Nga Bekim Rexhepi
Fitou, më herët kishte akuzuar ambasadorin amerikan Christopher Dell, për përzierje të kompetencave dhe si teprim, duke bërë përpjekje për të ndihmuar Kosovën në zgjidhjen e presidentit të Kosovës.
Zoti Dell nuk ia kishte kthyer Fitou , duke mos krijuar kontekste diplomatike në mes të ambasadorëve në Kosovë. Edhe Dell në fillim kishte konvergjenca në lidhje me aktivitetet e “Vetëvendosjes”, në skenën politike, por menjëherë pas një kohe jo të gjatë, vet zoti Dell u gjend në selinë e “W”, duke marrë më direkt opinionet politike të kësaj partie, që në koloritin politik të Kosovës doli e treta.
Fitou, si ambasador francez me përtesë të jashtëzakontë , konvertohet ne ngjarjet politike në veri të Kosovës, ndërsa gjen kohë të atillë sa të gjykoj në mënyrë të paturpshme dhe të mos e teproj (ashtu siç nuk kishte ngurruar ti thoshte dikur ambasadorit amerikan z.Dell, se e kishte tepruar duke u sillë përtej mandatit të tij) me cilësime të tilla ambasadori francez, harron mandatin e tij dhe bëhet pjesë e akuzave të papërgjegjshme, të ati sensacivitetit antishqiptar të shfaqur prej sa kohesh.
Fitou harron ngjarjet në veri, mbyllë sytë dhe fut veshtë në lesh para fashizmit ekstrem të bandave kriminale serbe, të cilët po barrikadojnë , po i betonojnë ato për të mos mundur ti hapin më. Fitou, nuk arrin në veri dhe të shoh se si funksionon në mënyrë më radikale fashizmi serb, nuk shkon tek strukturat paralele në veri për tu thënë atyre se ju me këtë që po bëni jeni fashistë, por merret me disa akte politike qe për qëllim kanë ndaljen e manipulimit të popullit me dokrra derri.
Fitou dhe ministri ( rrahagjoksi ) Rexhepi, bashkërisht duhet të gënjejnë akoma para mediave në Kosovë për standarde. Derisa serbet hapur këto standarde po i qojnë në bisht të sorrës pa e vënë re ndryshimet në demokracinë franceze dhe atë evropiane që shtiret.
Fitou si ambasador francezë harron se pas luftës në Kosovë, forcat franceze direkt kishin gisht në veri, sepse nga instalimi i tyre në urën mbi lumin Iber , ata i ndaluan shqiptaret të kthehen në shtëpitë e tyre, të çlirojnë veriun nga kriminelet e mbetur serb.
Faji qe në veri të Kosovës, akoma ka kriminel, mbase është edhe faj francezë, për këtë duhet të turpërohet Fitou, sepse ata duket se kishin një konspiracion me forcat serbe për të mbetur aty dhe për të mbajtur veriun e Kosovës kështu siç është tani, Fitou të marri guxim prej ati qytetari të lirë, tu sqaroi shqiptarëve, rolin e forcave franceze në veri të Kosovë, mbase edhe deklaratat e tij të fundit janë fyese akoma më shumë për qytetaret shqiptar.
“Vetëvendosja” mbete subjekti më emblematik i aksioneve politike, në Evropë e paintegruar. “Vetëvendosja” , do të vazhdoj të sfidoj akoma më shumë aktet servile të një politike qe duket se tashmë ka zirë aq shumë, përtej mase dhe përtej kohe një gjellë bajate, për viza dhe integrim në BE.
Veriu i Kosovës mbetet i barrikadave të betonuara, i menaxhuar nga kriminelet e mbetur dhe të ardhur nga Serbia. Ndërsa ambasadori francezë Fitou, dje u bë pjesë e tepruar e hedhjes së kripës në kazanin tonë politike…
E Kosova po duket se ka vend edhe për kësi ambasadori etiketës…