Bota Sot | 13.11.2012
Letra Nr.9 e shenjtë! «Shkrime-kujtime-testament»
Ty Hashim SHIK-u (UDB-a) ta ka ndërtuar një reputacion, një famë të rrejshme për të të ngritur si patriotë të shqiptarëve, kinse ke luftuar etj, etj… Por faktikisht, je patriotë por i Serbisë e jo të shqiptarëve!!!
Murat Jashari veprimtar nga diaspora, vëllai i komandant Kumanovës –Ismet Jasharit, i drejtohet kryeministrit që publikisht të sqarojë për opinionin për kohën e luftës, për shokët e vrarë pas shpine dhe katandisjen e Kosovës pas luftës nga këto struktura antikombëtare të udhëhequra nga SHIK- u, sipas tij. Jashari kërkon përgjigje nga kryeminsitri i Kosovës Hashim Thaqi
1. Zotri Thaçi po fillojmë me një proverb popullore «Vra natën e qajë ditën» a është kështu?
2. Në fillim të korrikut 1998 natën duar lidhur vrave Behajdin Allaqin dhe ditën më 30 tetor 1998 në Komunikatën Nr.61 të SHP të UÇK-së e shpallët dëshmor të kombit, me humbë gjurmë, a është kështu?
3. Pra plotë 110 ditë mbase se e vrave, e publikuat Komunikatën, a është kështu?
4. Dëshmorët varrosen me nderime ushtarake, a është kështu?
5. Me skuadrën Truproja e Nderit, apo jo?
6. Kush ishin luftetarët e lirisë të asaj skuadre?
7. Kush ishte Oficerë i asaj Skuadre?
8. Sa ushtar lirie e komandant morën pjesë në varrim?
9. Të cilës Zonë dhe cilës Brigadë?
10. Ku u varrosë Behajdin Allaqi?
19.Genc Kelmendi a është shok me ty dhe Kadri Veselin i PDK-së?
20.Genc Kelmendi a ishte dhe është shok dhe zëvendës i Ramë Marës i LDK-së?
45. Ke mundësi të tregojsh se si është eliminuar zedhënësi i parë i UÇKse Ali Uka në banesën tënde më 1997?
46.Ku ke qen ti dhe Kadri Veseli kur është vrarë Ali Uka?
52.Ali Uka, a ka qen në krye të UÇK-së !
77.Pse SHIK-u ka vrarë patriotet si Remzi Hoxhen, Ali Uken zëdhënësin e parë të UÇK-së , shefin politik të UÇK- së Behadin Allaqin?
92.Zotëri Hashim Thaçi ishte strehuar tek Faik Morina në Prishtinë njeriu i Arkanit !!!
185.Specialiteti juaj është patriotët t’i paraqiteni si spiun dhe spiunët e juaj të Serbisë t’i paraqitni si patriota te shqiptarëve?
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)