Krimi, qeveria dhe qytetarët

0
33

Analizë nga PJERIN NDREU

Për të tretin vit rradhazi, krimi ka marrë frenat në dorë dhe shfaqet kudo, vret, vjedh, dhunon këdo që i del para. Kurba e krimit ka marrë trajektore ngjitëse si asnjëherë tjetër pas vitit të mbrapshtë ‘97. Vrasjet, vetëvrasjet, aksidentet automobilistike janë kthyer tema të ditës ku me dhjetëra njerëz humbin jetën tragjikisht. Siguria për jetën ka rënë ndjeshëm. Paniku ka filluar të shtohet tek njerëzit, ndërsa qeveritarët vazhdojnë ritualin alla komunist, ku gjithçka është sukses dhe asgjë nuk ndodh. Pohime të papërgjegjshme se vrasjet janë më të ulëta se në BE, se media e ka fajin se i zmadhon krimet, apo kemi zhduk krimin e organizuar, dëgjohen çdo ditë nga politikanët në pozitë, duke shurdhuar veshët e lodhur të shqiptarëve me kronikën e përditshme të zezë.

Krimi godet në qendër të qyteteve, në periferi, afër komisariateve të policisë, në objekte ushtarake të mbrojtura, krimi godet në plazh, në rërë, krimi godet në rrugë, në banesë, në biznes, krimi është zot i gjithçkaje duke ushqyer kronikat e zeza të mediave që janë të vetmet që bëjnë prezent se ç’ndodh në të vërtetë. Krimi godet, deputetin, gjyqtarin, kryetarin e komunës, ish- kryepolicin e Tiranës dhe prapë ndjehet i sigurt se askush nuk thotë se kemi probleme. Qeveria i ka “siguruar” të gjitha sipas saj. Por ka harruar t’u bëjë me dije shtetasve të vet se niveli i ulët ekonomik, papunësia e lartë pjellin kriminalitet. Se njerëzit duan punë, duan të hanë, por s’kanë çfarë..!

Rruga e krimit është një ndër rrugët e pasurimit, pavarësisht se është fatale, por s’kanë rrugë tjeter..! Se investimet sociale lënë për të dëshiruar, se familja ka probleme, se arsimi është në nivel të ulët, se çerdhja, kopshti, objektet social kulturore janë anemike, se institucionet janë të dobta e te mbushura me injorante e te papergjegjshem, se bashkepunimi mes tyre është inekzistent, se OJF që kanë si objekt këto probleme janë krejt në periferi të zbutura nën hududin e qeverisë që ju hedh nga një kockë për të mbyllur gojën. Se organet ligjzbatuese funksionojnë të ndara për shkak dhe të varësisë, ca (policia dhe burgjet) nga qeveria e ca (prokurori dhe gjykata) të pavarura.

Politika, qeveria jo vetëm që si ka lënë të bashkëpunojnë, po ka futur mes tyre helmin e urrejtjes, të planeve kundërshtare e të luftës mes tyre. Ata që ka mundur si policinë e shtetit, e ka degraduar, duke sfumuar profesionalizmin e nxitur tribalizmin e klientelizmin apo militantizmin partiak në rekrutimin e personelit, duke e nxjerrë në fakt jashtë misionit. E ka korruptuar dhe detyruar që të performojë në rrugë pa forcë dhe me standarte të dyfishta ku politikanët, njerëzit afër tyre janë të pandëshkueshëm nga ligji njëlloj si qytetarët e tjerë. Prokurorisë i ka bërë presion, dhe gjykatës i ka kërcyer në fyt! Pra në këtë derexhe njëri institucion ligjzbatues i bie thumbit e tjetri patkoit.

Qeveria s’ka bere publik asnje objektiv per uljen e kriminalitetit dhe rrugen se si do ta beje kete. Per kete aresye ska as strategji te parandalimit te krimit, ska as ze teknicienesh, police, juriste, psikologe, mesues, sociologe, pjestare te komunitetit etj.. Qeveria e ka mbeshtetur luften ndaj krimit ne disa veprime haxhiqamiliste me deklarata kuturu e pa asnje lloj organizimi. Gjithe filozofia antikrim eshte emri i një ministri qe akoma pa hyre në zyrë, dikush i shkruan një letër e ai, vrap në media i stërmunduar për të deshifruat termat e për të treguar se sa i “vendosur” ka ardhë në atë dikaster për të luftuar krimin.

Ky është kaos dhe me dashje apo padashje i hap rrugën lulëzimit të krimit. Më që m’u kujtua, ishte tamam ai Luli që është në bashki tani, që në 2010 dha urdhër të zhdukeshin dhe statistikat e krimit nga faqja e internetit e policisë se shtetit. Që atëherë është ruajtur me fanatizëm ajo porosi absurde. Shifra nuk gjenden gjëkundi! Por ndoshta kanë të drejtë” se ne vitin 2005 raportoheshin 8250 krime, në vitin 2011 u raportuan 17680 krime, më shumë se dyfishi.

Pa dhënë asnjë fakt apo shifer ministri I radhes thote se e kemi krimin ne kontroll ! Ndersa rruget pergjaken cdo dite dhe krimi vepron serbes. Por ne gjithe kete zallamahi qeveritare jane qytetaret ata qe e ndjejne peshen e rende te krimit. Sepse ne qeveri as ne te aferm te tyre nuk ka ndodhur as te vritet e as te vidhet kush, ose ka ndodhur krejt rralle. Qytetaret jane dukshem te pasigurte per jeten dhe pasurine. Jane te penalizuar edhe nga ligji, sepse atyre su lejohet ta shkelin, se i plasin ne burg per te njejten shkelje ku qeveritaret dhe te afermit e tyre ju kerkohet falje nga polici !

Qytetaret vdesin ne konflike banalet se policet flene gjume. Diku nje shef komisariati I thote ati qe denoncon se dikush do ti vrase dhe se sillet rrotull me arme, qe filmoi ti dheme sill kaseten ti shoh me arme ne brez..!!! Diku tjeter nje vrases thote jam pronar i reres se detit, dhe vret dy vete, plagos dy te tjere. Ne polican ne sy te efektivave tane “trima” te ushtrise Imami, pas ngjarjes tragjike, dikush vjen dhe me sharre druri i pret koken nje viktime..!!!

E tjetri ne mes te Rreshenit ben ne krim tjeter, nje konflikt banal perfundon me perdorim arme, se kontigjentin e krimit as nuk e evidenton e as nuk e kontrollon njeri e so on…Qytetaret jane te paret thoshte Luli I bashkise pasi zhduku statistikat e krimit dhe shkaterroi dhe ate pak profesionalizem qe kishte ngele ne policine e shtetit. Krimi vepron I qete, qeveritaret hargalisen te kenaqur me pushtetin dhe perfitimet e tyre, qytetaret jane te paret, por per te vdekur, jo per te jetuar e shijuar jeten.

(gm/Shqiptarja.com)