Kristo Frashëri: Berisha shpartalloi Akademinë e Shkencave

0
83

ResPublica.al, 6 korrik 2013

Historiani dhe studiuesi i njohur, Kristo Frashëri, hedh një tjetër tezë të arsyeve pse e djathta humbi në zgjedhjet e 23 qershorit. Në një shkrim të botuar në Shqiptarja.com, ai thotë se Berisha u ndëshkua edhe për qëndrimin që mbajti ndaj mendimit shkencor. “Me një kokëfortësi dogmatike, ai iu turr të vetmit institucion të ajkës së mendimit shkencor, Akademisë së Shkencave, derisa e shpartalloi me një frymë, pra derisa e ktheu në një kufomë të pavarrosur,” shkruan Frashëri.

Sipas tij, reforma ogurzezë e vitit 2006 e ndërmarrë nga Berisha praktikisht e shkatërroi Akademinë e Shkencave. Pas kësaj, thotë Frashëri, shumë institucione mbetën jetimë dhe vetëm kanë vegjetuar pa ditur se çfarë bëjnë. “Cili është përfitimi që pati vendi, shkenca shqiptare, mendimi shkencor shqiptar nga shkëputja e instituteve prej Akademisë së Shkencave?”, pyet ai. Në fakt, kësaj pyetje nuk mund t’i japë askush përgjigje sot, aq më pak Berisha.

Shkrimin e plotë e gjeni këtu http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/kristo-frasheri-beris

Re.Pu