KOSOVA KISHTE NDËRTUAR DIKASTERET SHTETFORMUESE

0
63

Promovim:

Nën organizimin e Degës së LDK-së në Zvicër, në Zofingen, u bë promovimi i librit “Ministria e mbrojtjes e Republikes së Kosovës 1991 – 1995“, me autor Dr. sc. Nikë Gjeloshi. Duke falënderuar autorin e librit i cili u bë shkas për këtë takim letrar, promovimin e hapi kryetari i Degës së LDK-së z. Shefqet Dibrani, i cili tha se Dega e LDK-së në Zvicër po e përmbyllur aktivitetin e saj me një ngjarje kulturore siç ishte rasti me promovimin e librit ”MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 1991 – 1995“ i Dr. sc. Nikë Gjeloshit, të cilën e cilësoi ndër punimet e rrallë të kësaj natyre, libër ky që është dashur të shkruhet më herët, por siç thotë një urti popullore “më mirë vonë se sa kurrë”.

Në këtë promovim do të flasin Abas Fejzullahi dhe Hamëz Morina, ndërsa nga kryesia e Degës së LDK-së merrnin pjesë, përveç kryetarit Shefqet Dibrani edhe nënkryetari Saim Tahiraj si dhe dr. Shaqir Shala e Qamil Çekaj anëtarë të kryesisë.

Për këtë eveniment kulturor kishin ardhur ushtarakët Islam Sadiki, Bajram Mehmetaj, Fadil Rekaj, Arsim Sadriu etj. si dhe Vjollca dhe Afrim Rizvanolli, Sadri Kastrati, Azem Gashi, Sylë Morina e ndonjë tjetër.

Në vështrimin e tij për këtë libër Abas Fejzullahi theksoi se libri është shkruar me data e dëshmi të kohës kur janë bërë përpjekjet e para për shtetformim në bazë të referendumit për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, bazuar në Deklaraten e Dy Korrorit si dhe në Kushtetuten e 7 shtatorit 1990. Por të gjithë e dimë se ato kohë ishin të rënda e të vështira. Natyrisht kanë qenë edhe disa pengesa ku faktori vendor ka shkaktuar përçarje brenda për brenda vetes, sidomos nga ata që kishin poste dhe pozita me përgjegjësi shtetërore. Si pasojë e karrjerizmit, smirës dhe urrejtjes ndaj njëri tjetrit qe krijuar një huti e cila është reflektuar edhe në luftë, por pasojat po përjetohen edhe sot në paqe.

Lidhur me të gjitha pengesat dhe vështërsit për veprimtari institucionale autori i paraqet me të dhëna konkrete shihet se ka qenë një luftë për pushtet e pozitë pa pasur shtet. Por njerëzit e vullnetit të mirë, profesionist të të gjitha drejtimeve, veçmas ata në Ministrin e Mbrojtjes i kanë shërbyer luftës si dhe të ardhmes së Kosovës ashtu siç duhej. Si përfundim tha Abas Fejzullahi, libri mund të hap rrugë për të gjurmuar të vërtetën, për të zbuluar veprimet dhe krimet e shëmtuara si në faktorin njeri dhe në atë ekonomik e politikë që po reflektohet në ditët e sodit ku Kosova është ngulfatur në një gjendje tragjike në të gjitha drejtimet.

Në diskutimin e tij Hamzë Morina potencoi se ”Libri Ministria e Mbrojtjese së Republikës së Kosovës 1991 – 1995”, nga Dr. sc. Nikë Gjeloshi, i cili në atë kohë ishte Ministër i kësaj Ministrie si dhe Nënkryetar i Qeverisë së Kosovës, ka sjell argumente e dëshmi të asaj kohe. Më pas ai u ndërlidh me sistemin e organizimit në Mbrojtjen Territoriale si dhe mënyrat e atij veprimi gjatë asaj kohe sa ishte ai në Kosovë. Në këtë plan ai përgëzoi autorin për guximin dhe librin, duke apeluar për të shkruar dhe dokumentuar të kaluarën tonë.

Në qasjen e tij, kritiku letrar Shefqet Dibrani, tha se Dr.sc. Nikë Gjeloshi duke qenë njëri nga protagonistët e asaj kohe ka bërë mirë që iu ka rrekur kësaj teme nga prizmi profesional. Librat e kësaj natyre të cilët kohëve të fundit janë publikuar, me gjithë të metat që po i shoqërojnë, qoftë në aspektin teknik dhe qoftë në atë faktik, kanë nisur të zbërthejnë dhe të zbulojnë edhe një anë tjetër të atyre realiteteve të cilat shumë kush nuk i kemi ditur. E kemi të qartë se librat e kësaj natyre ma shumë hapin dilema se sa mbyllin, por mos guximi për të shkruar dhe heshtja do të ishte edhe më fatale për të tashmen dhe të ardhmen e një vendi. Libri i Dr. sc. Nikë Gjeloshit, ”MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 1991 – 1995“, hap një debat të pashmangshëm.

A nuk është ky libër një ftesë për debat publik, ku qartë pohon se Qeveria e Kosovës e në vitet 1990 – 1999, e ka ndërtuar infrastrukturën ligjore dhe shtetërore që i duhen një vendi. Në këtë plan është edhe “Ministria e Mbrojtjes”, dhe si rezultat i kësaj do të ketë pasur edhe struktura dhe formacione të tjera ushtarake të cilët janë formuar në përvijim kohërash, prandaj libri ka hapur debatin, sepse ky libër kategorikisht hedh poshtë insinuatat e atyre që kanë mohuar se nuk ka pasur FARK e forma të tjera të organizimit.

Më pas është zhvilluar një debat i gjithamshëm në të cilin janë inkuadruar edhe Saim Tahiraj, njëri nga bartësit kryesor të organizimeve ushtarake të asaj kohe, si dhe eproret ushtarak Islam Sadiki, Bajram Mehmetaj, Arsim Sadriu etj. Me diskutimet e tyre kontribuan edhe dr. Shaqir Shala, Afrim Rizvanolli, Azem Gashi, Sylë Morina dhe ndonjë tjetër. Ndërsa autori i librit Dr.sc. Nikë Gjeloshi, pasi falënderoi organizatorin, Degën e LDK-së në Zvicër si dhe referuesit për libër, përveç që shpjegoi disa aspekte të atyre zhvillimeve ai u përball me një debat të gjerë i cili plotësoi dhe pasuroi atë pasdite letrare.

Gjat atyre diskutimeve u tha se pavarësisht mendimeve dhe paragjykimeve të mundshme, Dr. sc. Nikë Gjeloshi ka bërë mirë që ka marrë këtë guxim si iniciativë për të shkruar. Sigurisht është i vetëdijshëm se kurrë librat e parë nuk janë ma të mirë a më të përsosurit, sepse pas të parit gjithmonë duhet të vijnë libra të tjerë që i plotësojnë dhe argumentojnë edhe ma mirë, shumë ngjarje dhe shumë bëma të asaj kohe që janë përfolur në këtë libër ose që janë anashkaluar pa u përmendur fare.

Zofingen, 13.12.2015.

Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Zvicër.