Krizën politike dhe shkatërrimin e shtetit po e bëjnë ata të cilët do të kan punë më Gjykatën Speciale

0
35

Nga Saim Tahiraj

Situata politike në Kosovë po shkon drejtë ashpërsimit ekstrem që për qëllim përfundimtarë ka shkatërrimin përfundimtar të institucioneve vitale të shtetit dhe krijimin e një anarkie ku ata që do të kërkohen nga Gjykata Speciale të jenë faktorët kryesorë të kthimit të stabilitetit, dhe së Bashkësia Ndërkombëtare të jetë e detyruar ti kthejë në krye të shtetit, dhe Gjykata Speciale të mos e ketë guximin të merret më ta. Vizita e sekretarit të SHBA, John Kerry në Kosovë dhe mesazhet e çarta që dha qoftë për pozitën, duke thënë së hajnat dhe kriminelët nuk e kanë vendin në institucione të shtetit por jashtë tyre dhe në burg, dhe mu për këtë kërkojë funksionalizimin sa më të shpejtë të Gjykatës Speciale.

Ndërsa për Opoziten pati mesazhe të çarta së dhuna nuk e ka vendin në Parlament dhe institucione të shtetit, dhe se të gjithë ata që bien ndesh më ligjin duhet të përballen më të pavarësisht pozitën që e kanë. Ky mesazh kaq i fuqishëm erdhi nga njeru që përfaqëson shtetin, që falë ndihmës vendimtare të tij edhe jemi sot shtet. Kerri, i bëri me dije gjithashtu bartësit kryesorë të krimit dhe hajnisë qofshin në opozitë apo pozitë, dhe kështu tash filloj një strategji e re e tyre për të shpëtuar nga burgosjet.

Vizita e Ilir Metës në Kosovë si ndërmjetësues i krizës politike, e i cili akuzohet për korrupcion dhe i cili bartë mbi vete aferën CEZ, është pandam i vizitës së John Kerrit. Vizitën e Ilir Metës unë e shikojë nga kënd vështrimi së po bëhët pikërisht në vazhdën e kësaj strategjie ku ata që e krijuan këtë bërthamë që dikur quhej LPK, dhe ishte pjellë e sigurimit të shtetit shqiptarë dhe që sot është shpërndarë në katër parti PDK, AAK, VV dhe Nisma, të cilat subjekte politike bënë gjërat më të ndyta duke përqarë luftën çlirimtare, duke vrarë drejtuesit institucional të saj që nga Ministri i Mbrojtjës, Ahmet Krasniqi e shumë të tjerë gjatë dhe pas lufte.

Vizita e Ilir Metës është koordinim i veprimeve në të dy anët, Shqipëri dhe Kosovë, ku veprimet destabilizuese duhet të vazhdohen që në fund të kësaj gadi gjendje anarkie të vijnë në shprehje si shpëtimtarë ata që Ilir Meta dhe nëna parti e tij i formoi, edukoi në stilin e tyre të ndyer duke vrarë dhe vjedhë, që me frikë dhe para të vijnë në pushtet, dhe pastaj pasuria tu shumëfishohet dhe instrumentet e shtetit ti përdorin për ruajtjën e pushtetit dhe pasurisë së vjedhur. Sikur ti shikosh takimet që i patë Meta sot e vërtetojnë këtë.

Mos takimi me kryeministrin kukull, Isa Mustafën tregon strategjinë që sa më parë të jetë e mundur LDK-në duhet larguar nga pushteti sepse qëllimi për diskreditimin e saj tashmë është arritur. Në gjithë këtë rrëmujë politike me rëndësi është të shikohet roli i Isa Mustafës në diskreditimin e LDK-së. Po ta shikosh sot LDK-në, ajo është e parcializuar, nuk kan qenë kurrë më të dëshpruar dhe të zhgënjyer anëtarësia e saj, kurrë më e uzurpuar nga diktatori dhe disa banda afër tij.

Më habisin deklaratat e individëve të caktuar që dalin në emër të disa degëve në përkrahje të tij, në vend që të analizojnë situatën mirë dhe të dalin me kundërshtime serioze dhe të shpëtohet LDK-ja nga ky degradim që po i bëhët pa ndërprerë. Lexova me shqetësim të thellë deklaratën e kryetarit të deges së LDK-së në Ferizaj dhe kryetar aktual i komunës së Ferizajt në mbështetje të Isa Mustafes. I ndëruar kryetar, Muharrem Sfarqa, ju vini nga dega e LDK-së në Gjermani e cila ishte njëra ndër shtyllat kryesore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Keni punuar dhe jetuar në shtetin më demokratik të Europes, Gjermani dhe e dini se çka do të thotë fjala- DEMOKRACI si punohet, si veprohet dhe si bëhet politika në një shtet demokratik.

Si pate durim të qëndrosh në një Kuvend zgjedhor ku shokët tuaj nga Gjermania që ishin delegatë iu ndalua hyrja në atë kuvendë?! Ju do të ishte dashur të jeni i pari që me delegatët e degës së LDK-së nga Ferizaj ta kundërshtoni fuqishem atë veprim. Kur bisedonim këtu në Zvicër ku ishe në vizitë dhe në Gjermani kur ishim në në vizitë kishe mendime krejtësisht tjera, ndërsa veprimet tuaja në Kosovë ndryshuan shumë. Ti bile që shkove nga demokracia Perëndimore nuk duhet ta përkrahësh një diktatur që u instalue në LDK dhe fatkeqësisht po rehabilitohet.

Ti duhet të jesh i pari që ta kundershtosh ate, dhe të jesh bartësi dhe shembulli kryesor së si duhet të bëhet demokracia partiake. A po e sheh së si e kan katandisur LDK-në duke e diskredituar më ata që përgjaken LDK-në, ku edhe për këtë kemi biseduar gjatë. Unë po ju lus nga thëllësia e shpirtit juve dhe të gjithë atyre që ia duan të mirën LDK-së që të mblidhni mendjen dhe të veproni sa më parë kundër gjithë kësaj drame të dhembëshme e cila po luhet në kurriz të LDK-së dhe të shtetit të Kosovës. LDK-ja kurrë nuk do të guxoj të jetë pjesë e këtij skenari për rrënimin e shtetit të Kosovës siq po e paraqet, Isa Mustafa tani e një vit më parë që kur edhe ia filloj.