Kronika e një krimi të paralajmëruar

0
56

Nga Kledian Lula

Faktet që po dalin pas hapjes së çdo kutie të votimit e pas verifikimit të çdo flete votimi, po konfirmojnë qartë, plotësisht e përfundimisht denoncimin e bërë prej PS, opozitës, shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, për krim-manipulimin “SALI” të rezultatit zgjedhor të Tiranës. Tashmë nuk flitet më për integritet vote, mbasi pushteti na ka vënë përballë një proces numërimi rrumpallë, duke paraqitur kuti me “vota LULI”, që nuk kanë as sigurinë e kutive të bananeve e të thasëve të leckave të “Gabit”. Ndërsa populli i kryeqytetit depozitoi brenda kutive vullnetin e tij të lirë, duke certifikuar si fitues për kryebashkiak Edi Ramën, banda e pushtetit “SALI” futi brenda kutive defter fletë votimi të pista, me të cilat vetë-shpalli si “fitues” humbësin Lulëzim Basha.

Kronika e 43 ditëve të krimit “SALI” ndaj votës së lirë

Sot mbushen 43 ditë që po vazhdon manipulimi, falsifikimi, numërimi, gjykimi, rigjykimi e rinumërimi i votave të Tiranës, duke iu nënshtruar një proces-krimi të organizuar e të realizuar prej pushtet-krimit “SALI”. Prej 6 javësh, shqiptarët e ndërkombëtarët, po shikojnë me zë dhe me figurë këtë krim të shëmtuar politiko-zyrtar. Masakra ndaj votës së Tiranës, ka si ideator e urdhërues kryeministrin Sali Berisha, ka si financues e mbështetës pushtetin PD-LSI, ka si ekzekutor kreun e KQZ Arben Ristani dhe kukullat zvarranike Zguri-Osmani-Shtjefni. Dhe synon të ketë si përfitues të paligjshëm të mandatit, Lulëzim Bashën, 3 herë ministrin hajdut, tradhtar e vrasës. Kjo veprimtari zyrtare turpi e krimi e pushtetit, që po kryqëzon procesin zgjedhor në Shqipëri, ka si tregues një “kronikë të zezë”, që dëshmon krimin ndaj votës së lirë.

1. Data 8 maj 2011, hidhet brenda kutive vota e qytetarëve të Tiranës.

2. Nis loja e pisët e numëruesve dhe komisionerëve të PD-LSI me vonesat e realizimit të procesit.

3. Nis ndërhyrja e pushtetit për të zëvendësuar kutitë e votimit natën gjatë transportit, por edhe duke i futur “vrimave” të bodrumeve nëpër qendrat e numërimit.

4. Futet në veprim skema e drejtuesve PD-LSI të KZAZ-ve për të krijuar probleme fiktive me kutitë dhe fletët e votimit, zvarritje të qëllimshme e tymnajë me procedura false gjatë numërimit.

5. Nis bashkëpunimi në krimin anti-votë i Policisë së Shtetit, duke u bërë palë bashkëpunuese e dhunshme, anti-ligjore me pushtetin dhe KQZ.

6. Nis bllokimi i qëllimshëm 1 javor i procesit të numërimit të votave nga numëruesit dhe drejtuesit e PD-LSI dhe ndalimi prej policisë i vëzhguesve e deputetëve të PS, për të qënë prezent nëpër KZAZ.

7. Shpallet publikisht nga numërimi fitorja me 10 vota e Edi Ramës, ndjekur me zë dhe me figurë në ekranet e TV-ve.

8. Shpallet humbja e kandidatit “SALI”, mbizotëron heshtja e Lulëzim Bashës dhe e bandës PD-LSI pas fitores së Edi Ramës.

9. Nuk bëhet shpallja paraprake e qëllimshme prej Arben Ristanit e fitores së Edi Ramës dhe bëhet shtyrja e afatit ligjor të saj, me urdhër të Sali Berishës.

10. Kutitë e votimit “ngujohen” në depot ku është krye-magazinier Zaim Metaliaj nga Tropoja, djali i tezes i kryeministrit Sali Berisha dhe nëndrejtor Ibrahim Berisha, djali i xhaxhait të kryeministrit SALI.

11. Futet në veprim skema anti-ligjore e kriminale e numërimit të votave të hedhura hajdutçe prej bandës “SALI”, por të cilësuara si të “hedhura aksidentalisht në kutitë e gabuara”votuesve.

12. Pushtet-banda “SALI” rrethon KQZ me 2000 policë, forca speciale, snajpera e helikopter për akomodimin jashtë Shqipërie, të krye-hajdutit të votave ARBEN RISTANI.

13. Policia politike e pushtet-bandës ‘SALI”, nis reprezaljen, arrestet dhe dhunën fizike natën, ndaj mbështetësve e anëtarëve të PS e opozitës, që protestonin përballë KQZ.

14. Bëhet ndryshimi i rregullave të procesit, manipulimi, përcaktimi dhe hapja arbitrarisht e 117 kutive të përzgjedhura, në të cilat pushtet-krimi SALI kishte inskenuar “fitoren “LULI” me plus 81 vota.

15. Nis hapja e kutive dhe llogaritja si të “vlefshme” e fletëve të pavlefshme votimit, të përpunuara në favor të “fitores” LULI, në bodrumet dhe depot e pushtet-familjes “SALI”.

16. Nis nxjerrja dhe shpallja “fitues” e humbësit Lulëzim Basha, pas futjes në rezultat, të votave të “hedhura gabim” në kutitë e tjera.

17. Mbyllet procesi i numërimit të fletëve të votimit “SALI”, rezultojnë 870 fletë votimi më tepër se votues, RISTANI quan të “ligjshëm” krimin e manipulimit të votave e të procesit zgedhor.

18. Pushtet-banda “SALI”, në vijim të mbrojtjes dhe sigurimit të krimit, organizon survejimin fizik e elektronik dhe futjen në “arrest shtëpie” me forca speciale, të trupës së gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

19. Data 3 qershor 2011, lihet në fuqi prej “Kolegj TOMËS” vendim-krimi i KQZ “SALI-RISTANIT”, për shpalljen “fitues” të LULIT.

20. Data 4 qershor 2011, relatori i Kolegjit Zgjedhor TOM NDRECA, nuk dorëzon tek PS, vendim-krimin që mbështet dhe miraton akt-vjedhjen politike-qeveritare “RISTANI”, të mandatit të Tiranës.

21. Data 7 qershor 2011, relator TOMA i Kolegjit Zgjedhor “SALI”, mban fjalim politiko-qeveritar mbi arsyet se përse vendim-krimi i tij për shpalljen “fitues” të Lulëzim Bashës, ishte kopje e vendimit të KQZ SALI-RISTANIT.

22. Del në ballkonin e PD, humbësi Lulëzim Basha, ku lexoi fjalimin e përgatitur që në mëngjes, për “fitoren” që i dha TOM NDRECA në darkë.

23. Data 13 qershor, vendimi i Kolegjit “frenon” LULIN, të dalë përsëri në ballkonin e PD si “fitues”, duke e lënë si “pritës” të rezultat vendim-krimit “RISTANI 2”.

24. Hapen kutitë sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, RISTANI nuk zbaton vendimin, duke futur në veprim skemën e vjetër “SALI”, të njohjes për llogari të LULIT, të fletëve të futura nëpër kuti në mënyrë të paligjshme.

25. Kutitë e votimit rezultojnë të hapura, me kode të munguara, me kode false e fletë votimi pa integritet, që u përkasin me vula e firma, kutive dhe njësive të tjera bashkiake të Tiranës.