura e tij e ka një sens tejet të lartë të rrëfimit.
Jetish Kadishani; …sot u dogj kulla tipike zëmadhe ,kulla atelie e një piktori qe me decenie punon dhe ruan traditën popullore dhe të artit figurativ .Idrizit po I digjet atelieu dhe 27 vite pune në te e bashkë me mbi 300 krijime arti dhe biblioteka……gusht 1998.
Sejdi Berisha; ….pra piktura e Idrizit bëhet poezi,varg i shprehur bukur,i thellë dhe qe del nga brendia. Ajo paraqet koloritin e jetës, rrugëtimin e njeriut tonë nëpër histori me thurjet e shthurjet të cilat me tragjiken dhe lumturinë ,përbejnë sfondin e përkryer artistik….
Ankthi në pikturë për këngët e vonuara..Porosia e artistit nuk është thjeshtë testament,ajo përshkohet e përcjelljet me shumë atribute. Tjera artistike e filozofike të cilat ndërtojnë dhe prezantojnë tersin kompozicionale. Me këtë formë të pikturuarit,veprat e Berishës bëhen gjurmë historie, ngritën në piedestalin ,,Përtej lartësive’’…
Rexhep Selimi;…në ekspozitën e piktorit tonë Berisha pashë edhe njëherë një copë lufte,pashe një copë lirie dhe një cikël krenarie kombëtare!
Nikollë Lesi-Lezhë,….Ekspozita e z.Berisha në Lezhë solli freski, kolorit dhe një botë të pasur imagjinatave te tij por edhe dramën e madhe të çlirimit të Kosovës Këto punë kanë një trajtim shumë profesional .Do te ishte mirë qe kjo ekspozitë të vinte në Tiranë. Përgëzime!
Mehdi Dushi-Lezhë;…..Vepra artistike e piktorit kosovar Idriz Berisha ,është poezi qe flet.
Mikel Gojani;……piktori Berisha në boten e artit vjen si individualitet krijues me vija e forma here herë te mbërthyera në mistikë të thellë moderne e mjaft interesante..
Ngjyrat,figurat e kompozimi dalin si finalizim i dritës,këngës së re, gurëve mitologjik e arkeologjik. Fragmentet e etnografisë tonë gati të harruar,vijnë përmes rrugëtimit të bardhësive e këngëve te moçme.
Irfan Rama – Lezhë …Ekspozita e Berishës në Lezhë solli emocione ,ajo përshfaqë at dramë të thellë njerëzore te popullit tonë ne fundshekullin 20. Ngjyrat ekspresive kompozicioni mitik, linjat e sakta,koncepti abstrakt modern janë element qe materializojnë talentin e tij.
Ndue Dragusha– Lezhë-….Sot pashë një ekspozitë të Berishës nga Kosova dhe përjetova çaste emociononte tepër të fuqishme përmes koloritit, dramacitetit dhe shpresës për jetë.
Ju lumtë!
Rushit Ramabaja– Në universin figurativ të Idriz Berishës- të viteve të fundit-tragjikja që la lufta e fundit në Kosovë shndërrohet në dritë e frymëzim; monumentalizohet si qëndresë, si krenari dhe më në fund si pishtar i pavdekësisë etnike që shlyen natyrshëm kufijtë e kohës, duke u ngritur në lartësitë e kumtdhënëses së fatit… Berisha ….. Vous etes un grand artist, beaucoup de sensibilite,verite a travers untravail superbe eu coueur et symboles… Artistiquement……….Ambilly-Francë[2011]
Gerhard Fitsh-Zvicer,………….Duke shikuar pikturat e artistit kosovar z.Berisha,futesh në botë ku ballafaqohesh me identitetin e një populli me traditë por edhe me vullnetin e tij për jetë.

Franca Casarini, Itali: piktori Idriz Berisha bashkon në një kompozicion të vetëm dy arketip artistike; at futuriste me vrull dhe shpejtësi brushe dhe at të mistershëm, të atmosferëve shqetësuese syrealiste.