Preç Zogaj, 21.01.2010
Kriza politike institucionale, që ka mbërthyer vendin që prej shtatorit të vitit 2009, ka çarë më në fund rrethin e censurës dhe autocensuar, duke gjetur pasqyrim në Raportin e raporterëve të Këshillit të Europës dhe në Projektrrezolutën e Komitetet të Monitorimit që pritet të miratohet në ditët e ardhshme nga Asambleja Parlamentare.
Këto dy dokumenta përfaqësojnë shkallën më të lartë të ndërkombëtarizimit të krizës aktuale, sikurse edhe të impenjimit europian për zgjidhjen e saj. Këshilli i Europës është trusti më i madh i demokracisë në Europë. Ai ekziston vetëm për një arsye dhe ka vetëm një mision: mbrojtjen dhe zhvilimin e demokracisë në vendet anëtare dhe me gjerë.
Në këtë sferë Këshilli i Europës është numri një. Mbi të nuk ka tjetër. Këshilli nuk konkurohet, sikurse ai nuk konkuron Bashkimin Europian për çeshtjet e vizave, integrimit, shkembimeve e tjerë.
Raporterët e këtij institucioni e kanë parë krizën shqiptare me shqetësimin dhe pergjegjësinë e institucionit që ka për detyrë të vlerësojë, të ndihmojë. Në paketën e zgjidhjeve spikat piksëpari kerkesa për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Është hera e parë që një institucion europian me peshë kërkon hetimin e zgjedhjeve permes një komisioni parlamentar. Kjo është një kerkesë që përkon me kryefjalën e qëndrimeve që ka mbajtur e mban opozita shqiptare e drejtuar nga Partia Sociliste .
Por do të ishte naïve të mendohet se reporterër dhe Komisioni i Monitorimit e kanë bërë këtë në formën e një lëshimi apo bonusi për opozitën. Ata, sigurisht, kanë vlerësuar arsyet e qëndrimeve të opozitës, por kanë parë në thellësi vetë raportin e OSBE-ODHIR-it për zgjedhjet e 28 qershorit dhe kanë arritur në përfundimin se hetimi i këtyre zgjedhjeve është i drejtë, i përligjur, i nevojshëm dhe i dobishëm për të sotmen dhe të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.
Është rasti të shënojmë se deri më sot, disa politikanë europianë që janë shprehur për krizën shqiptare, e kanë patur zakon të citojnë kalimthi kryesisht paragrafin hyrës të Raporti.
Raporteret e KE-së kanë lenë mënjanë fasadën dhe kanë hyrë brënda. Problemet dhe shkarjet në shkelje të Kartës së Kopenhagës për zgjedhjet e lira e të ndershme janë aty, e bardhë në të zezë.
Ndërsa nuk janë të tilla që të venë në pikpyetje pranimin e produktit në një vënd me demokraci të re dhe problematike si Shqipëria , ato justifikojnë plotësisht një hetim të gjerë të parregullsive, të sjelljes së komisionerëve dhe numëruesve, të mënyrës si është zbatuar Kodi Zgjedhor dhe Udhëzuesi Zgjedhor në çdo element të të tyre.
Ky hetim do të ishte i nevojshëm edhe po të mos e kërkronte një opozitë e amdhe me 65 deputetë siç është Partia Socialiste. Ndërkaq, ky hetim, i shoqëruar me hapjen e kutive dhe me krijimin e legjislacionit që ligjeron standartin e kutive të hapura, do të hapte një faqe të re në historinë e zgjedhjeve dhe vetë demokracisë në Shqiëpri.
Duke lexuar raportin dhe projektrrezolutën e KE-së mua më duket se kërkesa për hetimin parlamentar të zgjedhjeve, edhe pse përkon me kërkesën e opozitës, është gjithashtu një kërkësë e vetë hartuesve .
Këtë bindje ta krijon pika numër nëntë e projektrrezolutës, ku u kërkohet zyrtarëve të partive poltike dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në Shqipëri që të ngrenë një grup të përbashkët që të shqyrtojë të gjitha rastet e presionit të ushtruar mbi njerezit gjatë fushatës elektorale dhe të vihen para përgjegjësisë secili prej shkelësve sipas ligjit elektoral. Shikoni! Hetimi parlamentar është një gjë, por nuk mjafton, nuk është shterues.
Zgjedhjet shqiptare kanë nevojë për një hetim edhe me të gjerë jashtëparlëmantar; kanë nevojë për një hetim qytetar të dukurisë më të shëmtuar , me të vjetër e më të përhapur që është presioni për votën deri me bukën e fëmijëve. Propaganda është legale, por presioni tjetërson vetë natyrën e zgjedhjeve demokratike.
Asnjë parti nuk e ka kërkuar këtë lloj komisioni politik-qytetar. Askush nuk e ka ëkrkuar këtë katharsis jetik për fatin dhe shëndetin e demokracisë. Vetëdija dhe pamja e raporteve për fushën tonë të minuar zgjedhore ka shkuar edhe më larg se sa ajo e aktorëve lokalë. Kjo është e jashtëzakonshme. Njëkohësisht edhe fatlume për vendin, poqese se merret në konsideratë me serjozitet.
Në raport gjen vendin e merituar edhe kërkesa e përsëritur e shumciës për hyrjen e opopzitës në Kuvend. Edhe kjo nuk bëhët për ti mbajtur ison qeverisë, por se ashtu është e drejtë.
Por ndërkaq, të gjithë e kuptojnë se është një kërkesë që merr automatikisht zgjidhje me nënshkrimin e një marrëveshje të negociuar midis shumicës dhe opozitës për hetimin parlamentar, të cilit tani i duhet shtuar edhe hetimi qytetar.
Po kush do ta moderojë dialogun? Jo vetëm për shkak të atmosferes së nderë mes dy kampeve poliitke, por edhe për t’i dhenë marrëveshjes së kërkuar një konteks te gjere institucional me garancitë përkatëse, Projektrrezuluta ia delegon misionin e moderatorit Presidentit të Republikës, zotit Bamir Topi. Në vështrimin europian, Presidenti është arbitri.
Prandaj nuk ka asnjë dilemë në lidhje me rolin e tij. Në ditët në vijim partitë politike do të duhet të shprehen për këtë çeshtje kyçe , sikurse edhe për çeshtjet e tjera të dokumentit që është përgatitur në Strasburg.
Rekomandimet e këtij dokumenti përfaqësojnë realisht zgjidhjen me kosto të ulët të krizës politike, si premisë për kapërcimin dora-dorës të shumë vështirësive dhe ngërqeve në ekonomi, në jeten sociale e tjerë.
Opozita që është kritikuar se nuk ka punuar mirë në planin ndnërkombëtar për tu siguruar jehonë dhe konsensus arsyeve të saj, e sheh veten të shpaguar në këtë pikë . Provohet sërish se e vërteta dhe e drejta punojnë vetë, mjaft që të mos shëmtohen me ndërmendje dhe qëllime të mbrapshta.
Opozita duhet të dijë ta shfrytëzojë me mençuri dhe me profesionalizëm politik momentin. Qeveria, që gjithë këto kohë ka mohuar ekistencën e krizës dhe është përpjekur të minimizojë arsyet e opozitës, e sheh veten të përgenjeshtruar në vlerësimet e raporterëve.
Ajo duhet të ndryshojë qëndrim. Ajo do të vihet në vështiorësi të reja,nëse nuk rishikon qëndrimet e veta. Qeveria ka detyrime të shtuara në lidhje me zbatimin e rekomandimeve që vinë nga partneret tanë ndërkombëtare. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria është vend anëtar I Këshillit të Europës. Rrezulutat e këtij Këshilli janë të detyrueshme për tu zbatuar.
Do të donim të ndaleshim këtu në shoqërinë e mendimit të mire, se më në fund do të prevalojë arsyeja dhe do të nisë dialogu. Por nuk na lë raporti i raporterëve dhe projektrrezuluta të flemë mbi dafina. Europianët na njohim.
Na kanë provuar edhe më par, e dinë sa zevzekë dhe të paparashikueshëm bëhën liderit shqiptarë, sa kohë që nuk kanë parë humnerën të hundët. Prandaj kanë parashikuar “skenarë” të tjerë të zgjidhjeve, në kushtet e përshkallëzimit të krizës; prandaj kanë kërkuar qysh tani, si në një ftesë për aplikim, kontribubutin e ambsadorëve dhe isntitucioneve të tjera ndërkombëtare.
Dhe kushedi ç’do të kërkrojnë tjetër neser. Por le ti harrojmë variantet reserve, që na kthejnë në vitet e mbrapshta.. Le të përqafoijmë fort të parin, më të thjeshtin. Vullneti i mirë është këshilluesi më i mirë.