Shekulli Online, 05.11.2010
UPDATE – Delegacioni i Parlamentit Evropian, në mbyljje të takimit të Komitetit për Stabilizim Asociimin, propozoi ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, me shumicë nga opozita.
Gjatë një konference për mediat, eurodeputetët e pranishëm në takim shprehën zhgënjimin për situatën politike në vend.
Kreu i delegacionit, Eduard Kukan, theksoi se mes paleve ne fund te takimit nuk u arrit nje konsensus, i cili eshte shume i nevojshem per tejkalimin e krizes.
Gjate takimit, komiteti votoi për propozimin e eurodeputetes Doris Pack, sipas të cilës palët duhet të tregojnë vullnet, të ulen në bisedime dhe të ndryshojnë nenin 178 pika 6 që parashikon djegien e fletëve të votimit. propozimi nuk gjeti miratim, pasi ne fund te votimit rezultoi me numer te barabarte votash, pro dhe kunder.
Leskaj: PD, kunder Doris Pack
Nënkyetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj sqaroi pas mbylljes së takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit se PD-ja refuzoi amendamentin e bërë nga eurodeputetja Dors Pack, që përkon edhe me ofertën e fundit të bërë nga PS-ja për hetimin e zgjedhjeve.
Pack braktis takimin. Cornelissen: Sjellja e politikanëve, një turp
Eurodeputetja Doris Pack ka braktisur në mënyrë demonstrative takimin e Stabilizim Asocimit, që zhvillon sot mbledhjen e tij të dytë.
Nderkohe fill pas saj, eurodeputetja Marije Cornelissen e ka quajtur te turpshme sjelljen e
politikaneve shqiptare. “Te isha shqiptare do isha tuperuar me akuzat qe behet ne politike. Këtu duhet të dialogohet, ju vazhdoni ende me akuzat”, ka thene ajo ne tryeze, pasi eshte larguar kolegja Pack.
Pack është shprehur shumë e zhgënjyer nga akuzat mes dy forcave kryesore politike PD dhe PS, ndërkohë që takimi është tepër i rëndësishëm pasi në të diskutohen fatet e vendit.
“Këtu po diskutohen fatet e vendit, një gjendje e tillë është e patolerueshme”- ka thënë Pack. Sipas saj, prej 20 vjetësh po shikohet e njëjta praktikë dhe kjo nuk është serioze, pasi nuk mund të vazhdohet me të njëjtën përplasje.
Replikat
Takimi i sotem eshte shoqeruar me shkembime akuzash mes perfaqesuesve te pozites dhe opozites, te pranishem ne takim. Qe ne fillim ka pasur replika mes ministrit te Financave Ritvan Bode dhe deputetit te PS-se, Arben Malaj.
Bode theksoi se këtë vit, Shqipëria përballoi krizën dhe pavarësisht krizës që përfshiu shumë vende, Bode tha se këtë vit ekonomia njohu rritjen me të lartë.
Por ka reaguar menjehere Malaj, duke i quajtur deklarata te tilla loje me statistikat.
“Pavarësisht se qeveria e ka të lehtë të manipulojë statistikat, është e vështirë fshehja e situatës reale. Papunësia e strukturuar në masën 13:8%, deficiti publik eshte shqetësues”, tha Malaj, duke i kujtuar ministrit rastin e Greqise.
_____
Ne takimin e djeshem u bënë deklarata të forta referuar situates politike ne vend. Kreu i delegacionit Eduard Kukan gjate takimit te komitetit e vlerësoi situatën si shumë shqetësuese dhe theksoi se KE është shumë e shqetësuar pasi kriza zgjati shumë dhe nuk po gjen zgjidhje. Zgjatja e krizes institucionale tha Kukan do te permendet ne raportin e Keshilit te Evropes. Ndersa eurdeputeti tjeter Bursa bëri me faj të dyja palët politike per gjendjen e krijuar ndërsa paralajmëroi se kjo situatë do të ketë efekt negative në integrimijn e vendit.
Gjatë ditës delegacioni me në krye Eduard Kukan ka patur disa takime me përfaqësues të lartë të politikës në Shqipëri. Në takimin që delegacioni pati me kryeminsitrin Berisha, u diskutua mbi reformat dhe investimet që janë bërë në fusha të ndryshme, ndërsa kriza politike ende e pazgjidhur ishte pjesë e diskutimitit. Në njoftimin për shtyp të kryeministrisë thuhet se në takim “u vlerësua oferta e mazhorancës për hetimin e të gjitha çështjeve nga Komisioni parlamentar, përveçse atyre për të cilat ka vendim të gjykatave”
Ndërkohë kreu i PS-së Edi Rama ka pritur gjithashtu në takim delegacionin e kryesuar nga Kukan, ku ky i fundit u interesua mbi qëndrimin e PS-së për mundësinë e daljes nga kriza. Kreu socialist Rama e vlerësoi si proaktiv qëndrimin e PS-së, dhe e njohu zyrtarin e BE me ofertën që opozita ka bërë për daljen nga kriza.
“marrëveshja bazë për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të hetuar zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 2009 – ku kryetari dhe shumica e pjesëtarëve zgjidhen nga opozita dhe i cili ka mandatin për të hetuar materialet zgjedhore – duhet implementuar sa më shpejtë të jetë e mundur.” – tha Rama
Partia Socialiste, vazhdoi më tej Rama, e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 2009, por ka kërkuar hetimin e mënyrës sesi u zhvilluan këto zgjedhje. Kjo është një e drejtë Kushtetuese e Partisë Socialiste, për të cilin ka dhe një precedent nga viti 2005, kur kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim për hetimin e zgjedhjeve parlamentare, përfshirë hapjen e kutive, u miratua nga legjislatura paraardhëse.
***
Kreu i delegacionit Eduard Kukan, ka mbajtur postin e ish ministrit te jashtëm te Sllovakisë, eshte njohës i mirë i Ballkanit, anëtar i delegacionit të parlamentit europian për marrëdhëniet me vendet e ballkanit Perëndimor dhe anëtar i komisionit të jashtëm të parlamentit europian.
Eurodeputeti Kukan ka qenë i angazhuar edhe në procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, si dhe pjestar në bisedimet e zhvilluara me ndermjetesine europiane mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës Edi Rama në Strasburg, majin e kaluar, per zgjidhjen e ngercit lidhur me hetimin e zgjedhjeve te qershorit 2009.
Takimi i sotëm ka përfshire në rendin e punës ndër pikat e para situatën politike dhe reformën elektorale. Edhe në takimin e parë të këtij komiteti të mbajtur në maj, kjo temë krijoi debate të forta jo vetëm mes përfaqësuesve shqiptarë por edhe europarlamentarëve të cilët përgjithësisht mbronin përfaqësuesit e krahut të tyre politik.
Situata e krijuar bëri në atë kohë që të dështonte në minutat e fundit edhe miratimi i një deklarate të përbashkët në përfundim të takimit.
Që nga maji i atehershëm situata politike është thuajse e njejtë. Konflikti për ceshtjen e hetimeve të zgjedhjeve është ende i hapur, madje marrëdhëniet mes palëve janë acaruar edhe më tej për shkak të disa përplasjeve në parlament.
Në këtë kuptim, edhe takimi i sotëm rrezikon të jetë një fotokopje e atij të majit, me të vetmin ndryshim që europarlamentarët mund të kërkojnë shpjegime se përse nuk është bërë asgjë pas miratimit të rezolutës nga ana e parlamentit europian ku kërkohet ngritja e komisionit hetimor për zgjedhjet dhe hapja rrugë reformës elektorale.
Por edhe pikat e tjera të rendit të ditës së takimit nuk është se premtojnë ndonjë situatë me të qetë.
Ndër to janë edhe diskutimet për përmirësimin e funksionimit të gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, një cështje për të cilën ka debate të vazhdueshme mes palëve politike. Po ashtu edhe pika që ka të bëjë me të drejtat e njeriut, mund të jetë një tjetër moment problematik.
Dy ditë më parë përfaqësuesit e vendeve të bashkimit europian shprehën shqetësim për ndikimin që ngërci politik ka në funksionimin e institucionit të Avokatit të Popullit. Për shkak se Avokati i popullit zgjidhet me shumicë të cilësuar, posti ka disa muaj që ka mbetur vakant. Në deklaratën e lëshuar në Tiranë u bëhet thirrje të gjitha partive politike të procedojnë në mënyrë urgjente me emërimin e Avokatit të ri të Popullit.
Ngërçi politik nuk duhet të pengojë miratimin nga ana e Parlamentit të reformave dhe masave që janë në interes të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Evropian u bën thirrje gjithashtu autoriteteve shqiptare të marrin masat e nevojshme për të garantuar vënien në zbatim siç duhet të ligjit kundër diskriminimit të miratuar nga Parlamenti në shkurt të vitit 2010, përfshirë këtu edhe mbështetjen me burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Takimi i sotëm i komitetit të përbashkët parlamentar të Stabilizim Asocimit zhvillohet vetëm pak ditë përpara se Bashkimi europian të vendosë të hënë e ardhshme për liberalizimin e vizave për qyetarët shqiptarë, dhe një ditë më pas, Komsioni europin të shpreh opinionin mbi kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.