Prel Milani
Nga ana doktrinare nuk kam kurrfarë paragjykimi, për as një nga tre besimet më të mëdha (budizmi, islamizmi dhe, kristianizmi). Nga mënyra se si ka vepruar defakto kleri doktrinat e profetëve fatkeqësisht janë përdorë si maskë demagogjike e politikes duke prodhuar luftëra të çendura madje më të shëmtuara se “Lufta ime e Hitlerit”.
Inkuzicioni dhe kryqëzata, kryesisht të thirrura e te bekuara nga Papa, janë nga kapitujt më errtë ë Kishës të bekuara Luftëra të Shenjta, të Romës katolike për rimarrjen e Jerusalemit dhe tokës së shenjtë (veçanërisht faltoret e varrit të shenjtë, dhe vendet e shoqëruara me jetën tokësore të Jezusit) nga myslimanët, por disa nga keto kryqëzat u drejtuan kundër prehve të tjera, siç ishte Kryqëzata e Albigjinisë kundër Katarëve në jug të Francës, Kryqëzata e Veriut dhe kryqëzata e katërt me marrjen e Konstantinopolit. Tmerrësisht gjakatarë ishte dueli dybrirësh mes katolikëve dhe protestanve.
Në fillim të shekullit të katërmbëdhjetë, kur u formua, Shteti Osman ishte një principatë e vogël brenda kufijve të botës islame, ideja lëvizëse e së cilës ishte gazva-lufta e shenjtë kundër “pa feve” të krishterë. Ky shtet i vogël e i parëndësishëm filloi gradualisht t’i nënshtrojë dhe t’i aneksojë ish territoret bizantine në Anadoll dhe në Ballkan. Kurse, më 1517, kur i përvetësoi tokat arabe, u bë shteti më i fuqishëm i botës islame. Gjatë kohës së Sulltan Sulejmanit I (1520-1566), sukseset e pandërprera ushtarake në hapësirën e gjerë prej Evropës së Mesme e deri te Oqeani Indian i dhanë Perandorisë Osmane statusin e fuqisë botëror i cila përdori si mburojë demagogjike të ashtu quajturin “Marshim me ushtë të Islamit”.
Kur kjo Perandori po marshonte po u ndalur për të futur në thundra Azimë dhe Evropën rastësisht në qellin arbëror kaloi një meteorit, që për do kohë ja pengoj turrin deri sa Evropa anarkike dhe përgjumur e ndjeu ulërimën e drithërues të riocenerontit të Anadollit. Pas shuarjes së yllit qendreses arbërorë, ra edhe foleja e fundit e shqipeve të Ballkanit në zgjedhën osmane, duke pësuar fatin më të dhimbshëm se të gjithë popujt e tjerë të këtij rajoni.
Përpara shpatës së rrufeshme osmane, gjoja të bekuar nga allahu por dhe ofiqeve dhe dhuratave ndaj një shtrese sahan-lëpirësish,Shqipëria u shtrua si bari nën kosë. Vetëm ca kukela me gozhup të maleve të leknisë, me sakrifica mbi njerëzore duke provuar të bëjnë një jetë të lirë dhe të egër si anxa në zguer duke qëndruar rroka rroka e gryka gryka me malet. Kisha Katolike Shqiptare nuk do të ekzistonte nëse nuk do të kishte mburojë goxhupët kukelave kërleshana, të maleve të Kanusë.
Në se themi se martiret e vetëm të vërtetë të katolicizmi shqiptare janë 40 klerikët e pushkatuar nga Diktatura Komuniste, është si të ecesh natën në udhën e gjatë të historisë me drita të shkurtra. Këta martir janë bijtë e denjë të kukelëve me gozhup dhe po të mos ishin baballarët e tyre çakçirë bardhë, të shtërnguar në kacature, nuk do të ekzistonte as Kisha shqiptare, as Shkodra si kryeqytet i Katolicizmit, madje as Papa nuk do vinte mik në ketë tokë matriresh kukela malesh, arkaik të shumëvuajtur por fatlum që ruajtën indin evropian të racës sonë të vjetër.
Dërgoi për publikim: Gjin Musa