Kur dështimet numrohen si suksese!?

0
31

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Nuk u pranuam në UNESKO pas paralajmërimitt aq pompoz dhe euforik nga ana e qeveritarëve tanë. Ky mos pranim shpërfaqi si shumë herë deri me tash pa aftësinë e diplomacisë tonë. Shpërfaqi të gjithë të metat e sistemit. Shpërfaqi dobësit e mëdha karshi politikëbërjes. Shpërfaqi për të saten herë më radhë mashtrimet të cilat iu servuan popullit si të vërteta. Mos pranimi në UNESKO, erdhi edhe si rrjedhojë e trendeve zhvillimore ekonomike shumë të dobëta. Sa e sa lavdata i shikuam dhe dëgjuam gjatë këtyre viteve nga kjo klasë politike, e që në fakt më shumë ishin dështime .Dhe, për çudi të gjitha këto dështime sikur u pinë ujë.

Pse u pinë ujë bie pyetja? U pinë ujë se këta njerëz që po e kalerojnë pushtetin që 16 vite i kanë mësuar mirë dredhitë. Këta abuzuan më paranë publike pa asnjë rrezik së do të ndëshen me ligjin. Në fakt këta u bën vet shteti dhe vet ligji. Kur populli më të drejtë priste ardhmëri më të mirë pas okupimit shumëvjeqarë nga Serbia, nuk doli puna ashtu. Na doli se këta njerëz që erdhën në pushtet nuk janë të zotët për politikën si profesion fisnik, por degraduan sistematikisht çdo vlerë njerëzore, stopuan proceset dhe filluan të dështojnë edhe në planin kombëtar. Të gjitha bisedimet më Serbinë e bënë pa kushte.

Asociacioni i Komunave Serbe me kompetenca vendimarrëse dhe çështja e ndieshme e demarkacionit më Mal të Zi erdhi si pasojë e këtyre dështimeve. Sa e sa afera korruptive shikuam dhe dëgjuam për këto vit pikërisht të shumë qeveritarëve tanë. Dhe, veq sa merreshin në pyetje nga organet e drejtësisë, e prap jo vetëm që ishin të lirë, por ktheheshin në postët e mëparshme të larta që i kishn !!!

Madje, edhe disa prej tyre arritën të largohen nga vendi pa asnjë problem duke iu ikur drejtësisë. Krimi dhe korrupcioni su ndalën kurrë së nuk kishte kush ti ndalë. Edhe ato të arritura që i kemi pasur më shumë janë meritë e miqëve tanë ndërkombëtar, të cilët edhe na ndihmuan që ta fitojmë pavarësinë. Sa e ndihmojmë në vetën për aq na ndihmojnë edhe miqët tanë në botë.

Edhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, deklaroi se Kosova duhet të këtë tjetër qasje karshi Serbisë. Temat e mëdha u qitën deri tash në margjina. Nga këto tema të mëdha nuk mund të iket, së në fakt më të madha tema edhe nuk mund të këtë. Principet e jetës janë racionalja, dhe të gjitha ndodhitë të sqarohen pa prejudikime dhe mashtrime të opinionit të gjerë publik. Kjo i ngjet asaj së po na shkojnë punët për mrekulli, por nuk vlejnë…