Kujtesë për qeverinë e Edi Rames, kur do të shpëtojmë nga shoqëria ajrore “Belle Air”?

0
70

Gjin Musa

Ndodhesh ne mjediset e aeroportit nderkombetare te Romes ne Fiumicino, emigrantet Shqiptarë tashma po i drejtohen vendelindjes per te kaluar pushimet verore.
Nji shqetesim i pervjetshem, nji shqetesim qe kurre nuk mori zgjidhje, biletat kushtojne jashte çdo parametri! Vetem ne linjat me Tiranen, pse kjo situatë mbizoteron vetem me Shqiperinë? Nuk kemi shtet apo fijet e korrupsionit punojne ne kete stine pushimesh dhe zakonishte per krishtelindje?

Agjensia ajrore “Belle Air” eshte perfolur prej vitesh qe eshte ne komanden e Shkezen Berishes dhe te Lulzim Bashes! E verteta nuk mori kurre pergjigje.
Te udhtoshe nga Roma per ne SHBA kushton sote ke 500 euro, nga Roma per ne Tiranë nji drejtim shkon deri mbi 170 euro te klasit ekonomik, korrupsion galopante nene drejtimin e pushtetit aktual.

Levizjet e emigranteve Shqiptare ne te gjitha keto vite jane pare rruga ma e mundesheme per fitime marramendese, nji turp per shtetin Shqiptar, te kerkosh te plaçckites njerzit tuaj, duke ju pire gjakun per interesat e pista te familjeve te pushtetit.
Sote jemi ne boten e internetit dhe te informacionit, nuk mundesh te mashtrosh njerzit ne kete menyre djallezore.

Fluturimet jane ne cdo ore ne çdo cepe te Europes dhe te botes, çmimet jane publike, fluturimet me Shqiperin tashma jane bere te frigsheme, nji familje preje 5 personave duhet te punoje nji kohe te mire vetem per te paguar biletat vajtje ardhje, e temerresheme nji mesatare e pa perballuesheme.
Ku eshte shteti Shqiptare qe pake flete dhe interesohet per emigrantet, po ne raste fushatshe kjo agjensi siguron fluturime falase per simpatizanetet e Sali Berishes.

Agjensia ajrore “Belle Air”eshte nder agjensit ma problematike qe kryen aktivitetin e saje ne teritorin Shqiptar.
Orari eshte i levezishem sipase deshires se dodhi basheve te saje,problemet me pasagjeret kjo agjensi i ka te ka heresheme,mose perfillse ndaje pasagjereve dhe aqe ma keqe te nenave me femije te mitur qe presin me ore te tera koridoreve te ajroporteve te Italis dhe te Rinasit,qeveria heshte,kompania ase qe do te ja di,duket hapure se aji qe eshte kapo i ka shpatullat e nxeta nga pushteti ne ikje… te vidhet sa ma shume edhe kete vere te nxete…

Le te bajme nji krahasim: Milano-Londer kushton 40 euro,Fiumicino-Rom-Rinas nji drejtim sote kushtonte nji bilet ekonomike 179.03 euro, nji bilet normale kushtonte 289 euro, pa le klasi pare nuke egsiston ne kete linje ajrore.

Po percidhja nji mikun time e ajroprtin e Fiumicinos tre here levizi orari i nisjes se avionit, njerzit irritoheshin, femijet qanin nga vapa e madhe, askush nuk po shqetesohej, punonjesit e agjensis kishin mbydhur sportelet pasi cekini kishte kohe qe kishte perfunduar, nji pritje e tejzgjatur…

Nji qytetar qe kishte prane vetes bashkeshorten dhe tre femijen mbante ne dore bilietat dhe shfrynte dufin qe e kishte pllakosur, i kame ble me leke gjaku keto bileta dhe ja tani tadhen me ne keta te shoqeris ajrore “Belle Air” i kame paguar sa frengu pulen keto 5 bileta, plot 895.15 euro pluse kamaten e agjensis ajrore, a kune ndonji gazetar qe e nge shqetesimin tone te pervjetshem.

Ne kohen e pushimeve dhe te krishtelindjeve kudo ka ulje cmimesh, oferta qe njerzeve t’u lehtesohet mundesia e udhtimit, per ne Shqiptaret vetem gjobitje, boll qe te pasurohet djali i Berishes dhe Lulzim Basha shfryn nji qytetare qe vapa dhe femija i vogel ne krahe e kishin lodhe jashte mase.
I degjoja dhe me deshprim i thashe vetevetes, ku je o shteti ime?me djeresen e atyre qe punojne me ore te tana per ta fituar kete leke large atdheut, e ne nji dite kure i drejtohet atdheut meme dhunohet me cmime marramendese, ja ku ashte Roma, Milano. Bolonja e Rinasi i atdheut time qe ky udhtim i ngjan nji udhtimi te larget petej oqeaneve, me cmime te kripura sa nuke perballohen.

Kjo tragjedi me agjensin ajrore “Belle Air”ka kohe qe ka filluar,ka vite qe rjepe zhepat e emigranteve Shqiptare kudo ne Itali,ku jane ata deputet e Pd-es qe perpara 23 qershorit afronin fluturime falas vetem per nji vote……kjo eshte drejtesia e shtetit time,te cilit korrupsioni ja mbyllur syte,ja ka ngurtesuar zemren,bolle te pasurohen pushtetaret,populli,populle eshte duron dhe paguan.

Le te jete ky shqetesim nji thirrje per qeverin e Edi Rames, ne presim nga ju z. Kryeminister te nai lehtesoni hallet, t’u veni fre ketyre hajduteve te shperftyruar qe po na pin gjakun.
Do zoti nji dite do shpetojme nga telashet dhe problemet e shoqeris ajrore “Belle Air”