KU JENI LEKË DUAGJININ UA VRANË!

0
16

Prele Milani

Dje pa praninë e opozitës së arratisur në mënyrë dinake dhe burracake Parlamenti i frikshëm anti Berishë i 23 qershorit në emër të ashtuquajturave reforma të mëdha historike integruese,miratoi :Ndarjen e re administrative teritoriale të Republikës së Shqipërisë.
Parlamenti i frikshëm anti Berishë më një vetësiguri absolute pavarësisht rebelimit të ca zërave kapriços (thjeshtë për interesa personale) brenda shumicës, votoj unanimisht duke treguar solidaritetin e pa lëkundur rreth vijës së drejtë parimore të Partisë dhe udhëheqësit të saj “syshqiponjë”

Dje u hollën parimet e një konfigurimi të ri administrativ që siç trumbetohet do të sjellë urbanizimin,modernizmin dhe decentralizimin pushteti vendor sipas parimeve evropiane, d.m.th:”Lum si ne kur të pjelli lopa se do fryhemi duke ngrenë përshesha me tamel”.
Dje parlamenti i Shqipërisë së bashku me shumë gema të thatë që nuk kishin vend në trupin e shëndoshtë të një peme administrative dërmoi me forcën e kartonit edhe shumë degë të njoma madje nga më të harlisurat sistemit eshtërorë të shqiptarizmit. Kush ka sy me pa duket qartë se ustallarët e Reformës janë treguar dorërendë mbi Gegninë, duke shartuar një padrejtësi të re politike, pa-drejtësi që arrin kulmin me vrasjen politike që bënë Dukagjinit duke e zbuar përfundimisht nga harta politike e një krahinë qindra vjeçare qind karaç shqiptare. Atë që nuk e beri shpata dhe ushta e otomanit për shekuj e beri brenda një sence Parlamenti ynë “rilindas”. Prazmarja më krenare e qëndresës e maleve të Kanutit, përfundoj në grumbullin e hekurishteve të skrapit diku në periferi të Shkodrës.

Ka 24 vite që flitet e steriflitet me shumë të drejtë për dëmshpërblimin dhe integrimin e të persekutuarëve politik nga Diktatura komuniste, dhe madje fare pak eshë bërë për ketë shtrese. Kurrë nuk është fol tash 100 vjet as një fjalë për Dukagjinin si treva më persekutuar më vuajtur e mjeruar, por edhe lirë Shqipërisë natyrale nga okupacioni ogurzi otamanist 500 vjeçarë. As një zonë tjetër nuk ka qenë më persekutuar, nga diktatura Zogiste dhe Enveriste dhe aq e diskriminuar në mënyrë sistematike nga gjitha qeveritë qindvjeçare të shtetit tonë minor .

Për hir të gjitha sakrifica martire, shekullore, autentizmit të historik. Për hir të vizionit të urbanizimit të Alpeve tona madhështore dhe krijimin e lidhjeve organike nder shqiptare Adriatik – Mali Zi-Aple-Kosovë me pjesën tjetër të Evropës edhe sikur Dukagjini të ishte komplet shkretëtirë duhej të krijohej një oaz i ri i urban në qendër të alpeve tona. Qofsha i gabuar por sipas optikës time kjo reformë, varrosë përfundimisht një korridor të tillë, së bashku filozofinë e një zhvillimi ndërballkanik, ndërsa varrosja e themeleve të kalasë emblmatike të dukagjinve është vijim i linjës politike të pa ndërpre otomaniste- Zogisto-puniste e sundimtarëve të Tiranës. Dje u përmbys përfundimi një nga tërvesat më bujare të treva ilire. Dukagjini i nëntë flamurëve të pa përlyer dhe i kryqeve të pa thyer që nga sot e në vijim nuk do të mblidhet kurrë më një tervesë politike. Nikaj e Merturi do vijojnë të mbetën një bisht i përbuzur i Tropojes.

Shllaku, Temali e Toplana kanë përfunduar si “Musa pas daive” në ish kantierin e Hidrocetralit Mao Ce Dun të Vadajsit. Shala, Shoshi dhe Pulti ju bashkëngjitën si rrodhe pas bythe një buallice që brirët i ka në Jezercë bishtin në Velipojë dhe cicat ku mjelët në Shkodër. Dukagjini dje u vra politikisht. Qe plagosë rëndë që vitin 1948 dhe gjithë politika e deri sotme kanë çuar ketë krahinë në prag të rrënimit fatal. Për fatin e keq jo pak dukagjinas sot pjatohen me ketë realitet. Madje janë të kënaqur me statusin e plebeut bark fryrë që shkojnë si delet humbura pas trokes së një kopeje tjetër. Nuk u bën përshtypje, shkarja në llumin e lympenit të qytetit, vazhdojnë avazin e arkaizmave e armiqësive të vjetra e te reja, vuajnë nga gripi i rëndë inferioritetit, duke u bashkangjitur korit të cinikëve dhe përbuzësve kundër vetvetes dhe Dukagjinit tyre. Dukagjinin dje u vrau. “Dreq Aga” i politikës i hoqi gisht, kurse pushkën ja mbushëm ne me fishekët tanë.

Qeverisja lokale e shëmtuar 24 vjeçare, rrënimi i gjithçkaje publike, braktisja masive. Mos vetë-përfaqësimi politik, bënë që tata i vjetër të vdesë së shkreti i braktisur nga gjithkush. Babilonia, Kartagjena, Sparta, Roma, Kalifati Arab e dhjetra e qindra qytetërime, përëndori, politikisht kanë vdekur por historikisht nuk harrohen kurrë. Dukagjini vdiq politikisht, por jo si emër i për-vetshëm historik. Historinë e Dukagjinit e kanë shkruar leket që prehen në varre jo ne këndojmë per me çifteli . Dukagjin vdiq se lekët e vërtetë nuk gjenden askund në politikë Mua më vjen turp si bashkëkohës që nuk luftuam dhe nuk e shpëtuam Dukagjinin nga vrasja politike. Dukagjini ka mësues të shquar, ushtarak ekselet,prokuror e avokat të me integritet, agronom e mjek të talentuar inxhinier të devotshëm, artist, krijues e sportist të mirënjohur, ekonomist dhe menaxher të kompetent.

Me një fjalë Dukagjini ka jo pak nëpunës profesionist të lidhur ngush pas një roge ndërkohë që fushën politike ka një inteligjecë të tredhur e cila e la Dukagjini të vdesë për së shkreti. Leket në varre dhe brezat që po rritën meritonin të kishin emblemën e tyre. Në që e patëm ketë emblemë dhe nuk e ruajtëm do na presë gjykatorja e historisë! Zërat të mblidhemi, të dalim në rrugë, të kërkojmë referendum apo të përmbysim qeverinë, ngjasojnë me tentativën e plakës e cila pasi…. i vuri llozin derës. Mos qenja e Dukagjinitsi njësi administrative është humbje poshtëruese politike. Se pari Shoqata Dukagjini dhe në se ka intelektual me intergritet duhet brenda 6 muajsh të bëjnë regjistrimin e gjithë popullsisë së Dukagjinit kudo që gjendet(pra një çes shumë të përpiktë dukagjinas), pastaj të organizohet një Besëlidhje mbarë rajonale që në zgjedhjet e ardhshme lokale të dilet më një listë kandidatesh, jashtë bastioneve për te siguruar vetë përfaqësim maksimal si as një herë më parë dhe për të vënë vend nderin e nëpërkëmbur nga demonët(PS-PD).