Kur do të kemi shtet?!

0
28

Gjin Musa

23 vjete tranzicion dhe akoma vazhdojme me fjalen tranzicion, 23 vjet pa shtet, por me qeveri shtet.
Mbaruam nji pale zgjedhje, gjoja ma te mira e ketyre viteve!, se ku e kane te miren une personalishte nuk e shoh!

Zgjedhje pa komision zgjedhore vetem ne Shqiperi ndodh, zgjedhje qe vota blihet e shitet pa ndonji te keqe, vota ku pushteti blene deputet per te mbijetuar, vota qe diku merren me dhunen e pushtetit, vota qe deri me tani nuk na kane dhane shtet.

Ne asnji vend te botes nuk ndodh, siç ka ndodhur, dhe kam frige, se do ndodhi edhe ne te ardhmen, qeveria sundon shtetin, e dhunon sa here qe ja do interesi politik.
Ne keto 23 vjet, njeriu qe ka dominuar politiken Shqiptare, eshte kryeministri ne ikje Sali Berisha

Ky njeri ka nji histori te zymte ne politiken dhe qeverisjen e vendit, nji njeri qe ne te gjithe jeten e tij ka dhunuar ligjin dhe kushtetuten.

Le te kethehemi ne vitet e pluralizmit politik, aty tek vitet ’90-të! Nji dhimje e madhe, te gjithe ata qe themeluen Partin Demokratike ku jane sot? Mbi 400 deputetë te Partis Demokratke ne vite ku jane sot? Dy presidente te dalur nga Partia Demokratike (sot armiq), po nji numer i konsiderueshem ministrash, pse jo kryeministri i pare Aleksander Meksi, te gjithe ne heshtje, ne krye te piramides qendron i perhershemi Sali Ram Berisha (SRB).

Tani qe po i perfundon ditet e qeverisjes, dhe “largimit” perfundimisht nga PD po e shohim z. Sali ne mbledhje te nji pasnjishme me qeveritaret, ngtitje rrogash dhe pensionesh, kur arka eshte e boshatisur, kete e bene nji njeri i dalur jashte kontrollit te logjikes! Çdo rrene e Berishes tashma nuk ecen ma.
Berisha tani po tregohet shume i kujdeseshem per pasardhesin! Nji interesim i frigshem i BERISHES, o me çdo kusht Lulin, o nuk ben ndryshe!!

Berisha tani edhe kur kmunikon, ndihet i trishtuar! Pse ky trishtim? Une besoje se demokratet e vertetë nuk do t’i bimden ma diktatit te Berishes. Forca e tij tani eshte venitur, po na habit nji fare egersie e Lulzim Bashes, e kryebashkiakut me vota te dhunuara dhe te vjedhura po nga Sali Berisha.
Pse ky shqetesim per zgjdhjen e kryetarit te partisë, diçka e mundon Berishen, që po e harron edhe kampionin e notit! Po ky nxitim eshte anti demokratik.

Demokratet Shqiptare duhet te mbledhin orgjentishte kongresin e jashtezakonshem,duhet analizuar shkaqet e humbjes, ata qe kryesuan fushaten dhe dolen te humbur duhet shkarkohen me nji here nga te gjitha funksionet partiake, kongresi duhet te beje nji analize te hollesisheme per situaten e krijuar ne partin demokratke dhe per keqe qeverisjen ne keto tete vjet.

Partia Demokratike do t’i thote stop Sali Berishes, ti e degjenerove partinë, duke blere deputet te braktisur nga Partia Socialiste, ti Sali Berisha je bashkepuntor me Kastriot Islamin që dikur desh ju shtypi kafkat demokrateve, ti Sali Berisha ke thyer çdo norme te demokracisë, e ke bere prone tanen, partia nuk perfaqson familjen Berisha.

Ti Sali Berisha kurre nuke more pushtet te paster,cdo here me poshtersira,deputetet i ke zgjedhur sipase tarafit tane dhe te familjes suaje.
Kjo eshte ajo qe ty po te mundon keto dite,trashigimtari i karriges!….
Pase kesaje karrige fshihen krime te pa shembullta z.Berisha,qe ti kurre nuke i analizove per te nxjerr pergjegjsit tuaja,ti ke qene gjithmon e keqia e partis demokratike,ti ke perdorur kultin e individit sepse nga ajo klase politike ke peardhjen.

Ti me ngjarjet e 97-98 duheje te largoheshe ng politika,sepse ti ishe ai qe i krijove apoi i stimulove skemat piramidale,ku dihet se sa jete njerzishe jane humbur ne keto trazira,ti vetem heshte,kurre nuke more kurajon te beshe transparencen.

Ti Sali Berisha u riktheve ne pushtet mbase marrveshjes Nano-Berisha,jo me voten e popullit,ti kurre partis demokratike nuke i rrefeve te verteten,kushe te kundershtoje qofte edhe nji fjale ti e ndeshkove.
Ti Sali Berisha sodhe ne krye te bashkis Tiran Lulzim Bashen me nji akuze te nji vjedhje jo te vogel,po mbi 250 miljon dollare ne rrugen e kombitti heshte,dhunove drejtesin qe te mos baje drejtesi,sigurishte ketu jane lidhjet tuaja me Lulin dhe klanet familjare, ku ti sote nuke po gjen rehati deri sa ta konfirmoshe si zevendesuesin tane.

Ti Berisha kurre me antaresin e partis demokratike nuke ke qene i hapur,c’do te keqe e ke mbyllur nene hijen e pushtetit,
Ti nuke bere kurre transparenc per ate qe ndolli ne Gerdec,ti di gjithcka per biznezmenin Shqiptaro-Maqedonas qe kelyshet tuaje e masakruan dhe e humben pa shej pa nishan,prandaje shikasit tuaje mbrohen nga ti ne arrati.

Ti kurre nuke bere trasparenc 21 janarin,ku ishe krahe per krah me Lulin kure u dha urdheri i vdekjes.
Sa po kemi mbaruare nji pale zgjedhje te “mira”po le ti pranojme te mira,nji fitore e te majtes qe Berishen e ka tronditur keqe.
Po krejte natyreshem me linde nji pyetje qytetare:do kemi shtet apo pushtet akoma?!!!

E majta Shqiptare me ne krye z.Edi Ramaduhet te jene te ndergjegjshem se sa po te marrin pushtetin ne shtatore duhet bahen ndryshimet kushtetuesue, qe te sigurohet pamvaresia e pushteti gjyqesor,qe prokuroria me nji here te filloje hapjen e dosjeve per ngjarjen e Gerdecit dhe 21 Janarit e nji seri veprash penale tashma te njohura nderkomtarishte dhe te denuara publikishte zvarritjet e deri tanishme nga qeveria Berisha.
Parlamenti i ri duhet te jete bashkepunues me opoziten pamvaresishte numrave, te behet nji here e mire ligje, zgjedhja e presidentit nga populli me voten popullore.

Ne Shqiperi duhet te harrohet blerja e deputeve per te votuar prsidentin qe te jete leve e kryeministrit.
Presidenti peraqeson unitetin e popullit,jo teket e kryeministrit,sice ka ndodhur rendomet ne Shqiperi ne qeverisjet e Berishes.
Qeveria dhe parlamenti i ri duhet te bajne publike te gjitha fondet e shpenzuara pa kriter,tenderat ne rruge korruptive,pasurit marramendese te pushtetareve.

Qeveria e re do perbadhet me nji seri skandalesh financiare neper digastere dhe ministri,si ne financa dhe ne ate te minstris së mbrojtjes ku pazaret e pista tashma duan te ndeshkojne fajtoret.
Ne se qeveria Rama-Meta do vendosin piken mbi i per te bere nji shtet ligjor le ta urojmee ta gezojme te gjithe se bashku.

Koha e tranzicionit duhet te marre funde nji here e mire, duhet te punojme per tu ntegruar ne Europen e bashkuar.
Berisha dhe Berishianet duhet te perbadhen me ligjin, ligji eshte i barabaret per te gjithe.
Shqiperia do nji shtet ligjor dhe demokratik.Lojrat politike te Berishes jane sa te turpsheme aqe edhe te damsheme per Shqiperin dhe Shqiptaret.