Kreu i PS-së Rama: Në këto kushte nuk mund të ketë zgjedhje të reja

0
79


Shekulli Online, 04.02.2011

Menjëherë pas mbajtjes së protestave në katër qytete, Tiranë, Korçë, Lezhë dhe Vlorë, kreu i PS-së Edi Rama deklaroi se në këto kushte nuk mund të ketë zgjedhje të reja.

“Në këto kushte nuk mund të bëhen zgjedhje, duhet të krijohen kushte pasi jo vetëm që të gjitha hallkat e procesit elektoral tashmë janë dëshmuar të mangëta saqë derformojnë rezultatin, por janë shtuar edhe të tjera probleme të rënda” – tha Rama

Rama konfirmoi bindjen e opozitës për të mos u zmbrapsur nga aksioni i saj politik, ndërsa falenderoi të gjithë qytetarët që u dyndën sot ne sheshet e Shqipërisë.

Ky pushtet tha Rama mban mbi supe barrën e rëndë të vrasjes së 3 demonstruesve të pafajshëm. Pa harrur videohajninë që mbetet ende një enigmë në raport me vendosjen e drejtësisë.

Kryesocilisti tha gjithashtu se ka qenë dhe mbete i gatshëm për dialog politik.

“Kam qenë, jam dhe do të mbetem se dialogu është një mekanizëm i patjetërsuar në një process politik” – tha Rama

Opozita tha Rama është e vednosur ta luftojë këë regjim që sillet si pushtues. I pyetur nga gazetarët nëse do të ishte gati për një takim me kryeministrin Sali Berisha, rama u përgjigj: “Ska dyshim, takim për takim dhe muhabet për muhabet, takim me Saliun nuk mund të ketë” – tha ai

***

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi dje një takim njëorësh me aleatët e koalicionit opozitar “Opozita e Bashkuar” me qëllim bashkërendimin e aksionit opozitar për demonstrimet e sotme në Tiranë e tre rrethe të tjera të vendit.
Pas takimit duke folur për mediat kreu i PSD Skënder Gjinushi dhe ai i PLD Spartak Ngjela folën për zgjedhje të reja si mundësia e vetme për daljen nga kriza.

Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi u shpreh se “Fjalën e fundit në demokraci e thotë populli. Populli shprehet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mungesa e të cilave është edhe baza e kësaj krize, ç’ka i është shtuar më mbrapa makutëria e qeverisë dhe deri krimi shtetëror i 21 janarit”

Ndërsa Spartak Ngjela tha se ” E konceptojmë krizën në agravim të rëndë. Kriza sa vjen dhe ashpërsohet, e vetmja zgjidhje është jo përplasje, por zgjedhje të reja”

Sipas ‘Opozitës së Bashkuar’ protestat e nesërme hapin një stad të ri protestash pasi ato do të mbahen në këtër qytete njëkohësisht”

Ngjela tha se demonstrata – homazh ka krijuar një optimizëm të brendshëm për një ndryshim cilësor në Shqipëri në funksion të demokracisë dhe lirisë së individit.”

Në takim morën pjesë Skëndër Gjinushi kreu PSD, Paskal Milo kreu PDS, Vangjel Dule kreu PBDNJ, Nard Ndoka kreu PDK, Petro Koçi PSV91, Edlir Petani Partia e Gjelbër si dhe Preç Zogaj e Ndre Legisi.

***

Në kuadër të zhvillimit të protestës së paralajmëruar nga Partisë Socialiste në Vlorë, policia e këtij qarku po merr masa për mbarëvajtjen e saj. Kërkesa e bërë nga kryetari i PS për rrethin e Vlorës, Kujtim Sulçe, ka marrë përgjigje pozitive. Nga policia është dërguar një shkresa për të mësuar itinerarin e protestës. Drejtori i Policisë së qarkut Vlorë, Ylli Metko, lidhur me këtë çështje shprehet se po merren të gjitha masat e nevojshme.

Policia e Vlorës nuk do të marrë pjesë duke krijuar barrikada, por do të jetë në vëzhgim të mbarëvajtjes së protestës. Metko është shprehur se janë marrë informacione në rrugë operative që nuk do të ketë dhunë. Ai ka nënvizuar se do të angazhohen të gjitha forcat policore të drejtorisë së qarkut, si dhe në ndihmë të saj do të vijnë dhe dy grupe të FNSH-së së Fierit, të cilët do të jenë në gatishmëri. Sipas Metkos, drejtor i Policisë së Qarkut Vlorë, kërkesa e PS-së Vlorë është për një bllokim të rrugës nga zona e Skelës deri në hyrje të qytetit, për harkun kohor 14:00 deri në 18:00.