Nga Skënder MULLIQI
Krizat politike janë vazhdimësi e krizave ekonomike. Ne këto situata të krizës së përgjithshme, secili shtet i ka edhe aleatet e vet si mbeshtetje. Historia sikur po përseritet bashkë me aleancat e vjetra. Ne vitin 2014 ishte 100 vjetori I Luftës së Parë Botërore. Edhe situata e sotme e krizës së përgjithshme, mund të jetë analoge e kohës së kaluar më botën e sotme. Në dy luftat botërore shtetet e vogla kan shërbyar si monedhë për kusuritje. Sot, kur shqiptarët janë kthyer me fytyrë kah Vashingtoni dhe Brukseli, serbët janë kthyer kah Moska, kurse myslymanet e Bosnjës e festuan fitorën e Erdoganit të para pak ditëve.
Kroatët edhe më rastin e shpërberjës së ish-Jugosllavisë si aleatë të fortë e kishin Gjermaninë e Gensherit, kurse tash Gjermaninë e Merkelit. Këto aleanca nuk duhet shikuar si shumë strikte, sepse secili shtet ka më shumë së një shtet mik në botë ose në Evrope. Edhe Kosova, por edhe shqiptarët përgjithësisht në luftën e fundit kishin shumë aleatë nga Evropa, të cilët i dolën në krahun e tyre.
Në fundshekullin e kaluar Ballkani u shkëput nga regjimet diktatoriale me rastin e shpërbërjes se ish –Jugosllavisë. Mini shtetet e dala nga kjo krijesë artificiale, sikur pak kan levizur ose edhe kan stagnuar në të gjitha proceset zhvillimore. Ky stagnacion po ndodhë për shkak së elitat politike janë të pa reformuara, ose të cilat trashëguan shumë çka nga regjimi komunist.
Kemi një mish mash politikë strukturor që po reflekton më shumë negativitete. Mu për ate me duket mua edhe reformat po shkojnë shumë ngadalë. Disa herë e kam thënë dhe po e përserisë së vëtem ligji i lustracionit dhe hapja e dosjeve e spastron situatën për të mirë. Zatën të gjitha shtetet e ish bllokut komunist e kan pasur dhe kanë kusht hapjën e dosjeve për tu inkuadruar në Evropën e Bashkuar.
Pushtet tona në vazhdimësi i bënë koncesione Serbisë, duke lën dëme të pa riparueshme mbrapa. Po i bëhën koncesione edhe atëherë kur po preket statusi politik i vendit. Kjo edhe solli gjithë këtë zhurullti në skenën tonë politike, sidomos kohën e fundit. Të gjitha luftërat e mëdha janë bërë për territore. Ne, shqiptarët nuk po kërkojmë as më pak as më shumë veq mbrojtëjn e territoreve tona etnike, të cilat sërish po cenohen nga fqinjët tanë serbosllavë.
Në këtë krizë globale ekonomike dhe politike të cilën e potencova në fillim të këtij shkrimi, duhet pasur shumë kujdes së si dhe kah po rreshtohemi. Duhet pasur kujdes dhe ti kthehemi unitetit, mirëqenjës dhe prosperitetit . Ndryshimi i pushtetit në pluralizëm është gjeja më demokratike. Prandaj, çdo ndryshim kualitativ shumë i nevojshem për vendin edhe duhet mirëpritur nga të gjithë. Forcat e reja dhe përparimtare, pa komplekse të së kaluarës, pa cinizëm, pa provincializma, janë ardhmeria e atdheut dhe popullit…