TemA Online, 6 Tetor 2013
Gazeta “Shqiptarja.com” raporton se ish-ministri i Mbrojtjes në qeverisjen e Berishës, Arben Imami, ka shpërdoruar 2 milion dollarë të dikasterit që ka drejtuar, duke i kaluar në kundërshtim me ligjin në favor të PD në fushatën zgjedhore të 23 qershorit.
Sipas gazetës, ky fakt është denoncuar nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së djeshme me deputetët e PS-së.
“Kemi evidenca që gjatë fushatës zgjedhore Arben Imami, ish-ministri i Mbrojtjes në qeverisjen e kaluar ka porositur 1 milionë litra naftë për automjetet ushtarake, por që realisht janë përdorur për makinat e PD”, ka thënë Rama, sipas gazetës në fjalë.
Ndërkohë, “Panorama” shkruan se Rama ka kërcënuar ditën e djeshëm nga deputetët socialistë, që të lënë mandatin e deputetit, nëse ndërhyjnë që të emërojnë kushërinjtë e tyre drejtora.