KTHIMI I LULEBORËS
Në disa pjesë të Ilirisë së djeshme
të sotmës i mungojnë disa krahina
Molla e Kuqe ende është plagë
Në Çamëri këngët po bashkohenArbi, bëje dashurinë për atdheun
krijim, nxitje për gjithsecilin njeri
kremtim të emocioneve të bardha
gjeografi ku merr frymë kombiTek ti atdhé unë e kam zemrën
tërësinë e gjuhës dhe shkronjave
jam rritur në djep të vetëtimave
ku secila ditë e krijon një këngëKosovë, gjatë do të jem i sotëm
me prushin tim unë ty të këndoj
poezitë që dje u kthyen nga lufta
nuk më dukën dhe aq të lumturaShqipëri, nënëlokja e shqiptarëve
kraharor vullkani i atdheut tim
në disa pjesë të Ilirisë së djeshme
gjethi i mollës po bie si një i rënëRrustem Geci – Dortmund, 2015