Intervistë me poetin dhe humanistin kosovar me banim në Zvicër, Ajet SHALA
Fillimisht u takuam përmes shkrimeve, në rrjetet e ndryshme sociale. Aty lexova me vemendje vargjet poetike që ju i keni bërë me një mjeshtëri të shquar artistike në artin poetik. Më pastaj ju kërkova tre vëllimet tuaja poetike, të botuara vitin e kaluar: “Në krahët e mjellmës”, “Atdheu brenda vetes”, dhe “Plisi i dheut dardan”. Pasi lexova me shumë vemendje librat tuaja ku rrezatohej një emocion dhe një dashuri e thellë ndaj atdheut U ndiva i detyruar që të ju intërvistoi.
Zoti Ajet, së pari na thuani diçka për lexuesit Si erdhët në Zvicërr dhe cialt janë konkaktet që keni me këtë vend?
Duke kaluar një periudhë të vështirë kohore, nga ngjarje prej më të ndryshmëve, që rëndonin mbi popullin tim në Kosovë, e kuptohet, edhe mbi supet e mia, mbi ndjenjat dhe shpirtin tim. Unë, si jurist i diplomuar, isha pa të aerdhme në Kosovën e okupuar nga makineria vrastare serbe. U morën kompetencat e Kosovës nga ana e regjimit barbaro serb. Dhe u suprimiuan organet vendore të asaj autonomie të brishtë që ishte në atë kohë. U detyrova ta marr rrugën për mërgim, pikërisht në Zvicër ku edhe sot jetoi që nga 1989.
Na thuaj si është të merrësh me poezinë ?
Ka disa ditë në jetën e një njeriu që bëhet me krahë të vërtetë që dëshiron ta dërgojë të të tjerët gëzimin dhe emocionin që ka brenda vetes. Jeton një lumturi që edhe fjala më e mençur nuk mund ta shprehë dot kaq saktë. Ka disa ditë kur ai është mes gjerdanit të urimeve dhe të një obligimi për të ndërtuar një të nesërme ndryshe shumë të ndritshme shumë më të bukur, shumë të mençur. Është një ënderr, emocion i madh kjo ditë kur po me jepet rasti përmes jush i nderuar z. Gjini që të shpalos kujtime dhe emocione nga tre libra të mi poetikë të shkruar në një hark kohor pak a shumë të shkurtër. Shumë gjëra njeriut në jetë i bën nga rrethana edhe të detyruara, nga nevoja të ngutshme. Poezia nuk është obligim i detyruar, po vjen një ditë që ajo të bëhet si buka që ha, si rruga që prek, si stacionet e panumërt, si doganat ku kalon me një pasaportë në duar, si avionë që të mbajnë në krahët e tyre të çeliktë.brenda rrugëtimit njerëzor të Kosovës e ndjeva se duhet të shtoja një kontribut modest në lëmin e letrave shqipe. E pra kështu ishte dhe për mua kjo rrugë . E bukur dhe e vështirë. E ngrohtë dhe e mirëpritur. E ndjej se Kosova ka nevojë edhe për fjalën e bukur të poetit, për tingullin e lahutës, edhe për fjalën shqipe që asnjëherë nuk duhet t’i mungojë vatrave shqiptare kudo ku janë në Kosovë e në botë. Të merresh me poezine është e lehtë, por ta bësh mirsëë poezinë është bukur e vështirë. Nuk mjafton vetëm dëshira për t’u bërë poet. Janë disa kritere që poeti duhet t’i ketë në brendinë e tij. Veç dëshirës apo pasionit, poeti përmes vargut të vet duhet të hyjë në brendinë e shpirtit tek lexuesit, ta ketë brenda vetes një shkallë filozofie që ta percjell mesazhin. të lexojë pa rreshtur autorë të ndryshem qoftë vendorë qoftë të huaj. Poezia është art, pasion ku përmes vargut, poeti nxjerr brendin e vet para lexuesve, Në të s’ka e s’duet të ketë fshehtësi.
Ju brenda një viti dolët me tre vëllime poetike. Na thuaj diçka për motivimin që i keni bërë lexuesve?
Në vitin që lamë dola me tre vëllime poetike, “NE KRAHËT E MJELLMËS”, “ATDHEU BRENDA VETES”, DHE “PLISI I DHEUT DARDAN”. Ndoshta kjo dikujt mund t’i duket si shumë, por këtë e bëri energjia e akumuluar tek unë në vite, qysh nga periudha studentore, kur kisha mbi tre libra të shkruar me poezi, kryesisht në fletore. Atëherë s’kishim si sot në botën moderne kompjuter për të shkruar. Në Zvicer jetoj që 25 vite. Punoja dhe mendoja si diçka kalimtare, dhe që së shpejti do kthehesha në atdhe, por ja që s’doli ashtu. Ëndrra ime siç nuk i doli asnjë mërgimtari. Vazhdova me punë të ndryshme këtu dhe deri vonë as këtu s’kisha kompjutër për të bërë shkrime. I tërë orientimi im ishte për ta ndihmuar familjen dhe Atdheun. Pastaj na u imponua lufta nga barbari serb dhe u dogj e gjithë ajo që kishim edhe libraria dhe shkrimet e mia. Kështu që poezia për mua është një parajsë, është kopësht i shpirtit tim, Gjithë atë që ndiej ia dhuroj lexuesit tim. Në librat e mi ka poezi epike dhe lirike. Në tre vellimet e mia kam poezi kushtuar Atdheut, çlirimtarëve, dhe eksodit nga makinëria barbare serbe. Ju kam shkruar jetimëve nga lufta, invalidëve nënave dhe motrave shqiptare që dhanë aq shumë kontribut në luftë. Dhanë bijtë dhe bijat, gjakun e tyre. Dhanë bukën, bënë luftën me armikun dhe lindën bij e bija trimëresha në llogore lufte dhe kampe refugjatësh. Ne jemi komb i veçantë, Kemi heroina burrnesha që përkrah burrave luftuan dhe ranë për atdhe. si Shotë Galica përkrah Azemit. si Xheva Krasniqi Lladrovci, për krah Fehmiut.Si sokolesha e Gradicës Antigona Fazliu që la librat dhe rroku automatikun dhe në moshën 19- vjeçare ra në altarin e lirisë. Bëra poezi edhe për Noren e Kelmendit, edhe për Tringën e Smajles, edhe për humanisten Nënë Tereza. Kështu që në këto tre vellime janë përjetimet e mia ndjeshmëria ime për tërë këtë periudhë. Ktheva në varg kujtimi të mirë për gjthë atë që e ndjeva. Si karakteristikë e poezive të mia kryesisht janë shumë rrokshe dhe kanë edhe rimë brënda vetës. Janë poezi gjithë përfshirëse dhe jo vetëm për vete apo lokaliste. Janë të bëra me mall dhe nostalgji ndaj atdheut. Pasi për të ditur se si duhet dashur atdheu duhet të jesh me mallin e tij të jetosh jashtë.
Me dritë shpirti më vjen kohë e fëmijërisë
Aty ku nëna ime me mësoi shkronjën e parë
Atë gjuhë të bukur, më të parën e njerëzisë
Më të ëmblën gjuhë që flasin trojet tanë.Aty në Kopiliq nisa lojën e hodha hapin e parë
Aty m`u rrit shtati e në oda u bëra burrë
Mësova abetaren e dashurisë për atdheun e lashtë
Që kur heiroglifet shkruheshin në lëkurë.
Titujt e librave, i shoh si të veçantë. A kanë lidhje me vargun?
Po pikërisht për të bërë një shkrim më vlerë dhe real për atdheun. poeti duhet që atdheun ta ketë brenda vetes. Ta ndjejë dhe prekë me emocion çdo pëllëmbë toke të nënës Shqipëri. Shumë nga vargjet i bëra me lot, duke shkruar për tmerrin, dhe barbarinë vrastare nga hijenat sllavokarpate. Në motivin e poezisë me temën e shqiptarisë, për të cilën unë thur të gjithë llojet e strofave, është e dukshme. Edhe tani shumë vite më vonë pas atyre viteve të lavdishme të luftës për lirinë e Kosovës unë jam ende një kronikan artistik i kësaj lufte. Në këtë libër janë shumë shokë të mi madje ashtu si nuk ndodh edhe në libra të tjerë poetikë të kolegëve të tjerë . Unë këndoj edhe për “ Ademët“ vajza e gra të Kosovës që luftuan përkrah vëllezërve të tyre për lirinë e Kosovës e në këtë pikë libri merr një vlerë meritore. E gjen këtë të portreti i Antigona Fasliut që është një nga dëshmoret e lirisë së Kosovës. E gjen një motiv të veçantë të poezisë edhe tek poezitë që i kushtohen atyre që ishin pak a shumë në prapavijë të kësaj lufte. Kjo ndodh sidomos me Dr. Lec Gradica që ishte shumë human, po edhe një luftëtar i lirisë së Kosovës. Me titullin e asaj poezie i dha edhe titullin librit të tretë. “Plisi i dheut dardan”:
“Në gurin e kufirit shqiptar”
E gëzimi më mbushte sofrat e shumta të jetës
E s’doja që të më mbetej në fyt mallkimi
Kërkoja në atë gur nga bota e nga ju, o njerëz
Të vinte në trojet e mia të lashta BASHKIMI.
Cilët nga autorët tanë ju pëlqejnë më shumë dhe cilin nga librat apo poezitë e tua i veçon, apo don më shumë?
Autor ka shumë, por po filloj me ata që jam i ndikuar nga Rilindasit I kam në palcë, kurse nga poetët modernë veçoi të madhin Dritero Agolli, Ismail Kadare, Bardhyl Londo, Ali Podrimja, Agim Vinca, Azem Shkreli, Namik Selmani etj. Kurse sa i përket veçantisë tek librat apo, poezia, e kam të vështirë ta gjej, por po ju them një krahasim Librat i dua si fëmijët e mi. E dua secilin, kurse poezitë si gishtat e gjymtyrëve të gjithë të duhen, sejcili luan rolin e vet dhe po i lëndove dhimbjen e transmetojnë tek organizmi.
Ju veç vargjeve epike keni shkruar bukur shumë edhe qindra vargje lirike të pastra dhe të drejtpërdrejt në të shprehur,. Ju ilustroni dashurinë njerëzore. Ç`është dashuria për ju?
Më pëlqen më shumë lirika, nga ana teknike, se si merret brumëzimi i ndjenjës dhe mendimit njëkohësisht. Këtu e sheh se nga rrjedh vargu, nga ndjenja apo nga të menduarit. E tek unë kryesisht të gjitha vargjet qoftë lirike apo epike, si bazë apo brumë kanë ndjenjën, brendinë time shpirtërore. Kanë lirikën e dashurisë, të jetës dhe vazhdimësisë njerëzore për të gjitha moshat. Dashuria nuk njeh moshë, dashuria më drithëron gjer në palcë. Ja shembulli i një lirike;
“Okarinë e artë”.
Mes lotëve të mi që janë aq kristalorë
Më vijnë sa e sa tinguj me dhimbje shpirti
Je notë e shkruar në pentagram hyjnorë
O Hënë e artë, që më ndrin në vite mërgimi
Kam vendlindjen që më dha hapat e gëzuar
Po Hënën s’e kam në shtigjet e udhëve të mia
Më mungon, më mungon si një busullë e pagabuar
E më lë një gur të rëndë në zemrën me shkëndija.
Të lutem, të lutem, më zgjo nga kjo ëndërr gjumi
Dil nga retë si zog e bëhu hënë e gëzuar
Që të më lidhësh me kordele lumi
Që të më shërosh këtë zemër të trazuar.
Tani dolët me vëllimin e katërt poetik në italisht. Çka ju shtyri dhe a jeni i kënaqur?
Para pak kohe dola me vëllimin poetik “Lirikë bjeshkësh”- “Liriche Dei Monti” Është një përmbledhje poezishë lirike nga të gjitha vëllimet e mia poetike. të përkthyera nga e madhja, Dr. Prof. Klara Kodra. Ka dalë një libër i nivelit të mirë dhe i përkthyer shum ë mirë në nivel, për çka i jam mirënjohës të nderuarës prof, Klara kodra dhe i falem për punën me mjaft korrektësi.
Unë ktu jetoj që 25 vite, dhe kantoni ku unë jam Ticino, flet gjuhen italiane. Kështu që është një lidhshmeri ndjenjash, emocioniesh dhe përjetimesh për gjithë këtë periudhë kohore që është sa gjysma e jetës sime. Kam pasë dëshirë që nga vargu im këtu lexuesit të kuptojnë për sfidat e jetës e, në veçanti, të neve shqiptarëve, që vazhdojmë mjerisht të harxhojmë potencialin tonë energjik jashtë trojeve të tokave tona arbërore.
Z. Ajet ju bëtë promovimin e katër vëllimeve poetike në Tiranë, çfarë na thoni për lexuesit e gazetës, Cili ishte suksesi juaj?
Ishte një eveniment i veçantë, dhe kenaqësi për mua, për atë se si përjetuam emocionet e suksesit në Muzeun Historik Kombëtar.në përurimin e 4 vëllimeve me poezi. Në çdo varg, në çdo poezi, u derdh dashuri për njeriun, për atdheun, për kombin! Me deklamimet e vargjeve nga artistë të merituar të estradës, Xhelal Luca dhe Merita Dabulla. U jam mirënjohes dhe ju falem. Ishte një organizim i shkëlqyer nga zonja Fatime Kulli shkrimtare, që e shfrytëzoj rastin ta falendëroj edhe një herë. Mbetëm të kënaqur të gjithë pjesëmarrësit nga mbarë trojet etnike. I dua dhe i falenderoj. Falenderoj redaktorin Z. Namik Selmani, recenzentët Z. Agim Desku, dhe Z. Hyqmet Hasko, dhe të madhen aktiviste të çështjes kombëtare zonjën Mevlyde Mezini Saraçi poete.
Cilat jan planët tuaja për të ardhmen?
Jam duke punuar në bashkëpunim me Dr. prof, Begzad Baliun, për një punim shumë të rëndësishëm, “Kreshniket dhe Eposi”.që do jetë një lloj enciklopedie shqiptare mbi eposin, ku do ketë mbi 4000 faqe. I jam mirënjohes të nderuarit profesor për besimin në dhënen e një pjesë të kontributit në atë punim shkencor. Kam punuar disa dokumentarë inçizime me të mbi jetuarit e Masakrës se Tivarit, dhe jam në vazhdim të punës. Kuptohet vazhdoj të merrem me artin poeti. Kësaj vere pres të dal me librin e radhës.
Cili është mendimi për letërsinë që bëhet në Diasporë?
Tashmë dihet se emigracioni ekonomik i shqiptarëve, krahas atij polik nga represioni serb është shumë i pranishëm në Evropë dhe në SHBA. Mes këtij emgracioni ka edhe një grup krijuesësh cilësorë që përpiqen të bëjnë një letërsi që ka tiparet e veta kombëtare. Ministria e Kulturës dhe Sporteve në Kosovë përvit organizon edhe Ditët e Diasporës me përfaqësues të këtyre krijuesve që me veprat që krijojnë janë “ ambasadorët” e kulturës në Evropë e në Botë.
Botohen vepra kryesisht poezi, tregime romane, vepra historike etj
Do ishte mirë që këto vepra të njihen më mirë nga lexuesi në Kosovë dhe në Shqipëri.
Edhe unë duke i takuar kësaj shtrese krijuesësh jam munduar që të mbaj lidhje të forta me këtë komunitet krijuesësh që vjen në rritje.
A ka risi në letërsinë që bëhet në Kosovë pas lufte?
PO, shumë. Një drejtimin patriotik në poezitë, po ka dhe një frymë të re lirike . Ka një numër shumë të madh botimesh që përhere shtohen. Ka shumë monografi për dëshmorët e lirisë në Kosovë. Vepra për historikun e shkollave, pak drama. Gjithsesi nuk mun të themi se cilësia është në masën e duhur. Janë disa Orë letrare që bëhen në disa qytete si në Gjilan, Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë etj . Mendoj se kjo traditë duhet të pasurohet më tej
Z. Ajet ju jeni edhe një humanist i shçuar, dhe aKtivist i devotshëm i Levizjës mbarë kombëtare “UNIKOMB”-Cili është contributi juaj?
UNIKOMB-i është një lëvizje mbarëkombëtare apolitike që ka për synim ribashkimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm më të vetmin emër Shqipëri. Vepron si në mbarë trojet etnike, ashtu edhe në shumë shtete e kontinente të ndrashme. Kjo lëvizje veprimtarinë e vet kombëtare e ushtron që nga vitit 2011. Unë si aktivist, kam bërë të gjitha simbolet e kesaj lëvizje, siç janë emblema, vula, flamuri, postera të ndryshëm, projekt rregulloren e punës për anëtarësinë. Kam ndarë qindra Mirënjohje për familjet e heronjve dhe martirëve të kombit, brenda 100 vitësh, me rastin e 100 vjetorit të shpalljës së pavarësisë së Shqipërisë. Ajo që do e veçoj është Projekti për Bunarin e Milosh Kopiliqit. Veç inaugurimit. në Skënderaj u organizua edhe tryezë shkencore, për historikun e ketij fisniku të Drenicës, që e sfidoi historinë. Ky projekt kushtoi rreth 7000 €. e u realizua me kontributin tim kryesisht dhe u ndihmua nga anëtar të këshillit, dhe donatorë të tjerë.
Ju uroj suksese dhe shpresoj të bashkëbisedojmë edhe në intervista të tjera.
Ju falem nderit për intervistën. Ishte kënaqësi, u jam mirënjohes, dhe përshendes gjithë lexuesit tuaj.
Intervistoi: Gjin MUSA