Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër u zgjodh Shefqet Dibrani

0
76

KUVENDI I VIII-të I DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR

Punimet e Kuvendit të VIII-të i Degës së LDK-së në Zvicër i hapi kryetari i Degës së LDK-së z.Haki Latifi. Më pas ai kërkoi nga delegatët që ta kompletojnë kryesinë e punës në këtë përbërje: Haki Latifi – kryetar, Ismet Krasniqi – sekretar, Arif Dalloshi – arkëtar si dhe Adelina Muhaxheri, Demë Jashari dhe Saim Tahiraj.

Raportin për punën katër vjeçare e paraqiti kryetari z. Haki Latifi i cili pos të tjerash tha se sot padyshim është një ndër momentet me kombinim ndjenjash për mua dhe sigurisht edhe për Ju. Ndërsa në anën tjetër Kuvendi i sotëm është sa zgjedhor po aq edhe jubilar! Të dielen e kaluar ne së bashku shënuam 25 vjetorin e themelimit të Degës, që duhet të mburremi dhe të krenohemi me punën që është bërë edhe përkundër vështërsive që kishim. Të merresh me aktivitet në Zvicër është punë vullnetare dhe sigurisht nuk është e lehtë që përveç shpenzimeve, po e investojmë edhe një pjesë të kohës të cilën do e kalonim me familje tona.

Kryesia e degës së LDK-së në Zvicër në mandatin e kaluar arriti të stabilizoj strukturën organizative të Degës. Më pas z.Latifi foli për punën e kryesisë, aderimet në LDK duke u përqendruar edhe tek kthimi i LDD-së në LDK. Pastaj një pjesë të raportit ai ia kushtoi kulturës dhe traditës, duke i përmendur me fakte punët e mira që janë kryer brenda këtij mandati siç ishin edhe një varg librash që janë promovuar, konferenca e manifestime të tjera kulturore të kësaj natyre. Pastaj ai përmendi edhe kontaktet me kryesinë qendrore në Prishtinë duke mos harruar për t’i theksuar raportet dhe bashkëpunimin qoftë me Degët simotra apo edhe me klube e shoqata të shumta duke i kushtuar një rëndësi të veçantë bashkëpunimin me partitë politike në Zvicër, veçmas me CVP.

Në kuadër të organizimit të Forumit të Gruas pranë Degës së LDK-së në Zvicër më 27 prill në Bellach/SO, mbahet kuvendi zgjedhor i këti Forumi në të cilët zgjidhet kryesia e re, kurse një vitë më vonë më 25 prill 2014 në Gjenevë u mbajt edhe një kuvend pune në të cilën kishte për qëllim masovizimin dhe përfshirjën sa më të gjerë të femrës shqiptare në këtë forum, por është e rëndësishme në të ardhmën të ndihmojmë dhe t’i afrojmë të rinjët në organizime të degës sepse janë e ardhmja dhe përspektiva e fuqizimit të Degës së LDK-së në Zvicër.

Kurse në fund z. Latifi falënderoj të gjithë aktivistët që punuan dhe ndihmuan organizimin e LDK-së, veçmas Kryesinë e Degës së LDK-së në Zvicër. Ndërsa raportin financiar e paraqiti arkëtari Fadil Dalloshi. Vlen të theksohet se këto dy raporte me pak vërejtje me shumicë absolute votash u miratuan nga delegatët e pranishëm. Më pas u krijuan komisionit përkatës të cilët konstatuan se në Kuvend merrnin pjesë 97 delegatë nga numri i përgjithshëm prej 101 delegatëve sa ishin në listë.

Në Rrethin e parë votuan 97 delegat, ndërsa konkuronin: Ahmet Hasani, (0 vota), Arif Baftiu, (35 vota), Haki Latifi, (25 vota), Shefqet Dibrani, (35 vota), kurse dy sish u shpallen të pavlefshme. Sipas kësaj gjendje në rrethin e dytë shkuan dy kandidatët me më shumë vota, për të cilët votuan 96 delegat. Rezultati përfundimtar rezultoi: Arif Baftiu, (45 vota), ndërsa Shefqet Dibrani i mori 51 vota nga 96 të mundshme. Pas fitorës së Dibranit, kundërkandidati Arif Baftiu ia uroi fitorën, gjest ky që u përshëndet me duartrokitje frenetike.

Më pas punimet e Kuvendit i drejtoi Shefqet Dibrani. Ai fillimisht i falenderoi delegatët për besimin e dhënë, pastaj falënderoi edhe kryterin z. Haki Latifi për punën e gjertanishëm, të cilin e siguroi se ai do të jetë vetëm vazhdues i projekteve që ai i kishte nisur. Më pas kërkoi edhe një minutë heshtje për viktimat e fundit shqiptare në Kumanovë. Z. Dibrani u zotua se Degën e LDK-së do ta shndërrojë në një Degë e cila do të jetë avangardë e proceseve, do të unifikoj grupet brenda LDK-së dhe kurdoher do të jetë i gatshëm për të bërë ndryshime. Përveç shumë gjërave të tjera ai premtoi se në muajin Nëntor të këtij viti do ta mbaj një Kuvend Pune, për të shqyrtuar punën dhe aktivitetin e tij dhe të Degës në përgjithësi.

Z. Dibrani në listën e kandidatëve të mundshëm për Kryesinë e Degës e kishte futur edhe kundërkandidatin e tij z. Arif Baftiu, ish kryetarin e Degës z. Haki Latifi, sekretarin e Degës z. Ismet Limani, dy kandidat nga LDD të cilët kanë kaluar kohëve të fundit në LDK-së dhe një ekip tjetër për të cilët ai mendonte t’i kishte në listën e propozuar që rezultoi të ishin mbase një e treta nga përbërja e kaluar.

Pasi hapi debatin për kandidatët e mundshëm, z. Arif Baftiu tërhoqi kandidaturën e tij, kurse pas disa vërejtjeve që i bënë, për gjoja se në sallë ka delegat që nuk kanë bazë deleguese, ose që nuk e kanë të paguar as antarësinë, Arif Baftiu, Shaip Kastrati, Ajet Avdylin dhe disa delegatë të tjerë u larguan nga punimet e Kuvendit duke krijuar një rrëmujë të panevojshme, pasi ky grup zgjedhjen e Baftiut e kishin llogaritur si punë të kryer kur dihet se ai ka qenë pothuajse në të gjitha kuvendet e nëndegëve dhe është personi që i ka verifikuar më së shumti delegatët e zgjedhur, në kohën kur Dibrani nuk ka marrë pjesë si përfaqësues i degës në asnjë kuvend, përveç atij ku e ka të rregulluar bazën deleguese. Por ai ishte i sigurt në aktivitetin e tij për një çerek shekulli në LDK si dhe në afirmimin e tij si krijues.

Me këtë rast komisioni verifikues konstatoi se në Kuvend kanë mbetur edhe 67 delegatë, për çka u kanstatua se në aspektin statutar kuvendi mund t’i zhvillonte punimet sipas rrugullorës së zgjedhjeve. Më pas lista u plotësua edhe me disa kandiatët të mundshëm për kryesinë e Degës së LDK-së në, e clia u përcaktua për modelin (19+2), të cilët u votuan me lista të mbyllura.

Kryesia e re e Degës së LDK-së në Zvicër, nga Kuvendi i VIII-të zgjedhor doli me këtë përbërje:

1. Shefqet Dibrani – kryetar
2. Zize Pepshi – nënkryetare
3. Haki Latifi – nënkryetar
4. Saim Tahiri – nënkryetar
5. Ismet Krasniqi – sekretar
6. Ambroz Rrustemi – arkëtar
7. Hajdar Sadrija – anëtar
8. Marin Krasniqi – anëtar
9. Demë Jashari – anëtar
10. Agim Fejza – anëtar
11. Sabedin Bajrami – anëtar
12. Musa Sulejmani – anëtar
13. Prek Buzhala – anëtar
14. Shaqir Shala – anëtar
15. Skënder Berisha – anëtar
16. Krist Markaj – anëtar
17. Petrit Shkodra – anëtar
18. Remzi Durmishi – anëtar
19. Qamil Çekaj – anëtar

Delegatë për Kuvendin e VIII –të të LDK-së në Prishtinë u caktuan: Shefqet Dibrani, Haki Latifi, Hajdar Sadrija, Saim Tahiraj dhe Zize Pepshi.

Burgdorf, 10 maj 2015.

Komisioni për informim!