Kosova nuk mund të jeton në iluzione?!

0
32

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Kosova nuk është larguar shumë nga sistemi një partiak. Nga drejtorët apo udhëheqësit e ndryshem, deri të pastruasja mund të punësohesh vetëm sipas direktivës së partisë në pushtet, e kwshtu mw radhw … Nese është kështu, atëherë edhe po përjashtohet shumica nga sistemi. Kosovën e ka pllakosur krizë e rëndë sociale dhe ekonomike. Po kemi krizë pas krize politike që 16 vite më radhë. U futem në bisedime politike më Serbinë hegjemoniste pa asnjë kusht. Ndër më të dëmshmet marrveshje ishin Fusnota, Asociacioni i Komunave Serbe apo “Zajednica”, marrveshja lidhur më demarkacionin më Mal të Zi .Këto dy të fundit ishin marrveshjët më të dëmshme.

Asociacioni dhe demarkacioni janë cenime direkte territoriale .Sistemi shëndetësor dhe ai arsimorw janë të dobëta. Gjyqësia dhe organet e drejtësisë po ndikohen nga politika ditore, hajni, korrupcion dhe kriminalitet, e cila Kosovës gjithnjë e më shumë po ia zvetnon imazhin në botë. Çka do të duhet të ndodhë këtij populli dhe shtetit, e të kuptojnë së në cilin gjendje është katandisur, me fajin e vet, dhe nga mos përgjegjësia politike e këtij pushteti.Pse thëm së pari me fajin e popullit? Qe krejtë pasluftën sigurisht me vetëdije po e voton dhe po i aplaudon të njejtës oligarki politiko-financiare.Po i aplaudon udhëheqjeve politike, të cilat kanë marr vendime të dëmshme politike si në planin e mbrendshem ashtu edhe në planin e jashtëm .Të gjitha pasojat e gjithë kësaj po u vuan vet populli . A është kjo e mundshme ?

Ky popull i cili shekuj më radhë i ka përballuar shumë armiqë shekullorë.Përballuam edhe diktaturën më te egër të Titos dhe Rankoviqit, duke e ruajtur kështu edhe çenjën tonë kombëtare. Ku është ndijesimi dhe përgjegjësia për gjeneratat e reja? A është heshtja zgjedhja më e mirë ? A ka ardhur koha që vota mos të adresohet më gabimisht? Shumica sot po jetojnë pa e pasur një punë. Kosova është vendi më i varfër në Evropë jo edhe pa fajin e faktorit ndërkombëtar.Pse?

Udhëheqja shtetërore nuk po e pranon së gjendja e përgjithshme është e vështirë. Dhe, as që po pranon dhe nuk e ka ndenjën e përgjegjësisë politike, siq e kan udhëheqjët e vendeve demokratike në botë. Ishim dëshmitar të futjës së vendit për 6 muaj me radhë në krizë politike kur u formua koalicioni i gjerë – VLAN dhe i cili u prishë. Kjo krizë edhe pas disa grevave dhe protestave më shumë opozitare nuk ndal. Së fundi vendi përjetoi në Kuvend, gazë lotësjellës e filikaqa opozitare dhe në anën tjetër shkop policorë. Këto incidente ndodhën paralelisht në Kuvend dhe rrugëve të kryeqytetit. Nga këto protesta nuk munguan as dhuna e dy anshme pushtet -opozitë.

Dihet së përgjegjësinë më të madhe në secilin rast e bartë Pozita si bartëse e pushetit. Këto protesta të opozitës nisen kunder marrveshjës në Bruksel për “Zajednicën’ dhe marrveshjës në Vjenë lidhur me demarkacionin. Kosova sigurisht së nuk mund të jeton në iluzione.Këta njerëz të kësaj kaste politike, nuk kan ide dhe as vizion të nxjerrin vendin nga kriza ku vet e kan pru.Hyrja në BE është e pa mundur më këtë shkallë të lartë të korrupcionit dhe krimit. Kemi vetëm dy zgjedhje – ndryshime pozitive në mbarë sistemin,apo theçafje shtetërore dhe kombëtare…