Kryeministri me antiplumb, përballë popullit të pambrojtur

0
29

Nga Kreshnik Spahiu, 26 Gusht 2012

Eshtë e fundit herë që shprehem së bashku me Kuqezinjtë për cështjen e imunitetit, sepse askush nga ne nuk ka imunitet, por edhe nuk duhet të jemi viktimë e axhendës artificiale të kryeministrit.

Eshtë e udhës të mos humbasim kohë e të flasim për burrëri me një burë që lëviz në pikë të vapës me antiplumb dhe ha dreke pas xhamash të blinduar nga frika e popullit. Eështë fjala për një burracak që del në rrugë më 140 roje, me Benz të blinduar 700 miljonë lek dhe një armatë mediesh propogandistike, që fshehin panikun dhe paburrërinë e tij.

Për këtë arsye nuk dua të flasim me një njeri që nuk kemi pse krahasohemi, duke qenë opozitarë, pa imunitet si i gjithë populli, ndërsa ai i supermbrojtur e blinduar si gjithë burracakët që vrasin pas shpine.

Së pari, dua t’u kujtoj se objektivi themelor i Berishës është shmangia e ndëshkueshmërisë për zyrtarët e larte në pushtet. Dy mandate të mbushura me afera korruptive, vrasje politike, vrasje për korrupsion dhe shkatërrim të pasurive të vendit, meritojnë një betejë historike të drejtësisë kundër këtij rregjimi.

I trembur nga fenomeni Sanader, që coi në burg kryeministrin e Kroacisë si kurban për marrjen e ftesës për në BE të atij vendi, Berisha po përpiqet në thelb të sabotoje heqjen e imunitetit, duke shpikur referendumin antiligjore në vend të ligjit normal, që mund të miratohet në parlament. Strategjia e tij është të mos hiqet imuniteti dhe sidomos të mos bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, ku ai dhe Familja në pushtet do ta kenë të vështirë të fshehin jo vetëm historinë, por dhe pasurinë e tyre.

Së dyti, Berisha po përdor një Kushtetutë të gjymtuar dhe të keqshkruar për të marre nën kontroll gjithë institucionet të cilat janë antiplumbi i ri i tij.

Një ligj themeltar i miratuar brutalisht nga socialistët në 1998 e për të cilën vetë ata sot po paguajnë kosto të jashtëzakonshme, ka bëre të mundur që cdo institucion të jetë pjesë e nomeklaturës së PD, duke filluar nga SHISH, KLSH, KLD, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Presidenti etj.

Në nëntor po përgatitet një Prokuror i Përgjithshëm nga radhët e besnikëve një përdorimsh. Prag viti i ri do të jetë fushatë procesesh panale politike, ku Berisha do synojë që të gjunjëzoj kundërshtarët politike. I gjithë kuadri ligjor dhe kushtetues është vënë në përdorim dhe shërbim të së ardhmes së Berishës pasi ai të bjerë nga pushteti në muajt e ardhshëm.

Në panik nga fenomeni “Sanader”, është transformuar cdo procedurë privatizimi koncesioni apo tenderimi duke u kaluar me ligj në parlamemt nga mazhoranca dhe jo me VKM në qeveri, me qëllim që Berisha të mos ketë përgjegjësi individuale, por ta shpërndaje atë kolektivisht tek 70 deputetët e PD.

I gjithë shteti, institucionet, ligjet dhe aktet nënligjore janë vënë në funksion të së ardhmes së pensionistit Berisha.

Dy miqtë e tij serb, Nikoliç dhe Daçiç, përkatësisht dy pinjoll të Milosheviçit, patën “aftësinë” të bëjnë luftën me shqiptarët dhe të integrojnë në paqe shtetin serb më shpejtë se Shqipëria, e cila qeveriset nga zvaraniku i Beogradit.

Në kushtet kur në prag të 100 vjetorit Shqipëria rrezikon të ndëshkohet për herë të tretë duke u izoluar nga BE, Berisha vendosi të plotësoj një nga 12 prioritetet e Brukselit, që është heqja e imunitetit dhe të arrije dy qëllime dinakrisht. Ai kënaq ambasadorët e huaj dhe nxjer bllof opozitën parlamemtare, e cila e refuzon atë. PS ose ka rënë në kurth, ose e bën nga padija apo është naive. Koha do e tregoje, por një gjë është e sigurtë, që me inisjativën e referendumit, Kryeministri do tërheqe në çarkun e tij të gjithë faktorët mediatike dhe politike. Për këtë arsye deklaroj se është hera e fundit që trajtojmë këtë cështje.

Imuniteti është në thelb një koncept antikushtetues dhe ky është me dy fjalë qëndrimi kuq e zi për këtë cështje. Në një ligj themeltar ku garantohet barazia e shtetasve para ligjit, cdo mburojë apo pengesë për të zbatuar ligjin në mënyrë selektive është antikushtetuese.

Në botë kemi parë dhe dëgjuar për dhjetra referendume të cilat popujt i bëjnë për të drejtat e tyre civile, sic janë e drejta e pronës, e drejta për arsim, e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, e drejta e barazisë para ligjit pavarësisht gjinisë, racës, bindjeve politike etj, por kurrë nuk kemi parë referendume për të drejtat e ministrave dhe deputetëve.

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta në Shqipëri”- kjo është filozofia e atyre që na udhëhoqën për disa dekada.

Në këtë debat, ku fatkeqësisht ka rënë viktimë opozita parlamentare dhe ambasadorët, duhet të ndërgjegjësohemi se proceduralisht një referendum bëhet pas një viti, e që nënkupton kur Berisha të jetë në pension, por që atij i duhet një imunitet i një lloji ndryshe.

Askush të mos humbase kohë dhe ti përgjigjet lojës së Berishës për referendume, por të luftojnë për të drejtat e tyre civile, duke filluar nga e drejta e jetës, të cilën sot e kanë më të rrezikuar se kurrë. Të gjithë sot janë të pasigurtë dhe pa imunitet. Të gjithë jemi të pambrojtur nga krimi, dhuna, anarkia, abuzimi dhe nga marrja peng e shtetit. Të gjithë jemi të barabartë me përjashtim të një njeriu të cilin duhet ta zhveshim nga imuniteti, ta zbresim nga autoblinda, ta rrëzojmë nga karrigia, ta bëjmë të përgjigjet përpara ligjit, por që t’ja arrijmë, duhet ta ndjejmë sa shumë që jemi përballe një njeriu të vetëm.

Ju lutem kuptojeni që ai ka humbur lirinë dhe nuk mund të heqe vullnetshëm mburojat ligjore apo hekurishtet, se do të ishte vetvrasje. Ne duhet ta zhveshim atë, që ai ta vuaje dhe përjetoje të qënit i barabartë pas 22 vitesh pabarazie.

Ju e shihni si del rrugëve me antiplumb, me Benz të blinduar me 150 roje, sa dhe urdhëron pas dritares së blinduar. Frika nga populli e ka kthyer atë në një bunkier lëvizës.

Debati fallco për imunitetin është antiplumbi i ri i tij, përpjekja për të mos u ndëshkuar kurrë. Kësaj s’ka për ti shpëtuar. Shqiptarët kanë në dorë votën, që është “plumbi” që shpon gjithë mburojat antiplumb të tij, qofshin këto fizike apo juridike.