Kriza politike globale, John Kerry dhe Kosova

0
25

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Ende nuk e dimë se si do të jetë stina dimërore. Por dimë së Evropa gjithnjë e më shumë e kan rrethuar luftërat.Nga kriza ballkanike e fundshekullit të kaluar, më shpërbërjën e dhunshme të ish–Jugosllavisë, Evropa frymoj pak më lirshem edhe pse mbetën shumë probleme të pa zgjedhura. Lufta në Siri ku u përfshin shumë palë, edhe më teper e theksoi krizën edhe jashta Lindjës së Mesme. Aktet terroriste të ISIS-it në Francë, e bën edhe më të rrezikshme paqën botërore. Sikur kriza politike dhe ushtarake ngadalë po futët edhe në Evropë.

Rrezimi i një aeroplani ushtarak rusë nga Turqia I cili kishte cenuar tersinë territoriale të Turqisë, hasi ne reagime të mëdha të Putinit, e cili pa vonuar shumë bombardoi disa kamionë më ndihma humanitare në kufi më Sirinë. Kjo është ajo pjesa e krizës globale, ku Rusët kan vu embargo ekonomike Turqisë. E bëra një hymje këtu së secila krizë sjellë krizën tjetër. Nuk e di së sa janë të sakta informacionet së edhe disa shtete të Ballkanit mund të përfshihen nga aktët terroriste të ISIS-it.

Kosovës së vogël po i dalin boll edhe ngjarjet politike të pa mira të këtij fundviti. Pamë ndasi të mëdha politike midis pozitës dhe opozitës, kur bëhët fjalë për çështje kruciale për Kosovën. Pozita me ngulm mbron qendrimet e veta për dy marrveshjet në Bruksel për “Zajednicën”, dhe ne Vjenë marrveshja e firmosur për demarakcionin me Mal të Zi. Ky dualitet i mendimeve për këto dy çështje të rëndësishme shtetërore, bën që të vjen deri të kriza e madhe politike.

Pamë skena që rrall shihen në Parlament, gazëlotësjellës, zenka të ndryshme, dhunë jashtë paralamentit dhe në rrugët e Prishtinës. Këto incidente të ndërsjlla jo të vogla rezultuan më eskalim të dhunës të përmasave shqetësuese nëper rrugët e kryeqytetit, ku pati të lënduar si nga ana e policisë ashtu edhe të proestuesve. Me 28 nëntor opozita organizoi protestë e cila pati përfundim paqësor, por e cila më vonë rezultoi më dhunë jo pa fajin e policisë e cila bastisi lokalet e VV duke arrestuar shume prej tyre, ndër ta edhe ideologun e saj, Albin Kurtin.

Nuk do të duhej që rrobat vetit tia prejm keq, me motivet e të së kaluarës hiq të mirë për shqiptarët, dhe një pjesë tjeter të rrobave të bëhën sipas kohës moderne. E bëra këtu një krahasim fugurativ sepse, ashtu edhe po duket shteti i Kosovës. Me shumë po dominon mendimi dhe veprimet retrograde se idet dhe mendimet që përputhen më kohën moderne. Një fare ndamje mbi këto baza e kemi edhe në Evropë. Njerëzit po ndahen sipas përkatësisë kulturore–ideologjike, edhe pse edhe mund të jetojnë së bashku kur mbretëron arsya. Kur bëhët fjalë për mediat tek ne, ato do të duhej më shumë ti kushtojnë vemendje objektivitetit, e jo krijimit të dramaciteteve sa për ta mbuluar një zbrazëti.

Mbulimi i boshllëkut me ndonjë informacion bombastik hap dilema se cila në fakt është e vërteta. Të gjitha këto të meta të sisitemit kan bërë që edhe të vijmë deri të një situatë e acaruar politike. Shumë hërë deri më sot miqët tanë në botë, e veqmas Amerika mike na dha mesazhe të fuqishme së si duhet bërë shtetndërtmi dhe së si duhet ngritur mirëqenja e qytetarëve. Edhe nga vizita e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry ndëgjuam mesazhe të fuqishme për të gjithë ata që kan sy dhe vesh, për të gjithë ata që ia dojnë të mirën atdheut dhe popullit të vet.

Pashë në disa portale dhe gazeta interpretime te ndryshme rreth fjalimit të sekretarit amerikan, Kerry para gazetarëve. Fjalimi i Kerrit ishte kuptim plotë, ishte më mesazhe për unitët, ishte fjalim kunder krimit dhe korrupcionit i cili ka mbuluar gadi çdo pore te jetës. Ishte fjalim kunder çfado dhune, edhe dhunës në Kuvend natyrisht si brengë e madhe e shumicës sot në Kosovë. Nese dikush dëshiron pronocimin e Kerrit ta dëshifron si fitore të njerës apo palës tjeter gabohët rëndë.

Secili politikan i kalibrit të lartë siq është Kerri, sigurisht në fjalim e tij lën shumë qka për tu nënkuptuar, por natyrisht për ata që kuptojnë nga politika. Unë shkëputa disa rreshta nga fjalimi mikut amerikan John Kerrit “Kjo po ashtu kërkon që Kosova të përmbush zotimin për themelimin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që të zgjidhen të gjitha ato pohimet e viteve të konfliktit, njëherë e përgjithmonë, dhe që kombet vetë të pajtohen”. Dhe shkëputjën tjetër ”Mos u gaboni, ne nuk do të mbështesnim asnjë marrëveshje, e cila do ta kërcënonte sovranitetin, sigurinë apo pavarësinë e Kosovës. Kemi investuar tepër shumë, ne vetë, së bashku, në të ardhmen e Kosovës, për ta vënë në rrezik”…