KU ESHTE PRESIDENTI I REPUBLIKES?…

0
40

GJIN MUSA

Tashme edhe mediat Europiane, e me gjere i kane bere jehone, policise se shtetit ne operacionin e Lazaratit.
Shteti dhe qeveria perballe krimit dhe krimineleve.
Lazarati i “paprekshem” per shume e shume vite, tashme u thye, policia e shtetit shpartalloi krimin e trafikimit dhe prodhimit te lendeve narkotike.
Mire qe opozita u trishtua! Eshte bere tamam e trumhasur! Sikur te ishte kjo opozite kultivuesja e hashashit! E tmerrshme… Po qe jane pjestare te krimit tashme nuk do koment.
Opinioni publik eshte stepur dje me pamjet trishtuese ne sallen e parlamentit.
Nje ishte president i republikes, tete vite kryeminister, nje “burre” shteti sa i turpshem aq dhe i neveritshem.

Berisha i kapur me presh ne duar, humbet logjiken! Mungesa e argumentit, te kalon ne veprime shtazarake.
Dje çdo qytetar i Shqiperise ka pare ne sallen e parlamentit, nje opozite te zymte, te vdekur moralisht, e pa afte ne dialoge, perfundimisht e lidhur me krimin dhe kriminelet.
Berisha si autori kryesor i organizimit te krimit ekonomik dhe politik, tashme i vene perpara pergjegjesise me fakte dhe prova, i belbezonte goja “trimit” te Partise Demokratike.

Perjashtimi i Saliut nga punimet ne seancat parlamentare, eshte bere i vonuar, teper i vonuar, e ka qelbur ate foltore, ashtu siç ka qelbur vete partine demokratike.
Ne te gjitha keto ngjarje, na habit pergjumja e ish-ministrit te puneve te brendshme, ne qeverine Berisha, sot president i Republikes, po perseri i emeruar nga Berisha.
Bujar Nishanin dicka po e shqeteson!!!

Mos eshte i perlyer me Berishen ne plantacionet e hashashit ne Lazarat?
Nje mendje me thote po ! Sepse heshtja e tij tregon se po bie kembane e keqe per partine demokratike dhe per ish ministrin e puneve te brenshdme z.Bujar Nishani.
Veprimet e deri tanishme e implikojne drejteperdrejte me Lazaratin , pse heshte? Pse nuk doli ne mbeshtetje te ligjit dhe te policise se shtetit? ç’fare frike ka? Apo merr fryme nga fyti i Berishes ,a mos valle z.President edhe krye prokurorin po kerkoni ta mbani peng te krimit ? Gaboni rende!

C’do levizje e fshehte e juaja si president i republikes, do peshoje rende mbi ju.
Behet gjithe kjo pune ne Lazarat, flasin kancelaret Europiane, SHBA dhe ti nuk degjohesh o “burre shtetari” i Berishes. Per Zanen nuk le gure pa luajtur per ta rikthyer ne krye te institucionit, sepse aty fshihej krimi, ti je “burre” shteti, dhe si i tille ti duhej te denoje veprimet e turpshme te Sali Berishes dje ne sallen e parlamentit.

Z. Nishani, te te them president e kam te veshtire, sepse nuk ke dhene asnje prove se je president i Republikes ! Ke dhene prova te mjaftueshme se je i implikuar me te keqen, je presidenti qe do mbahesh mend, si nje “burre” shteti me mustaqe, po te pa asnje vlere.
Juve keni dalur hapur ne mbrojtje te krimit dhe te krimineleve, duke perdorur keshillin e larte te drejtesise dhe pergjithesisht gjyqesorin si nje paterice tenden… Sa turp per nje “burre” shteti qe perfaqeson unitetin e kombit.

Frika qe ka pllakosur SHQUP, duket qe ka pllakosur edhe zyren ku kalon diten presidenti Nishani…
Opinioni publik duhet te degjoje nga goja e jote z.Nishani, pse heshtni? Kujt i frikoheni? Berishes , apo grupeve kriminale qe sa denohen lirohen, telefonatat e trafikanteve e kane qendren ne zyrat e SHQUP dhe ne zyren e luksit te korrupsionit, atje ku Berisha sajon plane dhe intriga nga me ç’njerzoret.

Juve z.President si nuk u shqetesuat kur degjuat nga goje ligu Berisha se policia po vjedhe dhe plackit popullin e Lazaratit, ti ku ishe o Nishanli qe nuk fole?
Me sa duket je i kenaqur nga poshtersit e Berishes, I CILI FUT CA “SIMPATIZANTE” TE PD, TE SHPIFIN PER POLICINE E SHTETIT, TI VETEM HESHTE!!!!! PSE NUK THIRRE NE RAPORT MINISTRIN E RENDIT Z. TAHIRI?

Ja deri ku arrin paftyresia e juaj, pranoni te perdhosni figuren e policise, je president republike!!!! E sheh veten sa poshte ke rene, jo se ke qene kurre ne lartesine e nje pushtetari, gjithmone vegel e Berishes.

Juve z.Nishani e keni mbushur kupen me gjynahe, jeni pjese e te keqes qe gatuhet ne kuzhinat e Berishes dhe Lulit, me habit si ke kurajo te qendrosh ne ate zyre presidenciale.
Tashma i vjen era nga larg, po ti bane sikur nuk e degjon kete ere, e ka emerin krim shteror… Kur ta degjosh ti eren eshte teper vone. Lazarati po i shpeton mafies se qeverisjes tuaj me Berishen, ju dini gjithcka per Lazaratin, mos heshtni, se heshtja nuk ju ben mir, ju po dilni hapur qe jeni padronet e pushtetit te djeshem qe shfrytezuat popullin e Lazaratit, ju afruat jeten e krimit, pasuria nga krimi vinte ne zyrat tuaja ne Tirane… Flisni z. President, behuni “burre” te pakten sa Berisha…