Nga Skënder MULLIQI
Edhe sot, edhe gjithmonë ndikim të njeriu ka pasur religjioni, besimi dhe frika nga Zoti. Ai që e beson tamam Zotin, edhe shumë frenohet ti bën keq dikujt. Ka shumë njerëz në këtë botë që shprehen gjoja besimtarë dhe bëhën mekatarët më të mëdhenj. Është e njohur thënja “Mos ia bëjë të keqën kujt, kur nuk e dëshiron për vete”. Në shumë vende të botës religjoni dhe besimi në Zot kan standarde strikte, dhe dënime drakonike merren nese nuk respektohen. Ai që është besimtarë i vertetë e respeton dhe i përfillë edhe ligjet e shtetit të vet.
Ka shumë raste të moralit dhe ndergjegjës së lartë të cilin njeriu e ka edhe karshi shtetit, dhe nuk i lejon vetetit asnjë llojë marrezie. Se çfarë përsonaliteti do të jetë një njëri shumë mvaret nga edukata familjare, rrethi ku jeton, dhe sa është i zhvilluar dhe demokratik shteti ku jeton etj. Kur njeriu e humb dinjitetin, ndërgjegjen dhe moralin njerëzor, atëherë edhe nuk mund të funksionon më si njeri normal. Pastaj, në ato shtete ku nuk po jetohet mirë, po rekrutohen njerëz me pagesë nga ekstremizmat e ndryshme fetare.
Njëri ekstremziem fetar po e nxitë ektremizin tjeter. Ekstremizmat po veprojnë tmershem për hakmarrje duke mos zgjedhur metoda dhe si zakonisht pre e gjithë kësaj po bien njerëzit krejtë të pafajshem. Paqja botërore pas Luftës së Dytë Botërore mendoj unë po sfidohet pikëriësht nga radikalizmat fetare dhe mos rrënimi përfundimtarë i komunizmit si sistem degradues shoqëror. Komunizmi si sistem diktatorial dhe ekstremizmat fetar të ndryshem për mua janë në të njejtën linjë.
Ekstremizmi fetarë po përdorët fatkeqësisht edhe për arritjën e qëllimeve politike, duke funksionuar sipas asaj së qëllimi e arsyeton mjetin. Ata të cilët po rekrutojnë edhe fëmijë “kamikaz” për qëllime makabre, nuk kan lidhje me fenë, nuk kan lidhje me islamin, janë njerëz të porositur, janë njerëz që jetojnë për ti bërë keq njerëzimit. Janë njerëz të cilët po i përdorin të tjerët .
Të marresh sot jetëra njerëzish të pafajshem, është e tmershme, eshte e pafalshme, është sindrom i njerëzve të shpërlarë nga truri me ideologji fetare të pa qenë. Sulmet vdekjeprurëse serike ne Paris, ku vranë afër 200 përsona dhe me qindra tjerë u plagosën, është plagë që nuk sanohet lehtë. Ajo që kishte ndodhur në sallën e koncerteve Bataclan në Parisë, dhe pamjet filmike qe vinin ishin lemeritëse, ishin pamje që lën gjurmë të pashlyeshme në trurin e njeriut.
Po të mos ishin njerëzit e tillë të cilët nuk kanë lidhje më asgje njerëzore, sigurisht së kurrë kjo botë nuk do të ishte përballuar me luftëra deri të ato botërore. Ngjarjet në Paris do të duhej të analizohen me koka të ftohura, pa prejudikime, të analizohen si raste jo përgjithësuese për të mirën e njerëzimit, për paqën botërore, e cila po sfidohet nga lufta në Siri, dhe nga aktët makabre terroriste. Islami si fe sigurisht së nuk identifikohet me ekstemizmin fetar. Askush me mendje të shëndosh nuk është dhe nuk duhet të jetë indiferent karshi të keqes pa marr parashysh së nga kush vjen ajo.
Toleranca fetare është vlerë e shpirtit të njerëzimit dhe kjo nuk duhet të harrohet nga askush, e as sot, kur populli francezë përjetoi dhembje të madhe , duke ndarë dhembjën bashkë me botën demokratike …Dhashtë Zoti që kurrë më mos të përseriten më tragjeditë e tilla. Po e përfundoi këtë shkrim më fjalët e shkëputura të vajzës nga Afrika e Jugut, Isobel Bowdey e cila kishte arritur ti shpetoi kësaj tragjedie:”…Një çast pashë të ardhme të shkatërruara, familje zemër thyera të kësaj masakre të dhjetra njerëzve të pushkatuar para syve të mi …”.