Kryeministri Berisha nderon në Bukuresht Fan Nolin dhe Pavarësinë e Shqipërisë

1
78

Rumania është vendi që ka frymëzuar rilindësit shqiptarë, kurse Bukureshti është një nga qendrat më të rëndësishme të organizimit për krijimin e shtetit shqiptar, është qyteti prej nga patriotët shqiptarë u nisën për në Vlorë, për të ngritur flamurin e pavarësisë.

Laura Rushani

Si një nga dashamiret e panumërta të shpirtit shqiptar, kam nderin këtë lajm të bukur t’ia transmetoj opinionit shqiptar para se të shkëpusim nga shiriti i repertofonit mendimet briliante që i shprehën autoritetet rumune dhe Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, me rastin e shpalimit të një pllake memoriale në ish-kishën shqiptare të Bukureshtit (Shën Nikolla/ Mbë një Ditë). Tekstin e shkëputur nga gazetat e Bukureshtit, ka nderin ta rikëndojë në gjuhën shqipe miku im (B. Y.).

Fillimisht dua të them se këtë manifestim historik e nderuan me pjesëmarrjen e tyre ish-presidentët e Rumanisë, Ion Iliescu, Emil Constantinescu dhe kryetari i Bashkisë së Bukureshtit (Sorin Oprescu). Prezentë ishin edhe veteranë të komunitetit shqiptar (Dr. Xhelku Maksuti, Mircea Istrate, Hashim Memishi i një familjeje të madhe patriotike shqiptare që erdhi nga Sllatina e largët Oltenisë, Costel Polena, Costin Cristescu), albanologu Grigore Brënkuhs, filoshqiptarë me origjinë nga Braila, miq të mëdhenj të Shqipërisë, si Tiberius Puiu, Gheorghe Bucura, massmedia rumune dhe një publik i panumërt.

Evenimenti (në kishën “Sf. Nicolae-Dintr-o zi”) qe organizuar në shenjë respekti ndaj një kleriku të famshëm shqiptar, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Idenë e fisnikërimit të kësaj kishe me një pllakë përkujtimore e lansuan për herë të parë Dr. Xhelku Maksuti dhe Baki Ymeri (prill 2012), ndërsa inisiativën për konkretizimin e kësaj ideje, e realizoi ambasada shqiptare në bashkëveprim me autoritetet e Bukureshtit.

Para publikut dhe kamerave televizive në kishë, u potencua se Fan S. Noli që ka qenë kryeministër i Shqipërisë (qershor-dhjetor 1924), është shquar si luftëtar i flaktë për autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare. Në ceremoni, konform shtypit bukureshtar, qenë prezentë akademikë, njerëz të kulturës, personalitete të jetës politike dhe përfaqësies të trupës diplomatike në Bukuresht.

“Pllaka memoriale, e shpalluar sot (18 tetor 2012), fisnikëron këtë hapësirë të shenjtë të shpirtit të krishterë dhe jam krenar se kjo gjë ndodh në qytetin që e adiministroj”, theksoi fillimisht, kryetari i Bashkisë, Sorin Oprescu. Sipas tij, “Miqtë tanë shqiptarë, do ta kremtojnë së shpejti Njëqindvjetorin e independencës, rast me të cilin, kemi nderin që sot të përkujtojmë evenimentet dhe personalitetet e të shkuarës sonë të përbashkët. Janë një shumicë faktesh dhe ngjarjesh në historinë e përbujshme të Ballkanit, që kanë prurë afrimin e popujve tanë.

Jam i nderuar dhe prekur shpirtërisht, kur kujtoj se hymni shqiptar është kënduar për herë të parë në Bukuresht, në vitin 1907, sipas vargjeve të poetit shqiptar Asdreni, me nota muzikore konform këngës “Mbi flamurin tonë është shkruar bashkim” (Pe al nostru steag e scris unire), të kompozitorit rumun Ciprian Porumbescu”, deklaroi Sorin Oprescu, citat i transmetuar nga Bashkia e Kryeqytetit përmes agjencisë së lajmeve MediaFax. Për rëndësinë e këtij evenimenti u lexua edhe një mesazh impresionues i Kryepatriarkut të Rumanisë, Daniel.

Në rendin e tij, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nënvizoi faktin se Bukureshti ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e përçapjeve të para për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. “Shprehim sot, mirënjohje ndaj Rumanisë, vendi i parë që e njohu independencën e shtetit shqiptar. Vlerësoj këtë ceremoni si shprehje e relacioneve të motshme të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Rumanisë dhe Shqipërisë, ndërmjet shqiptarëve dhe rumunëve. Ceremonia e sotme është një dëshmi e gjallë marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, dhe një inspirim për të shpënë më tej këto relacione.

Rumania është vendi që ka frymëzuar rilindësit shqiptarë, kurse Bukureshti është një nga qendrat më të rëndësishme të organizimit për krijimin e shtetit shqiptar, është qyteti prej nga patriotët shqiptarë u nisën për në Vlorë, për të ngritur flamurin e pavarësisë”, theksoi Berisha. Sipas Mediafax.ro, ceremonia respektive u organizua në sajë të bashkëveprimit ndërmjet Ambasadës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Bukureshtit.

1 COMMENT

Comments are closed.