Gazeta Idea, 17 Apr 2012
Tiranë – Kryeministri po e shet Shqipërinë dhe pasuritë e shqiptarëve tek klanet antikombëtare serbe e greke. Ka qënë kjo deklarata e Aleancës Kuq e Zi lidhur me interkonjeksionin energjitik Shqipëri-Kosovë, skadali i së cilës u publikua nga e përditshmja kosovare ‘Zëri’.
Në investigimin e së cilës akuzohej drejtëpërdrejtë kryeministri Berisha për bashkëpunim me ‘mafian’ serbe që kjo e fundit të ruajë monopolin e energjisë mbi Kosovën.
‘Pengimi i realizimit të linjës së transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë me kapacitet 400 kilovoltë provon qartë se kryeministri i Shqipërisë është antikombëtar dhe i shitur në qarqet antikombëtare’- thuhet në deklaratën e AK-së duke shtuar se këkron hetim nga organet kompetente sa i takon ‘të gjitha aferave korruptive në të cilat është përfshirë qeveria shqipëtare’.
Teksa ka shtuar se i bën thirrje kryeministrit të Shqipërisë të heq dorë nga pasuria e shqiptarëve pasi sipas AK-së ‘nuk do të tolerojmë që Damir Fazlic dhe të tjerë si ai të tallen me shqiptarët’.
Sipas përfaqësuesit të AK-së, Redi Ramaj më ardhjen e kësaj force politke në psuhtet ‘do të zgjidh çdo kontratë dhe marrëveshje të lidhur nga shteti shqiptar me mafien serbe dhe cdo strukturë tjetër kriminale dhe antikombëtare’.
Dorina Bilbili/IDEA/
Te gjitha lulet humbasin ngjyrat kur dielli vdes; ne mungese te drites, te gjitha lulet duken te zeza.
Kapitalizmi i sotem, pa regulla dhe ligje e konsideron demokracine, ate perfaqsuese, qe kemi ne, si nje te pajtuar ne pune.
Arhneim i librit “Njeriu pa vlera” te shkrimtarit austriak Rober Musil deklaron:
“Fitimi te shtyn ne nje aktivitet mental qe nuk eshte gjithmon fisnik. Keshtu qe ne njerezit e medhenj jemi thirrur te marrim komanden e masave (njerezve) ne kete kthese te historise, pa e ditur nese do te jemi moralishte te afte.”
Institucioni qendror i demokracise, Parlamenti, ka vdekur. Del pyetja, po demokracia a eshte ne rrezik?
Parlamenti tashme eshte trasformuar ne nje sherbyes te Ekzekutivit.
Partite jane kthyer ne distributor favoresh.
Kandidatet e sistemit maxhoritar jane vetem personazhe qe nuk shprehin as programe as ide. Programet nuk dine t’i bejne, idete u duhen per vete.
I vetmi pushtet qe ngelet eshte ai i parase.
Paraja vendos se nga kush, apo per llogari te kujt duhet te qeveriset vendi.
Ne nje mashtrim te madh, te paret qe duhen denuar jane autoret; pastaj vijne ata qe e kane kuptuar mashtrimin dhe vazhdojne te mashtrojne, dhe me pas jane ata festojne pa kuptuar dinamiken, per idiotsi, injorance apo servilizem.
I harruat firmat piramidale?
Publiku i painformuar, pa te dhenat e nevojshme per fenomenin, nuk mund te kuptonte se çfare po ndodhte. Gjithsecili sot, qe ka nje vullnet per te shqyrtuar, analizuar, i gjen qe te tre llojet ne kete mashtrim.
Vetem peshqit ne det nuk e kuptojne se ç’eshte presioni i ujit ne thellesi; apo kafshet ne toke se ç’eshte presioni i ajrit!
Ku hyjme ne qe nuk arrijme te kuptojme presionin qe na behet nga te gjitha anet?
Direkt, nepermjet mjeteve te komunikimit,nepermjet te ashtuquajturve “analist”.
Gjithçka qe behet ne Shqiperi, behet me aprovimin e se majtes, opozites.
Mustafa Nano ka thene nje gje shume te zgjuar, po jua kujtoj:
“Nje pushtet teresisht i korruptuar komandon vendin krejt i pashqetsuar veçse ne nje rrethane: kur opozita eshte po kaq e korruptuar siç është.”
Kjo tragjedi epokale shkruar dhe drejtuar nga kjo elite karakterizohet nga nje egersi pa preçedence.
Kapitalizmi ne 30 vjetet e fundit ka ndryshuar shume, skema eshte e thjeshte.
Ideologet krijojne nje realitet te rrem, analistet keshillojne dhe drejtojne masat drejt ketij realiteti te rrem,njerezit mashtrohen dhe ata se bashku me analistet rrembejne kasat duke i lene njerezit me gisht ne goje:PRIVATIZIMI I EKONOMISE SHTETRORE.
Njerezit mbajne ne xhep apo shesin me çmime te ulta Bonot e Privatizimit.
Kush i blen? Kush privatizon? Kush perfiton?Kujt i falet pasuria?
Ata nuk kane asnje program per te ardhmen,gjithçka bazohet ne rastin, fatin.
Ata hiqen sikur pushteti i tyre eshte i bazuar ne inteligjencen dhe ne asgje tjeter.
Ata manifestojne aspak mirenjohje per pararendesit e tyre,nje mungese maksimale pergjegjsie per detyren,per detyrimet e se shkuares.
Modeli eshte Fatos Nano. Nuk themi te gjithe: Ai eshte i zgjuar, bir k….. politikan i lindur, modern, etjr.
Paraqitje e shemtuar, nje realitet qe te ben qe te te vije per te vjellë!
Zgjidhja?
Per mua eshte shume e thjeshtë, fillon me faktin qe gabimi eshte tek une dhe s’ka nevoje ta kerkoje tek te tjeret, tek e kaluara, tek e ardhmja, por mjafton qe te Rizgjohem dhe te filloje te kuptoje, te ze mend, te behem i vetedijshem, te hap syte dhe te shikoj, te analizoj, te shqyrtoje.
Kjo do te beje qe te ndriçohem dhe te filloje te ve ne diskutim gjerat, bindjet, te gjitha:
Bindjet fetare
Bindjet politike
Bindjet sociale
Bindjet psikologjike
Kam kuptuar se “Jeta eshte nje banket dhe tragjedia eshte se pjesa me e madhe e njerezve eshte duke vdekur nga uria.”
Kam kuptuar se njerezit nuk jane te mire,jane te keqinj,aq sa ju,te keqinj,kuptuat dhe çfare mendoni se kerkojne?
Interesin e tyre personal, tamam si juve, s’ka asnje diference.
Doni te zgjoheni, doni te jeni te lumtur,doni lirine,demokracine?
Athere braktisni idete e juaja false,mos u genjeni nga personat.
Perderisa nuk genjeheni nga vetja e juaj,perse lejoni qe ta bejne te tjeret?
Cfare eshte zgjimi?
Kur ju thone qe : Nuk mund te beni asgje!
Ju pergjigjuni :Ne fakt po, mund te zgjohem.
Natyrshem do te lindte pyetja: Po ti je zgjuar?
Cfare rendesie ka, mos kerkoni qe te mbeshteteni tek une? Per t’ju dhene shpresa, premtime per te ardhmen, etj. Mashtrim.
E vetmja gje per te cilen mund t’ju sherbeje nje njeri juve eshte qe te veri ne diskutim idetete e juaja.
Nese jeni gati te degjoni dhe t’i vini ne diskutim,diçka mund te beni,por askush s’mund t’ju ndihmoje
Analiza fillon me veten: AUTOANALIZE, te shqyrtosh gjithçka qe eshte brenda dhe jasht teje deri ne piken ekstreme,sikur te behet fjale per nje njeri tjeter.
Deshironi te ndryshoni boten?Filloni nga vetja juaj.
Hiqni dore nga etiketat. Ky eshte ……….. ai eshte ………. etjr.
Deshironi te zgjoheni apo deshironi te rrini ne erresire?
Preferoni te veproni me vetedije apo pa qene te ndergjegjshem per fjalet e juaja?
Sokrati thoshte :” Nje jete e pavetedijshme nuk eshte denje per t’u jetuar.”
Nje vertete qe s’ka nevoje per shpjegime e megjithate pjesa me e madhe e njerezve ben nje jete rutine, mekanike, me mendime mekanike, kryesisht te te tjereve,emocione mekanike, veprime mekanike, reagime mekanike.
Sepse shpesh ne jetojme per te kenaqur opinionin e te tjereve.
Nese doni te kuptoni gjeja e pare qe duhet te beni eshte : GJENI VETEN.
Vetedije, shqip, fjale per fjale do te thote Dije mbi veten.
Apo me mire: Kush jam une??
Comments are closed.