“Kur Ahmet Zogu, një injorant, ka sundue për 15 vjet, ne do ta mbajmë më gjatë pushtetin”

0
40

TemA, 20 Korrik 2013

Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për hapjen e kutive në Shkodër dhe Lezhë, gazeta Dita ka botuar një analizë të gjatë të Viktor Malajt për berishizmin.

Duke theksuar se berishizmi nuk ka karakter krahinor dhe as fetar, Malaj thotë se mjafton të shohësh Mesila Dodën, Edi Palokën, Sokol Olldashin, Jozefina Topallin, për të kuptuar se marrëzia dhe maskarallëku janë të imitueshëm.

Malaj shkruan se berishizmi është i ngjashëm me zogizmin, por Berisha nuk ka mundur ta sanksionojë në Kushtetutë pushtetin e përjetshëm.

Ai risjell një shprehje të Berishës në vitin 1992, të cituar nga Frrok Çupi.

“Kur Ahmet Zogu, një injorant, ka sundue për 15 vjet, ne do ta mbajmë më gjatë pushtetin”, shprehej Berisha në atë kohë.

“Të dy e kthyen pluralizmin në farsë dhe përdorën të gjithë intrigat, metodat dhe mjetet që iu lejuan rrethanat që ata të jenë sundimtarë absolutë dhe kundërshtarët politikë të mbeten garnitura që e bën të pranueshme menynë e tyre politike,” shkruan Malaj./ep